Nga një operacion policor i shtrirë në Itali dhe Shqipëri janë arrestuar 14 persona. Operacioni i koduar “BALCANIA” ka nisur sot rreth orës 05:30, i shtrirë në qytetet italiane Rimini, Foggia, Ravenna dhe Piacenza dhe në Shqipëri në qytetet Tiranë dhe Durrës, ku u ekzekutuan 14 urdhër arreste, nga të cilët dy ndërkombëtar.
Të gjithë personat e arrestuar dyshohen se janë pjesë e një grupi kriminal të organizuar i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimin e prostitucionit në zonën e Riminit.
Në pranga kanë rënë tetë shtetas shqiptarë me inicialet E.C, A.H, E.C, K.J, A.D, E.SH, E.V dhe G.D., pesë shtetas rumunë dhe një italian.
Nga policia shqiptare janë vënë në pranga Ergyst Çeka, 26 vjeç, banues në Tiranë dhe Kujtim Jangozi, 40 vjeç, banues në Krujë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
/Shekulli