"Back for a Better Future"

Erind

Forumium maestatis
Re: "Back for a Better Future"

Praktike tek Instituti Studimeve te Opinionit Publik per studime me karakter social dhe shendetesor


Emri i institucionit/firmës:
Instituti i Studimeve te Opinionit Publik ISOP

Përshkrimi i institucionit/firmës:
Instituti Shqiptar i Studimeve të Opinionit Publik është një organizatë kombëtare jofitimprurese që punon në fushën e studimeve të problemeve sociale, trainimeve dhe shërbimeve sociale. Kjo organizatë është e pavarur nga shteti dhe partitë politike. Është OJF. Është themeluar në 27 Nëntor 1998 me vendim të Gjykatës Shqiptare Nr. 4138. Qëllimi i Institutit është të njohë dhe te bëjë prezent opinionet e publikut dhe qëndrimet rreth problemeve sociale të shoqërisë shqiptare, të studiojë dhe të ofrojë politika sociale dhe të ndërgjegjësojë institucionet e interesuara në këtë fushë. Stafi i Institutit konsiston në 4 specialistë të përhershëm në fusha të ndryshme si: psikologji dhe sociologji, statistikë, ekonomist dhe analistë të politikave sociale. Donatorët, përfituesit dhe bashkëpunëtorët e ISOP janë UNICEF, UNFPA, WHO, UNDP, USAID, Banka Botërore, Komuniteti Europian dhe OJF të tjera, grupe te marginalizuara, të rinjtë, gratë, institucionet qeverisëse, dhe kompanitë private. Instituti Shqiptar i Studimeve të Opinionit Publik ka një përvoje të mirë në studime, publikime dhe pjesëmarrje në shumë projekte ndërkombëtare.


Lloji i praktikës (full time/part time):
Koha mund te jete full time ose part time


Vendi ku zhvillohet praktika:
Prane zyrave te ISOP-it


Përshkrimi i punës së praktikantit:
Do te angazhohet ne studimet qe kryen ISOP duke marre pjese gjate punes ne terren, ne mbledhjen e te dhenave, si dhe komjuterizimin e tyre per efekt studimi.

Periudha e praktikës:
gusht - gusht (mund te bihet dakort per nje periudhe tjeter)

Pagesa:
100 Euro

Afati i fundit i aplikimit:
30/07


Kushtet e nevojshme që duhet të përmbushin aplikantët


Dega e studimit:
Studime me karakter social dhe shendetesor


Përvoja e mëparshme në këtë fushë:
Pervoja ne kete fushe ose fusha te ngjashme shihet me perparesi megjithate nuk eshte e domosdoshme.


Gjuhët e huaja:
Anglisht, Italisht


Gjinia (f/m):
m/f


Të tjera:
I perkushtuar ne pune, flexibel, me iniciative.
 

pippo

Primus registratum
Re: "Back for a Better Future"

Pse pranon vetem file word ...!!!!! Nuk Kuptoj ....... .pdf pse jo ????? Jo per gje po ume nuk shprehem me fjale ....... /pf/images/graemlins/smile.gif
Kush kthehet per mendimin tim i ben mire vendit e i ben keq vetes...... eshte si puna e atij qe kthehet ne fshat .... po jeta eshte jete e ka shume te papritura .......
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "Back for a Better Future"

eshte thjesht ceshtje mundesish qe te ofrohen


Si cdo tregtar i rendomte ti do te shesesh mallin tend aty ku pagesa te kenaq me teper.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "Back for a Better Future"

edhe une te njejten gje dua te bej.

per disa nga ne pagesa ne shqiperi eshte me e kenaqashme se ajo jashte.
 

pippo

Primus registratum
Re: "Back for a Better Future"

Nqs ti e shtron diskutimin per pune pagese ( aspekt i rendomt e i punes) gabohesh....
Une se kam problem as kthimin e as burokrazine se bota eshte e vogel e kush eshte i zoti çan, problem eshte injoranza e mentaliteti mesjetar_ se njeriu jeton ne mes te nje shoqerie nuk duhet te izolohet _ mos shif ato pak ndryshime ne Tirane se nuk eshte vetem Tirana. Per te folur me qarte ne Shqiperi per mendimin tim kthehet kush ka mentalitet mafiosi_ qe ne jete ka pak ideale e eshte me se i korruptushem, mjafton te shikosh studentet si e shtrojne muhabetin _ vetem anen ekonomike diskutojne _ jane mese te korruptushem_ jepu nje karamele e kenaqen nuk e kane kuptuar akoma forzen qe kane brenda ........
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "Back for a Better Future"

kisha shkruar dicka te gjate po humbi ne postim dhe nuk kam nerva ta perseris.

te them vetem dicka Nese shqiperia do kishte arritur ato ndryshime qe ti kerkon askush nuk do te ti hidh qyrret dhe askush nuk do te merrej me stazhe per studentet jashte.

Pikerisht fakti qe shqiperia esthe ne evolucion dhe fakti qe ti praktikisht vjen "nga e ardhmja" qe e ke pare e sy e prekur me dore eshte avantazhi yt konkurues.

Te njejtat libra studion ne itali dhe ne shqiperi ne universitet.

Kur te permenda pagesen e kenaqshme nuk e kisha fjalen vetem tek ana ekonomike dhe me dukej aq banale sa mendova qe nuk kishte nevoje per sqarime.
 

pippo

Primus registratum
Re: "Back for a Better Future"

Te rinjte jane e ardhmja dhe nuk ka te beje me " hedhje qurresh " se ne çdo vend te botes dhe ne çdo lloj kompanie qe pretendon te kete te ardhme investon mbi te rinjte sepse jane te rinjte qe sjelli krijmtari e zhvillim e forze e ide te reja nuk kuptoj pse ne Shqiperi duhet ta shof si nje mrekulli nga qielli..... Pse qeveria italiane lejon studimin e shqipetarve ne Itali per bamiresi .... ???!!!!!!
Nuk eshte faji im qe njerzit aty vazhdojne e do te vazhdojne te rine kafeneve mund te keshe edhe librat me te perparuar e me cilesor po po te jesh qorre ahhaaa....
Avatazhet krijohen e nuk eshte se ti fal njeri, ne se une jam ne avantazh ne raport me nje student tjeter eshte thjesht per merite sepse me eshte hap [ndaluar] per te studjuar e jo tu ndejt kafenerave ......... jo per gje po shqipot ndrydhin buzet kur u perplas te verteten ne fytyre...
Per ty kthyer temes nje krahasim i vogel_ Nje student i pergatitur ( se dhe ketu duhet pare sa te pergatitur jane )po te kthehet ne Shqiperi per mendimin tim eshte si ai qe ka Ferrari po vetem se ka perpara nja 20 km traffik e vuan ...... Pra per mendimin tim kthimi nuk ja vlen per vet faktin qe dekompozohesh nga ana emocionale e psiqike ......
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "Back for a Better Future"

mendimi yt eshte kerejtesisht absurd persa i perket studenteve ne shqiperi.

Kush te tha ty qe te gjithe e kalojne kohen ne kafene?!

Kush te tha ty qe ata nuk kalojne ne kafene kohen qe ti (dhe une) shkon te punosh per te paguar qerane (ata jetojne me shume me pak)?!

mos mendo aspak se niveli i yt i te studiuarit eshte me i larte se i nje studenti qe ne universitetin e tiranes ka shkuar per te studiuar dhe jo per te kaluar kohen (ashtu si disa shkojne ne itali si student per dokumentat).

I vetmi avatazh qe te mbetet ty ne rraport me studentet ne shqiperi eshte fakti qe ke jetuar ca kohe jashte dhe di cfare drejtimi do te marrin gjerat dhe di cfare te pretendosh. Kur edhe ata ne shqiperi ti kene mesuar (kur rruget te jene rregulluar dhe ekonomia te jete zhvilluar) ti dhe une nuk i duhemi as dreqit ne shqiperi (do te kemi disavatazh ne ato momente sepse kemi humbur disi kontaktet me realitetin e vendit).

Persa i perket dekompozimit emocional e psikologjik kam pershtypjen se gabohesh. Jeta ne mergim, sidomos kur te konsiderojne "albanese di merda" (pavaresisht se mund te jesh shume shume me i kulturuar dhe inteligjent se ata idiote) eshte dekompozim.

Nuk egziston nje formule apo nje arsyetim qe vlen per te gjithe. Stazhi esthe nje nga mundesite qe te jepen per te vendosur.
 

pippo

Primus registratum
Re: "Back for a Better Future"

Arsyetimi im vjen nga qe kam studjuar nje vite e ca ne Tirane duke filluar qe nga historite e provimit te hyrjes ne fakultet ( se pak nga pak e nxoren te gjithe koken), nga mungesa e informazionit etj etj me thuaj ti sa mund te punosh kur nuk ka drita ??!!!???? biles ishte ai ambient qe me shty te largohesh se po te isha sa do pak hipokrit e fodull do isha akoma aty ..... pastaj flasim ne pergjithesi jo per raste individuale ... se e perseris kush eshte i zoti i ben vend vetes ....
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "Back for a Better Future"

Konkursi eshte nje absurditet, univerisitetet duhet te jene me numer te hapur (perjashto mjekesine).

Gjithsesi ne shqiperi ka shume shume persona qe jane me te afte se ata qe sot studiojne jashte dhe nuk ka asgje per tu habitur ne kete.
 

pippo

Primus registratum
Re: "Back for a Better Future"

Ajo puna e lirise eshte pak si me spec ne qofte se studentet jane te zgjuar e kuptojne ne se jo me keq per ta une nuk do te hyja kurre ne nje universitet me numer te hapur, e leme ideologjine blla blla blla .... te flas vetem per cilesi ????????? eshte si puna e qepes ne se ti nga nje dite ne diten tjeter hedh ne treg 100 ton qepe i bie vlera komplet jo per gje po rregullat i vendos tregu jo universiteti, keshtu qe shkolla e larte per te gjithe eshte si puna e komunizmit thjesht nje enderr e bukur, nese studentet kete nuk e kan kuptuar do e ndjene karroten ndoshta mbas disa vitesh (sidomos personat e kualifikuar me te vertet) ........ studjon kush ka tru e deshire te tjeret o burra rruajts kurvash e shites droge.....
Ata njerzit e "pergatitur" e kane lene Shqiperine ne vendet e fundit, te pergaitur ne se ???_ kur deri ne vitet '90 studimet ishin te devijuara e po behen gati 20 vjet qe jemi ne vend numero (perjashtuar kurvat e drogen)fenomene maramendese qe as ketu ne forum nuk trajton njeri_ u lodha thjesht jemi popull me mentalitet komplet mafios_ Une per mafioset nuk punoj........
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "Back for a Better Future"

TI mendon keshtu.

Qe te te pergjigjem duhet te sulmoj ato qe i shoh si bindje tek ty apo edhe si vendime tashme te marra dhe nuk kam asnje interes te bej kete.
Shpresoj ta kesh menduar mire, shpresoj te kesh bere nje stazh ne shqiperi perpara vendimit perfundimtar!
 

Erind

Forumium maestatis
Re: "Back for a Better Future"

Praktika per Mjekesi tek Qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza"


Qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza" kërkon në kuadër të projektit "Praktika 2006" praktikante te cilet studiojne në një universitet të huaj në degën e Mjekesise. Keto praktika jane me numer te hapur per gjate gjithe kohes gusht, shtator dhe tetor.


Emri i institucionit/firmës:
Qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza"

Përshkrimi i institucionit/firmës:
Qendra Spitalore Kryesore ne Shqiperi.


Lloji i praktikës (full time/part time):
Me kohe te plote (40 ore/jave)


Vendi ku zhvillohet praktika:
Tirane


Përshkrimi i punës së praktikantit:
Praktikantet do te ndjekin nga afer zhvillimin e punes neper pavione.

Periudha e praktikës:
Praktikat mund te kryhen gjate kohes gusht, shtator dhe tetor.


Afati i fundit i aplikimit:
Do te pranohen te gjitha aplikimet pergjate kohes gusht, shtator dhe tetor



Kushtet e nevojshme që duhet të përmbushin aplikantët


Dega e studimit:
Mjekesi

Përvoja e mëparshme në këtë fushë:
Te kete mbaruar vitin e trete te studimeve Universitare per Mjekesi

Gjuhët e huaja:
Njohuria e gjuheve te huaja shihet me perparesi.


Gjinia (f/m):
m/f


Të tjera:
I përkushtuar në punë.
 

Erind

Forumium maestatis
Re: "Back for a Better Future"

2 Praktika tek Gjykata Kushtetuese per Juridik


Emri i institucionit/firmës:
Gjykata Kushtetuese

Përshkrimi i institucionit/firmës:
Institucioni qe garanton zbatimin korrekt te normatives kushtetuese


Lloji i praktikës (full time/part time):
Me kohe te plote (40 ore/jave)


Vendi ku zhvillohet praktika:
Tirane


Përshkrimi i punës së praktikantit:
Institucioni qe garanton zbatimin korrekt te normatives kushtetuese

Periudha e praktikës:
shtator - shtator

Pagesa:
100 Euro

Afati i fundit i aplikimit:
28/08


Kushtet e nevojshme që duhet të përmbushin aplikantët


Dega e studimit:
Juridik

Përvoja e mëparshme në këtë fushë:
Pervoja ne kete fushe ose fusha te ngjashme shihet me perparesi megjithate nuk eshte e domosdoshme.

Gjuhët e huaja:
Preferohen, Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht dhe Italisht

Gjinia (f/m):
m/f

Të tjera:
I perkushtuar ne pune, flexibel, me iniciative.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "Back for a Better Future"

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Praktika per Mjekesi tek Qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza"


... Keto praktika jane me numer te hapur per gjate gjithe kohes gusht, shtator dhe tetor

...
Praktikantet do te ndjekin nga afer zhvillimin e punes neper pavione.
...Afati i fundit i aplikimit:
Do te pranohen te gjitha aplikimet pergjate kohes gusht, shtator dhe tetor



Kushtet e nevojshme që duhet të përmbushin aplikantët


Dega e studimit:
Mjekesi

Përvoja e mëparshme në këtë fushë:
Te kete mbaruar vitin e trete te studimeve Universitare per Mjekesi

Gjuhët e huaja:
Njohuria e gjuheve te huaja shihet me perparesi.




[/ QUOTE ]


Aman pak seriozitet ju lutem /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif
 

Erind

Forumium maestatis
Re: "Back for a Better Future"

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Praktika per Mjekesi tek Qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza"


... Keto praktika jane me numer te hapur per gjate gjithe kohes gusht, shtator dhe tetor

...
Praktikantet do te ndjekin nga afer zhvillimin e punes neper pavione.
...Afati i fundit i aplikimit:
Do te pranohen te gjitha aplikimet pergjate kohes gusht, shtator dhe tetor



Kushtet e nevojshme që duhet të përmbushin aplikantët


Dega e studimit:
Mjekesi

Përvoja e mëparshme në këtë fushë:
Te kete mbaruar vitin e trete te studimeve Universitare per Mjekesi

Gjuhët e huaja:
Njohuria e gjuheve te huaja shihet me perparesi.




[/ QUOTE ]


Aman pak seriozitet ju lutem /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif

[/ QUOTE ]

nuk e mora vesh ku qendron mungesa seriozitetit?!
 

mozaiku

Primus registratum
Re: "Back for a Better Future"

Me falni, kur u dergohet nje e-mail organizuesve te praktikes on-line, sa kohe u duhet te te kthejne pergjigje? 1 vit?!
 

Erind

Forumium maestatis
Re: "Back for a Better Future"

Mozaik, ju eshte kthyer pergjigje te gjitheve atyre qe kane shkruar. Me jep te dhenat e emailit qe ke nisur dhe un verifikoj nese ka ardhur dhe nese i eshte pergjigjur!

ps. ki parasysh, se disa here, filtri i postes e-mailet tona mund ti kaloj si anti spam (bulk)!
 

Erind

Forumium maestatis
Re: "Back for a Better Future"

Albstudent Workshop, 28-30 gusht, Chateau Linza, Tirane

Aktualisht mbi 25000 studente shqiptare ndjekin studimet ne Europe e Amerike. Duke qene bartes te nje know-how bashkekohor e te nje menyre globale te menduari, keta studente konsiderohen me te drejte si nje nder faktoret me shpresedhenes per gjallerimin dhe shnderrimin e ekonomise
shqiptare ne nje ekonomi te qendrueshme e te afte per konkurence globale. Gjithashtu vlerat perendimore e europiane qe keta studente pervetesojne gjate viteve te studimit do te perbenin nje baze me se te shendoshe per
zhvillimin institucional si dhe integrimin e Shqiperise ne strukturat europiane e perendimore. Sidoqofte, mungesa e strukturave dhe e politikave konsekuente per nxitjen e kthimit te tyre si dhe mungesa kontakteve te qendrueshme me firma e institucione shteterore bejne qe vetem rreth
28% e tyre te deshirojne te kthehen ne Shqiperi per te punuar qofte edhe per pak vite pas diplomimit te tyre.

Ne kete sfond, pas realizimit te suksesshem te projekteve "Praktika 2005", „Praktika 2006“ dhe Workshopit „Kthim ne Shqiperi nje sfide per te
gjithe ata qe studiojne jashte“ , Albstudent organizon ne te njejten vazhde, mbeshtetur nga Ambasada Gjermane ne kuader te Paktit te Stabilitetit, workshopin 3 ditor me titull "Mundesite e punesimit dhe karrieres ne Shqiperi" nga 28-30 gusht ne ambientet e “Chateau Linza” ne Tirane.
Ky workshop do te mbledhe se bashku e do te sherbeje si pike takimi midis studenteve shqiptare ne universitetet e huaja e perfaqesuesve te shoqatave studentore me perfaqesues te institucioneve shteterore e firmave
private per te diskutuar strategjite per nje koordinim e bashkepunim me te qendrueshem mes tyre. Ky projekt do te luaje gjithashtu rolin e nje platforme per studentet shqiptare jashte per tu njohur nga vete firmat
apo institucionet me problemet e avantazhet qe ekzistojne aktualisht ne tregun e punes ne Shqiperi. Gjate zhvillimit te workshopit do te kete mundesi qe perveç te ftuarve nga firmat e institucionet shteterore disa nga studentet pjesemarres te pergatisin e prezantojne tema te
ndryshme.

Workshopi do te zhvillohet ne kompleksin hotelor "Chateau Linza" ne Tirane nga 28-30 gusht duke perfshire akomodimin gjate ketyre diteve. Aplikimi per pjesemarrjen ne kete projekt duhet te kryhet online ne adresen http://workshop.albstudent.net nen rubriken apliko tani. Te gjitha informacionet rreth ketij projekti si mundesia e aplikimit online, organizatoret, mbeshtetesit etj, ju mund t'i gjeni ne kete faqe interneti. Kjo faqe do te pasurohet vazhdimisht ne javet e ardhshme me informacione aktuale mbi workshopin.

Stafi i projektit
 
Top