Bace: Akademikët shqiptarë duhet të reagojnë ashpër ndaj enciklopedisë

Bace: Akademikët shqiptarë duhet të reagojnë ashpër ndaj enciklopedisë

apollon-bace.jpg
Publikimi i enciklopedisë më të fundit në Maqedoni ka ngjallur debate të ashpra si në fqinjin tonë lindor ashtu dhe në Shqipëri. Etiketimi i shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni si njerëz të ardhur nga mali, është cilësuar si një projekt anti-shqiptar si nga akademikët ashtu dhe publiku i gjerë. Botimi i financuar nga qeveria maqedonase nga akademiku Apollon Bace shihet si një lojë politike e Shkupit zyrtar që i hidhet masës për konsum për të tërhequr vëmendjen nga problemet e shumta dhe të mëdha me të cilat përballet shteti pa identitet i Maqedonisë.
Është i vetmi shtet që sdi kush është emri i saj, ska një flamur dhe ka shumë probleme të cilat po e pengojnë të integrohet në strukturat euroatlantike.
Për Bacen shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm shtetformues në Maqedoninë fqinje dhe në një kohë që pritet intergrimi i shteteve ballkanike në Europë duhet të jemi të kujdesshëm për të gjetur pikat që na bashkojnë si popull dhe jo ato që na largojnë. Për Bacen reagimi i akademikëve shqiptarë në Maqedoni duhet të jetë shumë i fortë ndaj këtij botimi që synon të denigrojë shqiptarët.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22578. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22578
 
Top