Autizmi, më i përhapur sesa mendohej - [Astrit Lulushi's Blog]

admin

Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një raport i ri i qeverisë amerikane thotë se autizmi është më i zakonshëm sesa mendohej më parë - ky çrregullim neurologjik prek më shumë se 1 në 88 fëmijë. Zyrtarët e shëndetësisë ia atribuojnë këtë rritje kryesisht njohjes më të mirë të rasteve, nëpërmjet shqyrtimit të gjerë dhe diagnoztikimit më të saktë.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve i publikoi këto të dhëna dje. Ato janë më të fundit në një seri studimesh qeveritare mbi vlerësimin e vazhdueshëm të kësaj sëmundjeje.
Sipas përllogaritjes së re, autizmi është gati dy herë më i përhapur në krahasim me vlerësimin zyrtar të 5 vjetëve më parë dhe ka të ngjarë se prek afërsisht 1 milion fëmijë dhe adoleshentë në Shtetet e Bashkuara.
ps.
(autizëm, sëmundje mendore (vështirësi në të mësuar etj. te fëmijët)

b.gif
 
Top