Autizmi dhe skizofrenia - [Astrit Lulushi's Blog]

admin

Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Autismi dhe skizofrenia janë dy çrregullime të ndryshme neurologjike, me karakteristika të veçanta, por të ngjashme në mosfunksionim shoqëror. Për shumë vite, kjo ngjashmëri ka rezultuar në diagnoztikim të gabuar kur shumë të rinj me autizëm mendohej se vuanin nga një version i skizofrenisë – thuhet në një studim nga shkencëtarë të universitetit të Teksasit në Dallas (UTD). Studimi merret me veçoritë e këtyre dy çrregullime; simptomat e autizmit mund të shihen që në fillim të jetës, ndërsa ato të skizofrenisë zakonisht shfaqen në moshën rinore. Gjithashtu, individët me skizofreni shpesh kanë përvojë halucinacionesh dhe deliresh të ndryshme, të cilat janë shumë më pak të zakonshme tek individët me autizëm.
Një problem i përbashkët për këto dy çrrgullime është se, si personat me autizëm edhe ata me skizofreni kanë vështirësi në ndërkomunikim shoqëror. Ata shpesh kanë vështirësi të identifikojnë emocionet e të tjerëve, prandaj edhe reagimet e tyre mund të duken të papërshtatshëm, gjë që krijon problem për ndërkomunikim.
Sipas studimit, për shkak se dy çrregullimet dallojnë në shumë drejtime, kuptimi i këtyre dallime mund të jetë kyç për zhvillimin e trajtimeve efektive, të veçanta për secilin çrregullim, autizëm dhe skizofreni.
Në kërkime të mëparëshme, një nga autorët e studimit, Dr. Sasson dhe kolegët e tij në universitetin e Teksasit, kanë përdorur “teknologjinë e ndjekjes së lëvizjes së syve” dhe kanë zbuluar se reagimi shoqëror i të rriturve me autizëm dhe atyre me skizofreni ndikohet nga paranoja, por dallimi është se pacientët me autizëm priren ta shohin mjedisin rrethues me një farë cinizmi, rezultat i sfidave që ata ndeshin në jetë për shkak të gjendjes së tyre; ndërsa personat me skizofreni e shohin rrethin shoqëror me një farë armiqësie, për shkak të delirive.
Duke bërë ndarjen midis skizofrenisë dhe autizmit, dhe duke shqyrtuar se si pacientët reagojnë në marrëdhëniet shoqërore, autorët e studimit shpresojnë se mund të zhvillohen mënyra të reja për të luftuar përvojat negative të pacientëve. Kjo mund të rezultojë në një përmirësim të thellë të aftësive e tyre për të jetuar sukseshëm.

b.gif
 
Top