Austria: Janari 2010 nuk ju heq vizat
Kryediplomati austriak Michael Spindelegger deklaroi dje nga Tirana se 1 janari i vitit 2010 nuk është një pritje realiste për liberalizimin e regjimit të vizave. Zyrtari austriak zhvilloi një vizitë zyrtare në vendin tonë, ku takoi krerët më të lartë të shtetit dhe politikës. “Shikoj që Shqipëria ka bërë hapa në procesin e liberalizimit të vizave, por mendoj se ky proces nuk është mbyllur akoma. Prandaj nuk mendoj se do të ishte një pritje realiste që me 1 janarin e vitit që do të vijë, Shqipëria të ishte në këtë proces. Ky është një proces që monitorohet shumë ngushtë nga Komisioni Europian dhe sa më shpejt që të ecë Shqipëria në standardet që duhet të përmbushë, aq më shpejt do të mund të realizohet edhe ky proces”, theksoi diplomati austriak gjatë takimit me homologun e tij shqiptar Ilir Meta. Pas këtij qëndrimi, ministri Meta u shpreh se qeveria ka vullnetin për të plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, por disa ligje mbeten pa u miratuar për shkak të zgjedhjeve. Sipas Metës, për reformat duhet edhe bashkëpunimi i opozitës. “Fakti që ka protesta në rrugë, nuk është shenjë se Shqipëria nuk është një vend demokratik. Por kërkesat e opozitës do të ishte më mirë që të shtrohen në Parlament”, theksoi Meta. Po kështu, çështja e vizave ishte pjesë e bisedës edhe mes Presidentit Topi dhe ministrit austriak Spindelegger. Gjatë bisedës, Presidenti Topi vuri në pah rëndësinë e liberalizimit të regjimit të vizave, që do të mundësonte lëvizjen e lirë të njerëzve, të mallrave dhe rritjen e kontakteve politike dhe ekonomike tregtare në nivele edhe më të larta. Ministri i Jashtëm austriak u prit dje edhe nga Kryeministri Sali Berisha, i cili e falënderoi për mbështetjen dhe ndihmën e Austrisë. Ai theksoi se qeveria shqiptare e ka parë gjithmonë procesin e integrimit në BE dhe stadet e tij si një proces të bazuar mbi performancën dhe është tërësisht e përkushtuar dhe po punon për përmbushjen e të gjitha standardeve dhe kritereve që qytetarët shqiptarë të lëvizin pa viza në hapësirën europiane dhe ta shohin vendin e tyre sa më parë anëtar të BE-së. Në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ministri i Jashtëm austriak theksoi se “ne jemi në favor të faktit që Shqipëria duhet të trajtohet ashtu si çdo vend tjetër që ka paraqitur një kandidaturë. Prandaj ne jemi të mendimit që komisioni duhet të marrë një mendim nga këshilli që të mund ta trajtojë sa më shpejt kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Por dihet që për këtë parakushti është që të ketë stabilitet dhe një klimë konsensusi në vendin tuaj”. Në axhendën e tij, ministri austriak Spindelegger kishte edhe një takim me liderin e opozitës Edi Rama. Kryetari i PS-së, Rama, e ka informuar ministrin austriak për shqetësimet e opozitës, të cilat kryesisht lidhen me manipulimin e procesit zgjedhor të 28 qershorit. Ndërsa nga ana e tij, ministri Spindelegger deklaroi se “nuk është detyra ime që ti jap këshilla opozitës në Shqipëri, por natyrisht që komuniteti ndërkombëtar dhe Komisioni Europian do që të ketë qartësi në lidhje me të ardhmen e Shqipërisë dhe rrugën që do të ndjekë ajo. Dhe natyrisht që në këto çështje kaq thelbësore duhet të jetë një mendim i vetëm, i cili të komunikohet edhe për publikun”.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23804. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23804