Mateo Çili
Primus registratum
Për krijimin e një laboratori teatral të përhershëm, dhe vënien në skenë të një spektakli
Me mbështetjen e Teatrit të Metropolit në Tiranë, aktori Mateo Çili shpall një audicion për kërkimin e 10 aktorëve, meshkuj dhe femra, për të krijuar një laborator të përhershëm teatri me objektivin e studimit të një metode bashkëkohore aktrimi, me zbulimet e reja mbi recitimin dhe artin skenik.
Nga ky laborator do të zgjidhen gjithashtu aktorët të cilët do të marrin pjesë në vënien në skenë të një spektali origjinal, në Teatrin e Metropolit. Fitimet ekonomike të spektaklit do të ndahen në pjesë të barabarta midis aktoreve.
Kërkohen të rinj edhe pa eksperiencë aktrimi, të cilët kanë vullnet dhe pasion t'i afrohen teatrit dhe recitimit, gjithashtu ata që nuk kanë kaluar provën e hyrjes në degën e universitetit të arteve, por duan gjithsesi të mësojne të recitiojnë. Janë të mirëpritur dhe aktorë profesionistë dhe të sapo-diplomuar të cilët kanë dëshiren të kryejnë rrugen e teatrit-laborator dhe të marrin njohuri nga teatri fizik. Eshtë e preferuar por jo e domosdoshme njohuria e një instrumenti muzikor.
Gjatë ketij laboratori të bazuar mibi teatrin fizik do të përballohen: trajnim fizik dhe zanor, lëvizje dhe prezencë skenike, luftim skenik, partitura trupore dhe improvizim, të folurit në skenë, lexim, diksion, ritëm muzikor, vënia në skenë.
Audicioni do të zhvillohet në dy faza
Faza e parë: dërgoni një letër të shkurtër prezantimi dhe motivoni shkurtimisht arsyen për të cilën jeni interesuar laboratorit. Vendosni dhe një numër telefoni në të cilin mund t'ju kontaktojme. Të kontaktuarit do të thirren për një njohje personale në sallën e Teatrit të Metropolit, në orar të konkorduar.
Faza e dytë: ata që do kontaktohen për fazën e dytë do të thirren së bashku për dy ditë pune provë me aktorin Mateo Çili, në ambjentet e Teatrit. Ditët do të konkordohen së bashku mbas fazës së parë. Pjesmarrësit duhet të sjellin me vete një tutë gjimnastike, bluze, dhe atlete për vrap. Në këto ditë do të preken argumentet e përseritura më siper. Pjesmarrësve që dinë të luajnë një instrument muzikor do t'i kërkohet ta sjellin atë.
Adresa për aplikim
Dërgoni letrën e prezantimit dhe motivacionin së bashku me emër, mbiemër dhe numër telefoni per t'ju kontaktuar, tek adresa: cili.mateo@gmail.com
Mateo Çili
Ka frekuentur fakultetin e Letërsise dhe Filozofisë në degën e Shkencave të Komunikimit dhe është dipllomuar si aktor në “Accademia d'Arte Drammatica del Teatro Stabile del Veneto”, në Padova, Itali.
Ka frekuentuar masterclass dhe laboratore të numërta me profesionistë nderkombetarë të teatrit fizik. Ka punuar dhe punon me regjizorë të ndryshëm teatri dhe kinemaje. Prej disa vitesh zhvillon eksplorimet e tij personale mbi artin e aktrimit duke studjuar mbi gjurmët e Jerzy Grotowski, Eugenio Barba, Peter Brook.
Ju lutemi te shperndani kete audicion ndermjet Facebook:
https://www.facebook.com/notes/teatri-popullor/audicion-kërkohen-10-aktorë/586260624811884