Ates: Vendet myslimane kanë nevojë për një revolucion seksual
Ates, në librin tuaj të ri, që ka ngjallur shumë debate, bëni thirrje për një revolucion seksual në botën islame.

Në Panairin e Librit të çelur në Frankfurt ka shumë shkrimtarë që diskutojnë për librat dhe për idetë. Njëra syresh është edhe shkrimtarja turko-gjermane, Seyran Ates. Në librin e saj të ri ajo shpjegon se përse është i nevojshëm një revolucion seksual në

As që mund ta çoni nëpër mend se sa i nevojshëm është një revolucion i tillë.

Por çfarë kuptoni më saktësisht me termin “revolucion seksual”?

E bazoj përdorimin e këtij termi në librin e Vilhelm Reich, në lidhje me revolucionin seksual. Besoj se bota islame duhet të përballet me pasojat e një morali të ngurtë, ashtu sikur Bashkimi Sovjetik u përball me pasojat e regjimit që kishte. Duhet bërë presion në rrugën e ndryshimit, ashtu sikurse ka ndodhur me çdo sistem totalitar në rrugën drejt demokracisë. Pjesë e këtij procesi është që seksualiteti duhet të njihet dhe të konsiderohet si diçka për të cilën çdo individ duhet të ndihet i lirë që të vendosë vetë. Duhet të zhbëhen institucione të tilla si policia e moralit dhe ajo fetare. Njerëzit duhet që të bëjnë seks para martesës dhe nuk duhet të dënohen për një fakt të tillë. Prindërit duhet që të përballen me faktin se përse nuk e lejojnë një vajzë 17-vjeçare që të ketë një shok, apo të dashur, ndërkohë që djali i tyre mund ti rreshtojë të dashurat njëra pas tjetrës. Nëpër shkolla nxënësit duhet që të mësojnë edukatë seksuale. Prindërit nuk kanë përse të merren me këtë edukim, por duhet që ti japin mundësinë dhe lejen shkollës që ta bëjë një gjë të tillë. Të gjithë njerëzit, të rinj dhe të vjetër, në botën islame që jetojnë me një seksualitet të ndryshuar duhet të ngrenë zërin dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.

Ku i shihni shenjat se ka ardhur koha për një zhvillim të tillë?

Shumë të rinj kryejnë marrëdhënie seksuale para martese dhe madje shumë prej tyre nuk shquhen për ndonjë besim të madh në institucionin e martesës. Këta të rinj janë plot pasion, kanë një etje të madhe për jetë dhe ndërkaq ndodhen përballë pengesave të pakapërcyeshme dhe të kota. Njerëzit në Lindjen e Mesme janë poetë të vërtetë, shkruajnë vargje nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe për çfarë shkruajnë, do të thoni ju? Shkruajnë për dëshirat. Këtë e bën djali i vogël në rrugë, punëtori i ndërtimit, apo akademiku. Të gjithë shkruajnë vjersha për të njëjtin subjekt, atë që është i shtypur më shumë se çdo gjë tjetër.

Ju përmendët njerëzit në Lindjen e Mesme, por myslimanë ka kudo në botë. Vendi më i madh islamik në planet është Indonezia, një vend aziatik. Në fakt është e pamundur që tu referohesh myslimanëve si një grup uniform.

Mendoj se është e mundur, mes myslimanëve në të gjithë botën, pavarësisht se ku ndodhen ka një lidhje të fortë: feja. Unë e gjej atë një fe të mrekullueshme, por interpretimi kulturor i kësaj feje ka çuar në shtypjen dhe represionin seksual. Edhe në Perëndim, jo shumë kohë më parë, ka qenë një situatë shumë shtypëse.

Po, por është e vështirë që të bësh një vlerësim për një komunitet që mund të mos jetë aq homogjen. Yhilo Sarrazin, një anëtar bordi i “Bundesbank”, (Banka Qendrore e Gjermanisë) u qortua shumë së fundi kur u ankua në lidhje me gjermanët myslimanë të Berlinit. A kishte të drejtë ai?
Unë besoj se vërejtjet e zotit Sarrazin ishin të drejta. Ne kemi probleme serioze në shoqërinë tonë shumëkulturore dhe Sarrazin nuk është as i pari dhe as i vetmi që i ka nxjerrë në pah këto probleme.

Me pak fjalë, ai ka të drejtë plotësisht?

Është shumë më e komplikuar se kaq. Sarrazin është gjerman dhe kur një gjerman i profilit të lartë u referohet turqve me togfjalëshin “nuk keni vetëm funksion riprodhues”, atëherë këtu ka një potencial të madh keqinterpretues. Mendoj gjithsesi se gjërat duhen thënë, duhen folur brenda komuniteteve të njëjta dhe ndërmjet komuniteteve të ndryshme.

Na thoni përvojën tuaj. Ju keni qenë një nga ato vajzat tipike që keni jetuar në Berlin dhe jeni mbajtur për një kohë të gjatë larg dashurisë.
Nëse e keni fjalën për seksin, ai nuk diskutohej kurrë në familjen time dhe madje merreshin masa konkrete që unë të kisha sa më pak mundësi lidhjeje me djemtë e moshës sime. Sigurisht që në këtë kuadër nuk më lejonin që të kisha asnjë të dashur. Por gjërat nuk thuheshin shkoqur. Prindërit e mi nuk u ulën asnjëherë para meje për të më thënë: E dashur bijë, ti je një vajzë dhe kjo është arsyeja se përse nuk duhet që të kesh të dashur, sepse ne nuk duam që të flesh me një mashkull, para martese. Apo: e dashur bijë, ti ke një virgjëri dhe ne duam që ajo të mbetet e paprekur deri ditën e martesës. I gjithë sistemi brenda familjes myslimane është i ndërtuar në mënyrë të tillë që instruksionet të merren pa fjalë, por të nënkuptohen.
Përse virgjëria është kaq e rëndësishme?
Sepse konsiderohet si një kapital, kapital i vërtetë mes këmbëve të një femre.
Si ia dalin mbanë prindërit myslimanë që të kenë bindjen e fëmijëve, veçanërisht vajzave të tyre? Shumë prindër gjermanë nuk ia dalin dot të bindin fëmijët as për të çuar pjatat nga tryeza në lavapjatë
Prindërit gjermanë kanë harruar se sa shumë mund të besojnë dhe mbështeten në afeksionin e fëmijëve të tyre. Fëmijët janë besnikë. Nga momenti që ata vijnë në jetë e më pas ata rriten në një sistem prej të cilit ata kërkojnë që të pranohen, të duhen dhe të njihen. Shumë gjermanë turq e izolojnë shumë veten nga bota përreth. Edhe kjo nuk është e mirë, sepse krijon izolim dhe dasi.

Megjithatë në librin tuaj ju përshkruani një botë që ndahet së brendshmi në disa rrugë. Ju argumentoni se ka standarde të dyfishta dhe një mospërputhje mes fasadës dhe jetës së brendshme.
Po, të paktën kjo është mënyra që e shoh unë. Për të shkruar librin, kam bërë shumë intervista. Shumë të reja që i intervistova më thoshin se kryenin çdo lloj marrëdhënieje përveç asaj të drejtpërdrejtë për të ruajtur virgjërinë. Prindërit dyshojnë dhe madje i dinë gjëra të tilla dhe megjithatë vazhdojnë që tu kërkojnë fëmijëve gjëra absurde. Nëse një gjë e tillë nuk quhet standard i dyfishtë, atëherë më thoni si mund të quhet?

Ju folët më parë për pasionin që i përfshin të rinjtë. Nëse mendoni se është një pasion kaq i madh, si shpjegohet që ai nuk del mbi fenë?

Forcat konservatore kanë një pushtet shumë të madh politik në vendet islame. Ato kanë pushtet dhe kontrollojnë gjysmën e popullsisë, pra gratë. Këtë e bëjnë përmes përhapjes së frikës dhe dhunës. Shndërrimi i seksit në tabu u ka mundësuar izolimin nga Perëndimi, që sigurisht sipas tyre është një monstër dhe fajësohet për të gjitha gjërat e këqija të kësaj bote. Feja, sipas tyre, ndihmon popujt islamë që të mos pushtohen nga perëndimorët dhe se ajo është më e mira dhe më e vërteta. Ky mentalitet i bën krejt të verbër edhe ndaj gabimeve të tyre.

A është Perëndimi një model i vlefshëm për revolucionin seksual që ju kërkoni?

Ne kemi arritur një seksualitet vetëvendosës në Perëndim, çka unë do të doja që të arrihej edhe nga vende të tjera të botës. Sigurisht që ka shumë eksese: pornografia e të miturve, prostitucioni, seksualiteti i hershëm dhe i zbrazur nga emocionet. Nuk them se gjërat këtu te ne funksionojnë në mënyrë perfekte. Unë besoj se myslimanët duhet të marrin shembull nga Perëndimi.

Muhameti kishte shumë gra. A mund të quhet ai një rol model?

Kur një arab kërkon një justifikim për të pasur disa gra, ai thotë gjithmonë: Edeh Muhameti ka bërë kështu.

Ju bëni thirrje për revolucion, por a nuk kërkon kjo shumë kohë?
Shikoni për shembull kryengritjen e studentëve këtu në Gjermani. Ndodhi diçka dhe befas të rinjtë dolën në rrugë. Pamë të njëjtën gjë edhe në Iran pas zgjedhjeve: të rinjtë ishin përgatitur për protestë. Ne tani e kemi këtë mundësi, sepse uji po zien.

A besoni në Zot?

Po, sigurisht që besoj në Zot.

A agjëroni gjatë Ramazanit?

Jo.

A faleni pesë herë në ditë?

Lutem, por jo pesë herë në ditë

A shkoni në xhami?

Nuk shkoj
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/lifestyle-showbiz-kuriozitete/ates-vendet-myslimane-kane-nevoje-per-nje-revolucion-seksual.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/lifestyl...e-kane-nevoje-per-nje-revolucion-seksual.html