Atentat nipit të Cekës, i vunë eksploziv në lokal, plagoset bashkë me juristin e truprojen e tij
TIRANE – Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar rreth orës 10:00 në rrugën “Budi”, pranë Institutit të Higjienës në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë të ditur se shpërthimi ka ndodhur brenda një lokali, ku dyshohet se është vendosur një sasi eksplozivi.
Mësohet se lokali është në pronësi të biznesmenit Armando Ceka, nip i diplomatit të njohur Neritan Ceka. Sipas informacioneve të policisë, nga shpërthimi janë plagosur 3 persona, mes të cilëve edhe pronari i lokalit, i cili është në gjendje kritike.
Ceka dhe të plagosurit e tjerë, Julian Çela dhe Artur Sharra, u dërguan menjëherë në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas mjekëve, Julian Çela dhe Armando Ceka janë në gjendje më të rëndë, ndersa gjendja e të plagosurit Sharra është më e stabilizuar.
Policia dhe dy autoambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Ekspertë të policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa nuk përjashtohet që shpërthimi të jetë shkaktuar në mënyrë të telekomanduar.
Dëshmitari rrëfen ngjarjen: “Po kaloja me biçikletë kur dëgjova shpërthimin në ndërtesën 3 katëshe. Tek shkallët pashë një djalë të mbushur plot me gjak. Në atë kohë një Fiat i bardhë ndaloi dhe morën atë djalin. Unë pashë dy të plagosur, njëri te shkallët komplet i gjakosur dhe njëri nga brenda më duket se i ishin prerë këmbët.”
ATENTAT BIZNESMENIT CEKA NË SHTATOR 2013
Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në muajin shtator 2013 në automjetin e ndërtuesit Armando Ceka. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Siri Kodra”, ndërsa lënda plasëse është vendosur në bagazhin e mjetit tip ‘Volvo’ me targa AA 997 CX.
Pista kryesore e hetimeve u përqëndrua në mosmarrëveshjet që biznesmeni kishte me banorët e një pallati të ndërtuar prej tij, të cilët e kanë kallëzuar disa herë në polici duke e akuzuar për shitjen e pallateve dy herë.
Në vitin 2012, më 17 mars Lorenc Terenaj, ortakut të 34-vjeçarit Ceka i është vendosur tritol në banesën e tij. Teranaj dhe Armando Cekaj kanë lënë përgjysmë një pallat në rrugën “Don Bosko”. Ndërkohë që Teranaj ka qenë i arrestuar më 24 gusht 2011 pasi u kap me 1.2 kg heroinë.
Burimi: Lajm-Shqip