Nga shpërthimet e pakove në ambasadat e Zvicrës dhe Kilit në Itali janë plagosur dy persona.
Ministria e Jashtme e Zvicrës ka thënë se askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për incidentin në ambasadën zvicerane, kur pakoja shpërtheu në çastin kur po hapej nga punonjësi i ambasadës.
Ndërkaq, mediat rapor
tojnë se ministri i Jashtëm i Italisë e quajti incidentin “akt të dënueshëm të dhunës”.
Më vonë, një tjetër bombë ka shpërthyer në ambasadën e Kilit në Romë, ku gjithashtu u plagos një person.
Ndryshe, shpërthimet pasuan zbulimin e një bombe të martën, të dyshuar në metronë e Romës. Sidoqoftë, policia tha se mjeti nuk kishte detonator dhe testet treguan se nuk përmbante eksploziv.