Atentat kundër turistëve izraelitë në Bullgari, së paku 8 të vdekur

thumbnail.php
SOFJE - Autobusi shpërthen në aeroportin e Burgas në Detin e Zi, dy të tjerë marrin flakë. Më shumë se 30 të plagosur. Grupi vinte nga Tel Avivi dhe ishte duke shkuar drejt aeroportit bullgar. Është gjetur sasi e madhe eksplozivi. Dyshohet për akt terrorist. Radioja izraelite: "Një kamikaz". Atentati në ditën e 18-vjetorit të atentatit anti-semit të Buenos Aires-it.

Shpërthim në autobusin e turistëve izraelianë, që po shkonin drejt aeroportit, e ku raportohen së paku 8 të vdekur dhe 30 të plagosur. Ngjarja ka ndodhur pikërisht në aeroportin e Burgas në Detin e Zi në Bullgari. Ngjarja ka ndodhur menjëherë pas uljes së një avioni të ardhur nga Tel Avivi. Bën të ditur edhe vetë televizioni izraelian Canale 10 apo radioja publike bullgare Bnr dhe televizioni privat bullgar Bt, duke cituar burime nga Ministria e Brendshme në Sofje.
Dëshmitë e para të ardhura nga Bullgaria bëjnë të ditur për një eksploziv të fuqishëm, që ka përfshirë tre autobusë, ku udhëtonin turistë izraelianë që sapo kishin dalë nga aeroporti i Sarafovo. Në bord gjendeshin 40 vetë.
bullgariaaaaa.gif
Sipas kryebashkiakut të Burgas, sasia e eksplozivit ishte vendosur në autobusin e parë. Në fillim ka shpërthyer ai, ndërsa dy të tjerët pak pas tij si pasojë e zjarrit të parë. Ndërkohë që autoritetet bullgare kanë nisur hetimin, ministri i Brendshëm Tsvetan Tsvetanov në një konferencë për shtyp nuk ka dhënë ende detaje mbi shkaqet. Vetë presidenti i Bullgarisë ka shkuar në vendngjarje.
Dëshmitë
Sipas dëshmive të të intervistuarve nga radioja ushtarake izraeliane, shpërthimi do të ketë qenë vepër e ndonjë atentatori të ngjitur në autobus bashkë me grupin.

Emergjenca
Shërbimet izraelite të emergjencës janë duke u organizuar për të dërguar ndihma në Bullgari. Për momentin bilanci i fatkeqësisë është 8 të vdekur dhe 30 të plagosur, por nuk dihet më vonë. Kryeministri bullgar Boiko Borisov, ministri i Brendshëm, Tsvetan Tsvetanov dhe ambasadori izraelian në Bullgari janë nisur për në Burgas.
Burgas

Qyteti është i rëndësishëm si qendër turistike në Detin e Zi, gjysmë i banuar nga izraelitë dhe jo vetëm nga ata, shumë i njohur për lokalet dhe argëtimin e natës me çmime të ulëta. Ushtarakët izraelitë prej kohësh kishin sinjalizuar Bullgarinë, dhe sidomos këtë zonë bregdetare, si objektiv për sulme terroriste. Vendi është shumë i pambrojtur, pasi terroristët mund të inflitrohen nga Turqia.
Precedentët

Atentati i Burgas ka ndodhur në ditën e 18-vjetorit të atentatit terrorist në Buenos Aires. Në 18 korrik 1994 një bombë e vendosur në qendrën ebraike të kryeqytetit argjentinas vrau 85 vetë dhe plagosi 300 të tjerë. Atentat që ende ka mbetur i padënuar. Një gjykatës argjentinas vitin e kaluar e vuri gishtin mbi libanezët e Hezbollah, të cilët e kanë mohuar përgjegjësinë e tyre.
Hipotezat

Pas atentatit të Burgas kundër grupit izraelit qëndron Irani. Këtë ka thënë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. «Gjithë të dhënat na çojnë në Iran». Sipas dëshmitarëve të intervistuar nga radioja ushtarake izraelite shpërthimi duhet të ishte vepër e një atentatori vetëvrasës, i cili u ngjit në autobus bashkë me grupin. Më pas ka hedhur të tjera hipoteza: «Me sa duket ka qenë një sulm kundër një autobusi, që transportonte turistë izraelitë. Ka pasur edhe të shtëna me armë dhe një pajisje është hedhur kundër mjetit», ka deklaruar një zëdhënës i zyrës së kryeministrit, Ofir Gendelman. Më e kujdesshme ka qenë Ministria e Punëve të Jashtme, zëdhënësi i së cilës ka nënvizuar se shkaqet e shpërthimit janë të panjohura dhe nuk ka konfirmuar as numrin e viktimave dhe as që ata ishin izraelitë.
 
Top