Re: Ateizmi dhe Shqiperia!!!
Pa koment!!
ATEIZMI! S'jam kunder askujt, e as fyej aske, e nese dikush ndiet i fyer, le ta thote vet, dhe ta thote pse-n. Tema shtjellon nje fenomen interesant, sa i perket asaj,se si trajtohen pikpamjet ndaj HIC-it dhe Para Hic-it nder shqiptaret ne pergjithesi. Ateizmi, eshte nje segment i shperdorur, ashtu sikur deizmi, nuk ka qasje te sinqerte kur flitet per kto dy segmente. E kam parasyshe, se shqiptaret, sidomos ne shqiperi qene te shtypur 50 vite, dhe u mohua e drejta e besimit, perkunder asaj qe thuhet se besimi eshte ne zemer, dhe secili ka patur mundsi ta shpreh ate. Dhe dicka tjeter, nga urrejtja qe shqiptaret kane per turqit, per te cilet thone se i shtypi 500 vjet, duke luftuar dukurit apo mentalitetin qe mbjelli pushtuesi, dalin nga binaret. Mua, me intereson te kuptoj, pse tmerrshem dhe vrullshem, shqiptaret sulmojn cdo gje qe quhet "Zot" apo "Profet"?? E mjerueshme, eshte fakti se disa shqiptare, thone se shume filozof ishin ATEIST, gje qe aspak s'eshte e vertete. Pjesa dermuese e FILOZOFEVE, meditonin per te gjetur vetveten dhe boten qe i rrethon, dhe me ne fund gjeten edhe Zotin,pra qellimi i tyre ishte i sinqerte dhe dashamires se vetevetes. Prandaj, me intereson se nga u vjen shqiptareve, ushqimi ekstrem dhe plot energji, per ATEIZMIN !? Si quhet ky INSPIRIM??