Ata qe bene historine:

Ema

Goddes
Ata qe bene historine:

SKENDERBEU

I pari autor i jetëshkrimit të
Skënderbeut ka qenë Martin Barleti, i cili
jetonte në nji kohë me fatosin tonë
kombëtar. Barleti ishte nji prift katolik nga
Shkodra që pat rastin me njoftë disa nga
prijësit luftarak t'asaj kohe, të cilët i
kallzuen gjithçka dinin mbi trimnit dhe
fitoret e të parit të tyne, Gjergj Kastriotit. Ai
kishte pasë gjithashtu mundësin me
studjue dokumentet zyrtare të arkivit të
Venedikut, ku kishte shkue me jetue mbas
pushtimit të Shkodrës prej Turqve.
Biografin e Skënderbeut ai e shkrojti në
gjuhën latine dhe e botoi në Romë në fillim
të shekullit të XVI. Nji shekull ma vonë, G.
Bienuni, nji prift italian nga Brescia, gjeti
nji tjetër biografi të Skënderbeut të
shkrojtun prej nji auktori anonim prej
Tivari, të cilin Imzot Fan Noli e pagësoi
Tivarasi. Dorëshkrimi origjinal i veprës së
Tivarasit, që mbante datën 1480, ka humbë
përjetë dhe njifet vetëm nga referencat dhe
citatat që përmban libri i Biemmit "Istoria
di Giorgio Castrioto Scander-Begh".

Nji burim i tretë origjinal mbi jetën e
Skënderbeut asht Gjin Muzaka, i cili ishte
nga familja sunduese feodale e Beratit dhe
luftoi krahpërkrah me Skënderbeun. Ai
jetoi në Shqipni edhe 11 vjet mbas vdekjes
së heroit t'onë dhe mandej u vendos në
Napoli. Atje shkrojti "Historin dhe
trashëgimin brez mbas brezi të familjes së
Muzakëve", ku kallzon historin e
Skënderbeut si nji gja që ka dishmue ai vet.

Në shekullin e XIX, dijetarë të
kombësive të ndryshme, tue lanë menjianë
veprat e shumta që ishin shkruejtë gjatë dy
shekujve të maparshëm, u kthyen përsëri
në burimet origjinale që ishin mbyllë ne arkivat e Vatikanit, Venedikut, Raguzës
dhe Stambollit. Zbulimet e tyne kanë shtie
nji dritë të re mbi jetën dhe veprat e
Skënderbeut. Disa e përmendin në vepra të
përgjithëshme dhe fort të gjata që
shkruejtën mbi shekullin e zaptimit të
Balkanit nga Turqët. Disa të tjerë si
Anglezi Clement Moors, Francezi Camille
Paganel, Gjermani Z. Pisko, shkruejtën
biografi të gjata të Skënderbeut. Por punën
ma të madhe dhe ma të vlefshme e banë
eruditët Thalloczy, Jireçek dhe Shufflay, të
cilët mblodhën së bashku dhe botuen nji
koleksion dokumentash që përbajnë nji vepër
monumentale mbi Shqipnin e asaj kohe.
Ma në fund, iu erdhi radha Shqiptarve.
Mbas luftës së parë botnore, Imzot Fan
Noli botoi "Historin e Skënderbeut", e cila
gëzoi menjiherë nji popularitet të
jashtëzakonshëm dhe u mësue gadi
përmendsh nga nxariësit e shkollave në
atdheun e lirë. At Martin Sirdani mblodhi
dhe botoi gojëdhanat e popullit mbi Skënderbeun.
Më 1937 Thanas Gegaj i parashtroi
Universitetit të Louvain në Belgjikë nji
thezë doktorati në gjuhën frengjishte me
titullin "L'Albanie et l'invasion turque au
XVëme siëcle". Kjo u botue në formë libri
me shpenximet e Universitetit. Mbas luftës
së dytë botnore, pikërisht më 1947, Fan
Noli botoi nji histori të Skënderbeut në
gjuhën anglishte. Kjo asht nji vepër
shkencore e nji niveli shum të naltë,
sidomos për shënimet kritike mbi veprat e
auktorve të shumtë që kanë shkruejtë mbi
Skënderbeun, ashtu edhe mbi
personalitetet dhe ngjarjet historike që
kanë pasë lidhje me epopën tonë
kombëtare. Dobija ma e çmueshme e kësaj
vepre qëndron në orvatjen e auktorit me
dallue faktet nga legjendat dhe
paragjykimet. Mjerisht, tue dashtë me
interpretue ngjarjet historike mbas theoris marksiste, Imzot Noli sikur mundohet me e
futë Skënderbeun në kallëpin e nji shefi
gueriljesh të kohës sonë. Nga ana tjetër tue
dashtë me korrigjue nji tregim të Barletit që
i duket i gabuem, ai jep nji versjon të tijën
që prish ndoshta nji legjendë, por nuk
duket ma i bindëshëm.

Sidoqoftë, unë nuk kam pasë, as mjetet,
as kohën me i studjue vet burimet
origjinale. Prandaj e them menjiherë se ky
kapitull asht bazue në veprat e Imzot Fan
Nolit dhe të Thanas Gegajt me farë pak
shtesa ose ndryshime nga burime të tjera.
Kthimi në Krujë

Gjergj Kastrioti, që muer famë me
mbiemrin Skënderbe, ishte djali ma i vogël
i Gjon Kastriotit, kryetari i nji prej familjeve
princore ma të fuqishme të Shqipnis së
Mesme. Gjergj Kastrioti lindi në Mat më
1405, mbas biografis së Barletit, më 1412
mbas mendimit të Fan Nolit. Legjenda
popullore, që u thur mbas gojëdhanës,
thotë se e ama, Princesha Vojsava, kur
priste fëmijën pa në andërr se i dha jetë nji
dragoi që ishte i madh sa e tanë Shqipnija
dhe përpinte Turqët me shumicë. Gjergji
kishte, kur lindi, shenjën e nji shpatë në
krahun e djathtë. Që i vogël ai tregoi nji
interesim të çuditshëm për armët e luftës
dhe i pëlqente me luejtë si ushtar me vllaznit
dhe me djemt e tjerë të moshës së tij.

Mbas disfatës që pësoi nga dora e
Turqve më 1423, Gjon Kastrioti u detyrue
me i dërgue Sulltanit si peng të katër djemt
e tij. Barleti shkruen se Gjergji ishte vetëm 6
vjeç. Kurse shifrat që dhamë ma sipër
tregojnë se duhet të kenë qenë 18,
domethanë nji djal që kuptonte nga bota
dhe që nuk mund të asimilohej* krejt në
ambjentin e ri të Oborrit të Sulltanit.
Biografët ma të vjetër janë dakord se
Skënderbeu kaloi gadi 20 vjet si peng në
Faqe 118

duert e Turqve para kthimit të tij dramatik
në Krujë më 1443. Domethanë se ishte nji
burrë i pjekun 38 vjeç kur ngriti flamurin e
luftës së shenjtë kundër shkelësit otoman.
Tue shkelë zotimin që kishte dhanë,
Sulltan MuratA i n detyroi të katër djemt e
Kastriotit të pranojnë fën muhamedane.
Mandej, iu ndërroi emnat tur quejtë
Gjergjin Isqender-Bej, që u kthye shqip në
Skënderbe. Ky asht një emën simbolik që iu
dha Skënderbeut për kujtim të Lekës së
Madh, tue qenë se nuk ekziston ndër
emnat muslimane.

Në oborrin e Sulltanit Skënderbeu u
vue në shkollën e kadetve të Pallatit.
Përveç truqishtes ai mësoi edhe disa gjuhë
të tjea dhe sidomos italishten. Arti i luftës
zgjoi interesimin e tij ma të madh. Porsa
ishte në moshë me përdorë armët, ai u çque
në lojnat ushtarake në mes të gjith
vërsnikve të tij. Shpata ishte arma e tij ma e
preferueme, dhe vrapimi maj kalit sporti që
i pëlqente ma tepër. Nga pamja fizike ishte
i gjatë, me nji trup të derdhun prej statuje,
me sy që shkëlqenin nga gjallnija dhe
zgjuetija dhe nji hijeshim burrnor të
mahnitshëm. Sulltan Muratit i kishte ba
përshtypje shkathtësia e tij mendore dhe
mjeshtërija e përsosun në garat me armë.
Ai e muer me simpathi dhe e la të jetonte,
ndërsa vllaznit e tij duket se u mbytën në
nji mënyrë që nuk dihet mirë.

Skënderbeu u ba komandant kavalerije
në ushtërin otomane dhe muer pjesë në
disa luftra të Sulltanit n'Evropë dhe n'Azi.
"Në rrethimin e nji fortese n'Anadoll, -
shkruen Fan Noli, - Skënderbeu, si Leka i
Madh, u ngjit majë murit, ngriti
sanxhakun dhe hyni i pari në qytet". Mbas
çdo spedite Skënderbeu kthehej
ngadhnjyes dhe sillte n'Edrenë robër dhe
plaçkë pa masë. Fama e tij rritej dita-ditës;
ushtërija e adhuronte; komandantët e tjerë
e kishin zili. ...
Ndërsa Skënderbeu ishte në oborrin e
Sulltanit, lufta kundër Turqve vazhdonte
akoma në Shqipni. Sikur e pamë, më 1432,
Andreja Topija korri nji fitore të madhe, e
cila pat si pasojë nji kryengritje të
përgjithëshme prej Shkodre në Gjinokastër.
Tri ushtëri të tjera që Sulltani dërgoi
kundër Shqipnis tre vjet me radhë u
shkatërruen dhe u kthyen në Edrenë pa e
krye qëllimin. Suksesi ua shtoi guximin
Shqiptarve, të cilët sulmuen garnizonin
turk të Gjinokastrës. Atëherë Sulltani
dërgoi nji ushtëri të zgjedhun ndën
komandën e Isak Beut nga Shkupi.
Shqiptarët u kapën në mes të dy zjarreve
dhe pësuen nji disfatë të plotë. Megjithatë,
orvatja e Turqve me zaptue Beratin me
1438' u përpoq në nji rezistencë shqiptare
të pathyeshme.

Duket sikur Gjon Kastrioti kishte
qendrue larg këtyne luftrave tue respektue
detyrimet që kishte marrë kundrejt
Sulltanit. Prapseprap, kur vdiq në vitin
1443, Sulltan Murati nuk ia dijti për nder
qëndrimin e tij korrekt dhe të paanshëm,
por aneksoi menjiherë principatën e tij dhe
dërgoi nji guvernator turk në kështjellën e
Krujës. Skënderbeu, i cili kishte mbetë si i
vetnu trashëgimtar i shtëpis së Kastriotve,
u helmue fort nga kjo pabesi. Ai u betue me
vehte se nuk do të linte që kjo grabitje të
kalonte pa dënim dhe se do të çkëpuste
pronat e familjes nga thonjtë e uzurpatorit.
Rastin e volitshëm për të prue betimin e
tij në vend Skënderbeu e gjeti më 1443. Ai
ishte tue marrë pjesë në nji speditë
ushtarake drejtue kundër Kristianve
t'Evropës, të primun prej Vojvodës së
Hungaris, Jonash Hunjadi. Beteja ndërmjet
të dy ushtërive u zhvillue në Konovicë afër
Nishit. Skënderbeu, i cili komandonte nji
krah të ushtëris turke, pushoi së luftuemi
dhe Hunjadi duel fitues. Skënderbeu, i cili
kishte ba mend me u kthye në atdhe për te
librue tokat arbnore, detyroi qatipin e
Sulltanit me i dhanë nji ferman për
guvernatorin e Krujës që t'i dorzonte
kështjellën. Porsa mërrijti në Krujë, Gjergj
Kastrioti u kthye në fen e të parve dhe
proklamoi luftën e shenjtë kundër
invaduesve muhamedan. Ky epizod
dramatik i kthimit të Skënderbeut në Krujë,
asht përshkrue në historin e Barletit dhe
asht përjetsue në vjershën "Skanderbeg" të
poetit amerikan Longfellow. Peshkop Fan
Noli shpall se epizodi i kthimit të
Skënderbeut në kështjellën historike asht
pjella e imagjinatës së Barletit. Pikpamja e
tij asht se, mbas kapitullimit të Gjon
Kastriotit, Skënderbeu qëndroi pranë babës
së tij dhe vetëm kohëmbaskohe shkonte me
luftue për Sulltanin në krye të nji fuqije
shqiptare.

Kët thezë të rë Imzot Fan Noli e
zhvillon në historin anglishte të
Skënderbeut që botoi mbas lufte. Po të jet e
vërtetë kjo, atëherë del se Skënderbeu nuk
u muer peng nga Sulltan Murati. Kurse të
gjith auktorët e asaj kohe thonë me siguri
se Skënderbeu kaloi disa yjet në oborrin e
Sulltanit. Vet Fan Noli nuk e mohon
drejtpërsëdrejti kët fakt. Them fakt, sepse
përdryshe nuk shpjegohet se si Gjergj
Kastrioti muer mbiemnin Isqender dhe
titullin bej që ishte atëherë nji gradë në
hjerarkin e ushtëris otomane. Nji tjetër pikë
që mbetet e pashpjegueshme në thezën e
Imzot N.olit asht se si Skënderbeu kaloi
njizet vjet në Shqipni mbas mundjes së
Gjon Kastriotit dhe nuk muer pjesë në
luftrat që u zhvilluen në tokën arbnore. 1
vetmi korrigjim me vënd që Fan Noli i ka
ba historis së Barletit asht se, kur u muer
peng nga Sulltani, Skënderbeu nuk ishte
nji çilimi i vogël, por nji djal i rritun në
votrën atnore, i cili kishte kuptue tragjedin
e atdheut të sulmuen dhe të mposhtun nga
nji fuqi e huej....

(marre nga Historia e Shqipnise-t.Zavalani)
 

Ema

Goddes
Re: Ata qe bene historine:

Ali Pashe Tepelena

Aliu.gif


Ndërsa rebelizmi kronik* i Jeniçerve po
shkatërronte pushtetin qëndruer, autoriteti
i Sulltanit nuk vepronte ma në krahinat e
largëta të perandoris të tij. Prandaj, ishte
fare e natyrshme që guvernatorët e
provincjeve turke në Evropë, në Azi dhe në
Afrikë, të orvateshin me u çkëputë krejt nga
Stainbolli për të formue principata më
vehte. Në fillim të shekullit të XIX Vezirët e
Damaskut, të Akrës dhe të Bagdadit ishin
deklarue si rebelë. Ata të Antiokës dhe të
Alepit kishin fitue famë të keqe si
"kulçedra mizorije". Në Egjypt, Mehmet
Ali Pasha, i biri i nji katundari shqiptar
prej Kavalle, ishte ba sundimtari fuqiplot i
vëndit dhe lakmonte me zanë fronin e
Sulltanit. Po kjo gja ndodhi edhe në Shqipni. Ali Pasha, i cili lindi në Tepelenë më 1744,
arrijti sa me ushtrue nji pushtet gadi të
pamvarun mbi Shqipnin, prej Shkumbinit
e deri në Misolongji.
Simbas nji tradite, stërgjyshi i Ali Pashës ka qenë njifarë dervish Nazifi prej
Anadollit, i cili ishte arratisë në Shqipni në
shekullin e XVI, mbasi kishte ba nji të
paudhë në vëndin e tij. Por versjoni i
pranuem sot mbi origjinën e Ali Pashës
asht ai i Pouqueville-it, konsulli francez në
Janinë, i cili shkruen se ishte prej gjaku
shqiptar. E ama e tij Hanko, nji grue
autoritare me karakter të fortë dhe ambicje
të madhe, ishte nga nji familje bejlerësh
ilaka me vezirin e Beratit Kurt Pashën. I ati,
Veli beu, ishte ba i pari i Tepelenës mbasi
kishte mbytë dy vllaznit e tij. Veli beu vdiq
më 1773 kur Aliu ishte vetëm nandë vjeç. E
ama, p cila kishte pësue poshtnime nga
dora e anmiqve të burrit të saj të vdekun,
futi në zemrën e njomë të Aliut pasjonin e
hakmarrjes, lakmin me u ba i pasun dhe i
fuqishëm, dhe vullnetin mos me tregue
mëshirë kundrejt atyne që e kundërshtonin.
Kur Ali Pasha filloi karrjerën e tij për
me u ba satrapi* i Janinës Shqipnija ishte
në nji gjendje anarkije të plotë.
Pronarët feodalë sundonin në fushat,
krenët e fiseve në malet, dhe që të dy palët
ishin me thikë në mes të tyne.
Muhamedanët dhe të Krishtenët jetonin në
përpjestim të ndryshme në qytetet dhe
krahinat. Por prirja e lashtë për liri
personale dhe autonomi lokale ishte ma e
fortë se fanatizmi ose antagonizmi fetar.
Në malet e Shqipnis fiset arbnore kishin
ruejtë autonomin e tyne gadi të plotë
kundrejt pushtetit otoman, i përfaqsuem
nga nji bej ose pasha që kryesonte
administratën e nji krahine. Fusha e
bregdetit dhe luginat pjellore të lumenjve
kryesor ishin ba çifliku i familjeve feodale,
disa prej të cilave pretendojnë se janë
trashëgimtarë të atyne që jetuen dhe
luftuen në kohën e Skënderbeut, sidoqoftë
ajo që ka rëndësi asht se kjo aristokraci
feodale ishte prej race dhe gjuhe shqiptare.
Pashallarët dhe Bejlerët e Shqipnis,
qofshin renegatë të kohës së Skënderbeut
ose që ishin ba pronarë tue shkue me
harxhe për hesap të Sulltanit, kishin
pranue fen muhamedane dhe sundimin
otoman për të gëzue privilegjet e tyne. Këto
privilegje përfshinin, përveç pronësis së
tokave të gjana, megjith bujqët që i
punonin, edhe drejtimin e admimstratës së vendit si përfqësues të Sulltanit. Nji zanat i
preferuem i aristokracis shqiptare ishte me
mobilizue trimat dhe me shkue me harxhe,
domethanë me luftue për të holla për
hesap të Sulltanit në të katër çipat e
perandoris. Sapër çifçinjtë, ose bujqët e
çifligjeve, ata ishin herë muhamedanë dhe
herë të krishtenë, por vuenin njisoj nga
abuzimet dhe padrejtësit e pronarve.
Natyrisht, kishte edhe përjashtime, kur
pronari ishte i njerzishëm dhe loste
kundrejt bujkut rolin e kooperativës dhe te
shoqnis së sigurimit. Sidoqoftë, nji gja që
duhet theksue asht se kristjanët e Shqipnis,
bujk ose qytetas, nuk kishin ra në shkallën
e "rajave", sikundër në shtetet e tjerë të
Balkanit. Në Sërbi, në Bullgari dhe gjetkë
populli i bashkuem nga feja e ndjente
vehten të shtypun ndën sunduesin e huej
që ishte i nji feje dhe i nji race tjetër. Derisa
u kristalizuen ndjenjat kombëtare, feja
luejti rolin e cementit për të mbajtë
popullin të bashkuem dhe në anmiqsi
kundër regjimit otoman që e trajtonte si
raja. Kurse në Shqipni nji aristokraci
feodale prej origjine shqiptare qeveriste
vëndin për hesap të Sulltanit, ndërsa fiset e
malësive gëzonin të drejtën e vetqeverimit
me fare pak kufizime. Nji pikë tjetër me
randësi asht se bujku kristjan nuk ndjente
kundrejt beut muhamedan atë mëni racjale
që ndante Sërbin ose Bullgarin nga
sundimtari turk.
Ky asht ndoshta shkaku themeltar në
ndryshimin ndërmjet evolucjonit* të
Shqipnisë dhe shteteve të tjerë të Balkanit
në shekullit e XIX.
Në kohën kur Ali Pashë Tepelena filloi
karrjerën e tij, në qytetet kryesore si Janina,
Berati, Vlona, administrata kryesohej nga
vezirë ose pashallarë të emnuem me
ferman të Sulltanit. Në qytetet ma të vegjël
si Delvina, Kardhiqi, Preveza, Gjinokastra,
Tepelena, etj., sundonin bejlerët vëndas, të cilët iu shtroheshin urdhnave të qendrës
derisa iu leverdiste. Në krahinat malësore
si Suli, Himara, Labërija, Skrapari, populli
vetqeverisej, ashtu si Malësija e Veriut në
kohët tona. Gjendja nuk ndryshonte nga
fakti se Suliotët dhe Himariotët ishin
kristjanë, ndërsa Labërija dhe Skrapari
ishin myslimanë.
E vetmja lidhje në mes të këtyne
komuniteteve autonome të qyteteve dhe të
krahinave dhe pushtetit qendruer të
përfaqsuem nga veziri ose pashaj, ishte
tagri vjetuer që duhej të paguenin. Le të
mos harrojmë se populli nuk shifte asnji
dobi nga ky tager, as mbrojtjen e personit
dhe të pasunis, as arsim, dhe asnji nga
shërbimet publike të nji shteti modern.
Sejcili komunitet duhej t'i dilte zot të
drejtave të tij me pushkë në krahë. Kështu
që grindjet lokale nuk kishin mbarim dhe
davanë e fitonte kush ishte ma i fortë.
Malcoret që nuk i ushqente toka ishin
rrebeshi i popullatës fushore. Kohë mbas
kohë ata zbritnin nga çerdhet e shqiponjës
për të krye spedita plaçkitjeje, tue marrë me
vehte sidomos gjan e gjallë të fusharakve.
Për ta kjo ishte si me plaçkitë nji tokë të
huej, mbasi në fusha shkonte vula e Sulltanit.
Megjithse kishin kalue ma se tre shekuj
ndën sundimin otoman, Shqiptarët
myslimanë ose të krishtenë nuk e kishin
harrue se ishin të nji race të ndryshme nga
ajo e Turkut. Anglezi J.C.Hobhouse, i cili
vizitoi Shqipnin në fillim të shekullit të
XIX bashkë me Lordin Byron, shkruen
kështu: "Nuk ka dyshim se kristjanët që
mund të quhen Shqiptarë pa dashtë me i
ba hatrin kurrkujt, janë krejt të
padallueshëm nga muhamedanët. Ata janë
të armatosun dhe shum prej tyne janë në
shërbim të Ali pashës, tue mos ndryshue
në asnji mënyrë nga ushtarët e tij të tjerë.
"Vihet re ndër Shqiptarët nji frymë
pamvarsije dhe nji ndjenje atdhedashunije që kapërxejnë dhe shlyejnë tiparet e
veçanta që vëzhguesi i huej ven re në mes
të ndjekësve të dy feve, muhamedane dhe
kristjane, në viset e tjera të Turqis.
"Kështu që ndërsa banori i nji krahine
tjetër, kur e pyet se çka asht, të përgjigjet
"jam Turk" ose "jam Kristjan", banori i
këtij vëndi (domethanë i Shqipnis) të
përgjigjet "jam Shqiptar".1 Hobhouse-i
qëndroi sidomos në Jardnë dhe për të
Shqipnija shtrihej deri në Mecovë dhe
vargmalet e Pindit. Asht e vërtetë me thanë
se ndjenja e unitetit kombëtar si nji forcë
politike vepruese nuk ekzistonte endë, por
në kët gjëndje ishin atëhere edhe kombet e
tjerë të Balkanit. Nacjonalizmi luftëtar u
ngjallë ndën influecën e ideve të
Revoljucionit francez dhe shkëndija e
kryengritjes kombëtare u ndez me
incicjativën e forcave përtej kufinit. Në rastin
e Greqis, "Eterija" që filloi luftën e pamvarsis
u themelue në Odesë dhe shefi i saj, Ipsilanti,
ishte nji gjeneral i ushtëris cariste.
Në kohën e Ali Pashës detyrën e
xhandarit në qytetet dhe katundet e banin
"Armatolët". Këta rekrutoheshin në mes të
djelmoshave kristjan të vëndit me
autorizimin e Pashajt të Sanxhakut ose
Krahinës. Por me dobësimin e pushteti
perandorak, Armatolët kishin fillue të
bashkëpunonin me hajdutët për grabitjen
sistematike të popullit që duhej të mbronin.
Ali Pashë Tepelena filloi karrjerën e ti)
si kryetari i nji bande hajdutësh që
vepronte sidomos në Thesali dhe anës
maleve të Pindit. Kto krahina
administroheshin nga Pashallëku i Beratit
që kishte në krye Kurt Pashën. Nji dit prej
ditve, Alinë e zunë rob dhe e prunë në Berat. Kurt Pashës i banë përshtypje
bukurija mashkullore e djaloshit hajdut,
mëndja e tij e shkathët dhe zotësija në të
folun. Prandaj, ai e fali dhe vendosi me e
mbajtë në Konak si trim të rojes së tij
personale. Aliut iu rrit mëndja dhe nji dit
muer guximin me kërkue për grue të bijën e
Pashajt. Natyrisht, kërkesa e tij u hudh
poshtë me përbuzje dhe vajza u martue me
Ibrahim Pashën e Vlonës. Kjo martesë e
goditi Aliun si nji thikë në zemër dhe ai
ndjeu nji urrejtje të pashuejtëshme kundër
rivalit të tij ma të lumtun. Me rastin ma të
parë Aliu u arratis nga Berati dhe u
bashkue me bandën e hajdutve.
Kurt Pasha i zemruem dha urdhën që
dezertori të shtihej në dorë, i gjallë a i
vdekun. Aliu u zuë ngushtë nga trimat e
armatosun që e gjurmonin dhe gjeti strehë
te Kapllan Pasha i Delvinës. E ama që
vëzhgonte me kujdes çdo hap të Aliut,
rregulloi martesën e tij me Gjylsymen, të
bijën e Kapllan Pashës. Martesa u celebrue
me salltanet* të madh më 1768. Aliu ishte
24 vjeç.
Kapllan Pasha donte me përdorë
zotësin e të dhandrit për të zgjanue
pushtetin e tij, por Aliu kishte ambicjet e
veta dhe e këqyrte të vjehrrin si nji pengesë
për realizimin e tyne. Ai bani disa intriga
kaq djallzore pranë guvernatorit të
Manastirit saqë Kapllan Pasha muer
urdhën të paraqitej menjiherë për të dhanë
hesap. Aliu e këshilloi që të shkonte me
elokuencën* e tij të flaktë, dhe Kapllan
Pasha u nis për në Manastir për të mos u
kthye kurr ma. Por dinakërija e pashpirt
nuk i vlejti Aliu mbasi në Pashallëkun e
Delvinës u emnue me ferman të Sulltanit i
biri i Kapllan Pashës, i cili quhej Ali. Por
Hanko e Tepelenës nuk e humbi pusullën
nga kjo disfatë dhe filloi përsëri manevrat
për të martue të bijën Shanise me Pashan e
ri të Delvinës. Pak kohë mbas martesës, kyi ngrati u vra në nji shamatë. Suksesori i tij
Selim beu u damkos si tradhtar me dekret
të Sulltanit mbas raporteve të trilluem nga
Aliu i Tepelenës, i cili u ngarkue të sillte në
vend vullnetin e sundimtarit të Stambollit.
Selim Pasha i Delvinës u vra në nji pritë që
kishte ngrefë Aliu i Tepelenës, i cili i zuni
vëndin menjiherë. Pak ma vonë, ai u
ernnue Dervenxhi Bashi, domethanë
Inspektor i rrugëve. Me fjalë të tjera, hajduti
i djeshëm u ngarkue me detyrën e policit,
dhe padyshim ishte njeriu që mund ta
kryente kët detyrë ma mirë se kushdo tjetër.
Ai rekrutoi nji fuqi t'armatosun prej
katërmijë Shqiptarësh dhe duel me
inspektue rrugët nga Janina në
Thermopilet, dhe ua bani jetën skëterrë
hajdutve. Krenët e tyne i kapi dhe i theri,
ndërsa pjestarët e tjerë u arratisën nëpër
malet për mos me u dukë ma. Qetësija
mbretnoi përsëri në fushat e Epirit,
udhëtimi nëpër rrugët u ba ma i sigurtë
dhe shum banorë katundesh që ishin
arratisë nga frika u kthyen në shtëpit e tyne.
Për Ali Tepelenën hyrja në shërbim të
Sulltanit ishte vetëm nji shteg për të prue
në vend ambicjen e gjith jetës së tij. Tri
gjana ishin që e shtynin me veprue: dishira
me u ba i pasun, lakmija e pushtetit dhe
pasjoni i hakmarrjes. Nga ndërgjegja dhe
shkrupullat moral ishte krejt i çveshun,
dhe mjetet që përdorte me mjeshtëri të
përsosun ishin: rryshfeti, intrigat mrapa
shpine, akuzat false dhe shkelja e besës së
dhanun, krimi ma i madh për nji Shqiptar.
Vetëm kur këto armë, si me thanë politike,
nuk banin efekt, përdorte Ali Tepelena
forcën brutale për t'ia arrijtë qëllimit të tij.
Ai sundonte impulset dhe ndjenjat e tij të
natyrshme me nji vullnet të hekurt dhe i
bante të tjerët për vehte, tue u tregue si
njeriu ma i dashtun, ma i sinqertë dhe ma
gojëambël që kishte jetue ndonji herë.
Dinakërija makjavelike dhe mjeshtërija e Faqe 152

diplomatit të përsosun shoqnoheshin tek
Ali Tepelena me nji zëmer luani që nuk
dinte se ç'asht frika, dhe me nji talent
ushtarak të jashtëzakonshëm. Ambicja e tij
shtohej me suksesin, dhe kishte ditë kur
Ali Tepelena andrronte me u ba
sundimtari i pamvarun i Shqipnis dhe i nji
pjese të Greqis. Por mrapa këtij plani
madhështor nuk kishte asnji ndjenjë
patriotike, as nji idë kombtare dhe ndoshta
ky asht shkaku pse dështoi.
Mbasi spastroi rrugët nga hajdutët dhe
kleftët, Ali Tepelena u kthye në Tërhallë
(Trikalla). Pak ma vonë ai marshoi kundër
Izet Pashës së Janinës tue vue si shkak
anarkin që gjoja mbretnonte në at Sanxhak.
Spedita e tij pat sukses dhe Sulltani e bani
Vezir ose Pasha të Janinës.
Porsa muer zyrtarisht titullin Pasha
dhe u vendos në krye të nji krahine admin-
istrative, Ali Tepelena ndryshoi themelisht
taktikën e tij. Tash ai mund të përdorte
aparatin shtetnor të perandoris Otomane
për të realizue po at ambicje që e kishte
nxitë me u ba kryetar i nji çete hajdutësh
kur ishte djal i ri. Pra, tue fillue nga viti
1788, kur sapo kishte mbushë 44 vjeç, Ali
Tepelena shtriu pushtetin e tij mbi
krahinat e Shqipnis me nji ritëm të
furishëm dhe tue u çkëputë gjithnji e ma
tepër nga kontrolli i Stambollit.
Dora e tij e hekurt ra ma së pari mbi
Suliotët që qeverisnin vetveten si fiset e
Malësis së Veriut në kohët tona. Ma së pari
Ali pasha iu kishte dhanë fund sulmeve të
tyne me armë kundër udhëtarve në rrugë të
madhe ose katundarve të fushës. Tue mos
mjaftue me kaq, ai deshi të shkatërronte
banesat e tyne në majë të malit ku ishin
vendosë me shekuj. U deshën tri spedita
ushtarake për të shkatërrue republikën e
vogël trime dhe kryenaltë ta Suliotve. Gadi
tue anticipue* metodat totalitare të
shekullit tonë, Ali Pasha nuk u bazue kurr
vetëm në forcën e armëve për të mposhtë
nji anmik. Para se me fillue ofensivën, ai
blinte me të holla njerëz të anës
kundërshtare që pranonin me veprue si
agjentët e tij; ai bante me qëllim akuza false
dhe përhapte lajme të rremë për të
diskreditue krenët e anës anmike në syt e
popullit që iu kishte besue; ç'ka asht edhe
ma zi, ai jepte zotime solemne* mbi
qëllimet e tij paqedashëse për të çarmatosë
anmikun moralisht, dhe i merrte nëpër
kambë pa pikën e turpit në rastin ma të parë.
Megjith intrigat djallzore dhe
premtimet tërheqëse të Ali pashës, Suliotët
nuk pranuen të dorzohen por luftuen deri
në pikën e fundit me nji guxim dhe
mjeshtëri të admirueshme. Vetëm rreziku
me vdekë që të gjithë, me gra dhe me fëmijë,
nga etja dhe urija, i bani me lëshue armët.
Ali Pasha tregoi atëhere se ishte nji bishë e
egër me fytyrë njeriu. Suliotët kapituluen
më 1803 mbas nji blokimi të gjatë në
çerdhet e shqiponjave, ku nuk mund t'iu
shkonte asnji ndihmë nga jashtë. 1 biri i Ali
Pashës, Muhtar beu, i cili komandonte
forcat rrethuese u dha Suliotve besën e
ushtarit se do të liheshin të lirë të shkonin
megjith familjet e tyne në Pargë të detit Jon.
Ali pasha e shkeli premtimin dhe dërgoi
ushtarët e tij për të masakrue Suliotët,
ndërsa po shkonin në Pargë, dhe kur nuk
ishin në gjendje të mbronin vehten. Ajo
goditje tradhtare në shpinë i dha shkas nji
sqene tragjike kur gratë Suliote u hudhën
nga shkëmbi në hymnerë, për të mos ra
gjallë në duert e mercenarve të satrapit të
Janinës.
Ali Pasha përdori po at taktikë të
përzieme të intrigave, arit të derdhun pa
kursim dhe të shtypjes së çdo rezistence
me anë të fuqis ushtarake për të vue ndën
sundimin e tij komunitetet e lira të Çamëris
dhe të Himarës.
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Ata qe bene historine:

Hasan Prishtina

PRISHTINA Hasan (1873-1933). Patriot e demokrat revolucionar i shquar që
luftoi për lirinë e pavarësinë e Atdheut, për demokratizimin e jetës së vendit,
për çlirimin e Kosovës nga zgjedha serbomadhe dhe bashkimin e saj me shtetin
shqiptar. Lindi në Vuçiternë në një familje patriote. Studimet e larta i kreu
në Stamboll për shkencat politiko-juridike. Në vitet 1908-1912 u zgjodh tri
herë deputet në parlamentin osman, të cilin e përdori si tribunë për mbrojtjen
e të drejtave kombëtare të shqiptarëve.

Në fillim të vitit 1912 së bashku me I. Qemalin ishte ndër nismëtarët për
organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të Armatosur në Shqipëri ku u shqua
si udhëheqësi kryesor. Në vitin 1913 u ngarkua me detyrën e ministrit në
qeverinë kombëtare të Vlorës. Me themelimin e komitetit "Mbrojtja Kombëtare e
Kosovës" u zgjodh anëtar i tij, ndërsa në dhjetor të vitit 1919 komiteti e
ngarkoi si kryetar të delegacionit të tij në Konferencën e Paqes në Paris ku do
të kërkonte bashkimin me shtetin kombëtar shqiptar të Kosovës e të viseve të
tjera shqiptare në Jugosllavi.

Mori pjesë aktive në përgatitjen dhe organizimin e Kongresit të Lushnjës
1920 dhe në prill të vitit 1921 u zgjodh deputet i Dibrës në parlamentin
shqiptar. Në dhjetor të vitit 1921 kryesoi një ndër qeveritë më demokratike të
vendit. Hasan Prishtina ishte një nga drejtuesit e organizatorët kryesorë të
lëvizjes antizogiste të shkurt-marsit 1922. Gjatë viteve 1922 dhe 1923 u shqua
si kundërshtar i vendosur i reaksionit të brendshëm. Shquhet si luftëtar për
mbrojtjen e "Zonës neutrale"të Junikut nga forcat serbe dhe ato zogiste, si
udhëheqës i lëvizjes nacionalçlirimtare dhe i çetave kryengritëse në Kosovë
kundër sundimit serb. Hasan Prishtina mori pjesë aktive në përgatitjen e
Revolucionit Demokratiko-borgjez të Qershorit të vitit 1924 , luftoi për vënien
në jetë të programit të qeverisë demokratike të dalë nga ky revolucion. Në
shtator të vitit 1924 në krye të një delegacioni në emër të komitetit "Mbrojtja
Kombëtare e Kosovës" shkoi në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë ku protestoi kundër
barbarizmave mbi popullsinë shqiptare të qarqeve shoviniste serbe në Kosovë.

Pas dështimit të revolucionit të 1924-ës u largua jashtë Atdheut. Gjatë tërë
kohës në mërgim (1925-1933) qëndroi në krahun më të përparuar të Lëvizjes
Kombëtare Shqiptare. E vazhdoi luftën kundër regjimeve diktatoriale e
monarkofashiste, kundër tiranisë zogiste në Shqipëri dhe zgjedhës shoviniste
serbomadhe në Kosovë. Nën drejtimin e tij, u themelua "Komiteti i Çlirimit të
Kosovës" i cili veproi jashtë vendit krahas Komitetit të Çlirimit Nacional.
Hasan Prishtina luftën çlirimtare në Kosovë u përpoq ta lidhë e ta
bashkërendojë me luftën e popujve të shtypur ballkanikë. Disa herë u bë
nismëtar i bashkëpunimit me përfaqësuesit dhe organizatat nacionalçlirimtare të
Maqedonisë, të Bosnjës, të Kroacisë e të tjerë që vuanin nën zgjedhën e
regjimeve shoviniste të huaja. Hasan Prishtina kërkonte respektimin e të
drejtave kombëtare të të gjithë popujve ballkanikë gjë që do të arrihej sipas
tij me krijimin e shteteve kombëtare në bazë të parimit të vetëvendosjes, duke
përjashtuar çdo formë të hegjemonisë së njërit ndaj tjetrit. Katër herë armiqtë
organizuan kundër tij atentate me armë. Dy herë e burgosën pushtuesit serbë e
bullgarë. Gjashtë herë e dënuan me vdekje xhonturqit, feudali e vegla e Serbisë
Esat Toptani, qarqet shoviniste serbomadhe dhe tri herë qeveria e A. Zogut. Më
14 gusht 1933 u vra në Selanik me atentat nga agjentët e A. Zogut në
bashkëpunim me qeverinë jugosllave. Hasan Prishtina ka lënë një varg artikujsh
si edhe kujtimet e tij për kryengritjen antiosmane të 1912 që kanë vlerë për
historinë e lëvizjes sonë kombëtare e demokratike. Në vitin 1977 eshtrat e tij
u sollën nga Selaniku në Shqipëri.

(Fragment nga Fjalori Encikopedik Shqiptar 1985)

P.S. Personalisht mendoj se Hasan Prishtina është
një prej personaliteteve më të ndritura në mbarë
HISTORINË KOMBËTARE SHQIPTARE
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Ata qe bene historine:

Abdyl Frashëri

Ka qenë patriot dhe atdhetarë i shquar dhe një nga udheheqesit e lidhjes
Shqiptare të Prizrenit.
Lindi ne Frashër, Permet, me 1839, në familjen e një Spahiu të vogel të
deklasuar. Pjesën e parë të jetës e kaloi në fshatin e lindjes. Në moshen 18
vjeç u vendos për nevoja pune në Janinë. U shqua si personalitet politik qysh
në vitet 1877.
Në fund të vitit 1877 kur ishte deputet i Janinës në parlamentin e dytë osman,
Abdyl Frashëri u zgjodh kryetar i komisionit qendror për mbrojtjen e të
drejtave të kombësisë shqiptare që u formua ne Stamboll. Dha nje ndihmesë të
rëndësishme në përpunimin e platformës politike të lëvizjes kombëtare sidomos
pas nënshkrimit të traktatit të Shën Stefanit. Ai morri pjese aktive në
përpjekjet për themelimin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe u shqua si
udhëheqës, organizator e diplomat i saj. Veprimtarinë kryesore e zhvilloi
kryesisht në viset e vilajetit të Janinës dhe të Kosoves. Luftën për mbrojtjen
e tërësisë tokësore të atdheut nuk e shkeputi asnjëherë nga lufta për
autonominë e Shqiperisë. Morri pjesë pothuajse në të gjitha kuvendet kryesore
që u organizuan gjatë viteve të lidhjes, kudo udhëhoqi krahun autonomist të
lëvizjes. Në kuvendin themelues të Lidhjes te Prizrenit u zgjodh kryetar i
komisionit të punëve të jashtme të saj.
Ai qe organizatori kryesor i Kuvendit të Prevezes (janar 1879) i cili arriti
ta pengonte lëshimin e Camërisë në favor të Greqisë. Në pranverë të vitit 1879
kryesoi delegacionin e lidhjes që vizitoi kryeqytetin e Fuqive të Mëdha për të
mbrojtur nga afër tërësinë teritoriale dhe të drejtat për autonomi të
Shqiperisë. U bë anëtar i qeverisë së përkohshme, që u formua në Prizren në
fillim të 1881.
Pas shtypjes së lëvizjes u arrestua dhe u dënua me vdekje nga gjygji special
Osman, por dënimi u kthye në dënim të përjetshem. Megjithatë pasi qëndroi në
burg për tre vjet dhe në internim për 20 muaj, për arsye shëndetsore u lirua,
por me kusht që të hiqte dorë nga veprimtaria politike patriotike. Edhe pse i
sëmurë edhe i izoluar, ai e vazhdoi veprimtarinë patriotike deri sa vdiq në
Stamboll më 23 Tetor 1892.

Thënie nga Abdyl Frashëri
"Mjerë ai që nuk e kupton se vetëm lufta për liri e drejton qëllimin e jetës
se njeriut".


"Me kongresin e Berlinit dhe paqën e Shën Stefanit neve e kuptuam shumë mirë
se me çështjën tonë u dashka që të merremi vet, se lirinë kurrkush nuk ta falë,
se lirinë duhet ta fitojmë vet, me gjak."



/pf/images/graemlins/smile.gif
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Ata qe bene historine:

Haxhi Zeka

Ka qenë udhëheqës i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, luftëtar dhe
organizator i kryengritjeve popullore antiosmane në Kosovë. Lindi më 20 dhjetor
1832 në fshatin Shoshan të Malësisë së Gjakovës prej nga u shpërngul me familje
në Pejë. Ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe një
nga luftëtarët më të vendosur për autonominë e Shqipërisë dhe për mbrojtjen e
tërësisë së saj territoriale. Në Kuvendin e parë të Lidhjes, më 10 qershor
1878, u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të saj. Mori pjesë si komandant
ushtarak në krye të forcave të Lidhjes në ngjarjet e Gjakovës, në shtator 1878,
kundër Mehmet Ali Pashës. Krahas udhëheqësve të tjerë politikë e ushtarakë të
Lidhjes ai luftoi për mbrojtjen e Plavës dhe të Gucisë kundër forcave të Malit
të Zi. Në pranverën e vitit 1881 mori pjesë në betejat kundër ushtrisë së
Dervish Pashës. Më 1893, H. Zeka me Bajram Currin organizuan kryengritjen që
përfshiu Pejën, Gjakovën e vise të tjera të Kosovës kundër shtypjes ekonomike e
politike të sunduesve osmanë. Për veprimtarinë e tij atdhetare, më 1893 u thirr
në Stamboll ku u mbajt i arrestuar deri në vitin 1896.
Më 1896 - 1900 u vu në krye të luftës së popullit shqiptar për autonominë e
Shqipërisë dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit. Udhëhoqi qëndresën
e armatosur popullore në Kosovë në vitin 1897 dhe po atë vit themeloi
,,Besëlidhjen shqiptare’’.
Më 23-29 janar 1899 Haxhi Zeka organizoi Kuvendin e Pejës, që themeloi Lidhjen
Shqiptare të Pejës, dhe u zgjodh kryetar i saj. Në prill - maj 1899 mori masa
për thirrjen e një kuvendi tjetër të përgjithshëm të Lidhjes Shqiptare, mbajtja
e të cilit u pengua nga Porta e Lartë. Ai, pa marrë parasysh kundërshtimet e
Stambollit dhe pengesat e fuqive të mëdha e të qarqeve shoviniste fqinje, i
vazhdoi përpjekjet për forcimin e Lidhjes gjatë vitit 1900 derisa ushtria
osmane e shtypi atë.
Haxhi Zeka u vra pabesisht në Pejë më 1902 nga një agjent i qarqeve shoviniste
serbe, që patën edhe përkrahjen e autoriteteve osmane.
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Ata qe bene historine:

KADRI LUTFULLA PRISHTINA - Hoxhë Kadriu


Në çerekun e parë të shekullit XX, një rol parësor dhe shumë - dimensional në
historinë e Shqipërisë luajti Kadri Lutfulla Prishtina, luftëtari për bashkimin
kombëtar. K. L. Prishtina mbaroi studimet teologjike në Stamboll, dhe krahas
tyre, bëri dhe normalen e Lartë të Stambollit, si dhe Fakultetin e Drejtësisë
pranë Universitetit të Stambollit.
Si burrë shteti, ai qe për Shqipërine etnike dhe demokratike. Kryesoi
Komitetin për Mbrojtjen Kombetare të Kosovës, përfaqësoi Kosovën si deputet i
parlamentit të parë shqiptar (1921), u emërua Ministër i Drejtësisë në
kabinetin e Qeverisë Shqiptare (1921), që kryesohej nga Hasan Prishtina. Si
jurist u shqua për mbrojtjen e tij parimore. Si publicist dhe teolog, ai
drejtoi revistën "Udha e s’vërtetës", ku shprehu pikëpamjet e tij politike,
sociale, filozofike e teologjike.
Më gjerë platformën e tij e paraqiti në revistën "Bashkimi i Kombit", ku
theksonte se "ka për qëllim kryesor me këshillue bashkëfetaret tanë, me ua
mësue këtyre parimet e thjeshta të fesë, me i pshtue prej zhgatërrimit të
kryekputshëm, me edukue tek ata ndjenjën e bashkimit e të jetuarit tok në
shoqërinë njerëzore, me i ba gjymtyrë të dobishëm për jetën shqnore kombëtare
tonën gjithë ata gjysëmdijetarë tonë, tue iu folun këtyne mbi baza të shëndosha
e të vërteta të besimit, me i dhanë një zhvillim mendor krejt popullit,
përderisa të na mbrijë fuqia në lëme të filozofisë, të sociologjisë e të
politikës".
Ai përpiqet të krijoje një opinon shoqëror pozitiv lidhur me fenë, duke e parë
atë si një element bashkimi, si një doktrinë që nuk pengon përparimin e
shkencave, si një fuqi"që ruan rregullin dhe disiplinën në mes njerëzvet".
Nëpërmjet artikujve që botoi dhe forumeve që drejtoi ose mori pjesë, shtroi
probleme të rëndësishme, që kishin të bënin me zhvillimin e arsimit në atë
kohë, duke i trajtuar ato nga këndvështrimi shoqëror e politik. Që më 1920
kërkoi që arsimi fillor të behej i detyruar,ndersa arsimi gjysmë i mesem falas,
por jo i detyruar. Ketij projekti i shtohej hapja e konvikteve për nxenesit e
zonave të largeta. Përsa i përket administrimit të hallkave të ndryshme, ai qe
i mendimit që shkollat fillore dha ato qytetese të administroheshin nga
keshillat administrative të pushtetit lokal, ndersa shkollat e mesme dhe
institucionet e arsimit të larte të ngriheshin dhe të administroheshin nga
shteti. Në baze të punes edukative-arsimore ai vuri edukimin patriotik,
karakterin praktik të njohurive dhe aftesimin e nxenesve për të përballuar në
menyrë të pavarur nevojat e jetesës.

Hoxhë Kadriu - Luftëtar Për Bashkimin Kombëtar

/pf/images/graemlins/smile.gif
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Ata qe bene historine:

Shkruan : Dr. Ismail BARDHI

Hafiz Ibrahim Dalliu

Hafiz Ibrahim Dalliu u lind në qytetin e Tiranës, më 1878 në një
familje me kulturë të lartë fetare, në kohën kur në Shqipëri lëvizja
arsimore rritej e bëhej gjithnjë më intensive.

I përket plejadës së nderuar të figurave të shquara të kulturës fetare
tek shqiptarët, po ashtu edhe një periudhe shumë të rëndësishme për
historinë e popullit shqiptar, siç është ajo e Rilindjes kombëtare.
Jeta e tij nuk ka qenë e qetë, përkundrazi, ajo qe e vështirë, plot
shqetësime e brenga me lëvizje të detyruara nga rrethanat tragjike
historike gjatë shumë lëvizjeve që ndodhnin asokohe.

Nga gjurmimi i literaturës e nga autobiografia e tij mësojmë se
shkollimi i hafiz Ibrahim Dalliut u bë në faza të ndryshme, shkollën
fillore dhe të mesme i kreu në atdhe, pastaj për arsimim të mëtejmë u
dërgua në Stamboll, të cilin për fat të keq e ndërpreu për arsye
ekonomike.

Në kushtet e jetës e të punës së tij përpos problemeve fetare, kishte
edhe probleme të tjera siç ishin problemi i gjuhës shqipe, shkollës dhe
arsimit, publicistikës e që njëkohësisht ishin edhe probleme të
përgjithshme të asaj kohe në mesin e shqiptarëve. Si mësues i shkollës
shqipe, ai filloi në shkollën e parë shqipe në Tiranë, ndihmoi hapjen e
shkollës për femra po ashtu në Tiranë më 1908, nga dolën edhe mësueset
e para të gjuhës shqipe në këtë qytet.

Në fund të vitit 1909 radhitet me mësuesit e Normales së Elbasanit.
Punën e tij për këtë shkollë hafiz Ibrahim Dalliu e kishte filluar edhe
para Kongresit të njohur të Elbasanit, që vendosi për hapjen e
Normales. Në këtë Kongres ai mori pjesë si i deleguar nga tiranasit, së
bashku me disa shokë.

Veprimtaria kulturore e Hafiz Ibrahim Dalliut rrok një fushë të gjerë
pune e përpjekjeje, duke filluar së pari nga aktiviteti i tij që kishte
rreth gjuhës amtare, mësues i së cilës ishte, siç thamë më parë, në
shkollën e Tiranës, ku përgatiti breza të arsimuar për të cilët ndjehej
nevojë e madhe në vend. Përveç gjuhës amtare, ky atyre ua mësonte edhe
gjuhët e huaja, si osmanishten dhe arabishten. Këtë veprimtari përveç
se në Tiranë, e kreu edhe në Elbasan dhe në vende të tjera dhe atë edhe
në fushen e mendimit social-pedagogjik dhe atij fetar, ku punoi me aq
pasion në publicistikë si autor i shumë veprave, shkrimeve e sidomos me
përkthimin e tij të Kur'anit dhe komentit të tij, duke qenë ndër të
parët të cilët në mënyrë sistematike i kanë hyrë kësaj pune, e deri në
pjesëmarrjen aktive në radhët e luftëtarëve për krijimin dhe mbrojtjen
e vatanit.

Duke punuar me fëmijë e të rinj, hfz. Ibrahim Dalliu u bë i njohur në
popull dhe gëzonte një respekt të dalluar. Ai shquhej në trupin
pedagogjik të Normales si edukator dhe gjithmonë ishte i gatshëm për
biseda me të rinjtë.

Hfz. Ibrahim Dalliu bëri një jetë aktive shkencore e sociale e në radhë
të parë fetare. Atje ku ishin ngjarjet e mëdha të vendit, nuk ishte e
mundur mos të vërehej edhe hfz. Ibrahim Dalliu. Ai bashkëpunoi edhe me
deputetin e Perandorisë Osmane, Hasan Prishtinën dhe me figura të jetës
kulturore si Ismail Ndroqin, Hasan Voglin, Muslim Llagamin, Musa Maçin,
me Ibrahim Hasnajn etj. Po ashtu hfz. Ibrahim Dalliu u bë i afërt edhe
me personalitete të njohura ndërkombëtare në fushën e gjuhës shqipe nga
të cilët mund ta përmendim Norbert Joklin. Hfz. Ibrahim Dalliu mori
pjesë në Kongresin e Manastirit më 1908, në atë të Elbasanit më 1909,
në shpalljen e Pavarësisë më 1912, po ashtu edhe në Kongresin e
Lushnjës më 1920.

Për shkak të veprimtarisë së tij ai edhe u burgos: më 1908 u thirr në
prefekturë për t'i bërë presion që të heqë dorë nga problemet e arsimit
e të kulturës shtetërore, por ai nguli këmbë se kushtetuta ua jepte të
drejtën për të mësuar në gjuhën amtare.

Më 5 shtator 1910 hfz. Ibrahim Dalliu gjendet përpara torturave më të
egra për shkak të një artikulli në formë letre të hapur ku dënoheshin
xhonturqit. Njihet thënia e tij: "Injoranca nuk zhduket me top, topi
zhduk vetëm njerëzit." Edhe në burgimet e mëvonshme, gjatë sundimit të
mbretit Zog, gjatë sundimit fashist si dhe gjatë diktaturës komuniste,
asnjëherë nuk i mbrojti armiqtë e popullit, por çdoherë ju përmbahej
parimeve të veta fetare/morale, duke mbetur njëkohësisht atdhetar i
flaktë, i cili kurrë nuk i ka shikuar shqiptarët si të ndarë dhe hoxhë
besnik i Kur'anit dhe i fesë islame.

Hafiz Ibrahim Dalliu bën pjesë në plejadën e atyre teologëve shqiptarë
të cilët janë dalluar me punën e tyre të frytshme fetare e kulturore.
Nëse i bëjmë një vështrim kohës se kur ka jetuar dhe vepruar ai, mund
të vërejmë se në shkrimet e tij ndjehet ndikimi dhe hovi reformator, me
çka lirisht mund ta radhisim në mesin e ithtarëve të rrymës reformuese,
e cila në literaturën islame njihet me termin islaha. Në botën islame
në këtë kohë vërehet veprimtaria e emrave eminentë të historisë islame,
siç janë Xhemaludin Afganiu, Reshid Rida, Muhammed Abduhu, Muhammed
el-Behij, Ahmed Hani, Muhamed Vehbi, Mehmet Akif Ersoj etj., shumica
prej të cilëve janë marrë me komentimin e Kur'anit. Sa u përket emrave
të cilët kanë zënë vend të posaçëm në hapësirën tonë, sidomos në Bosnje
dhe tek hapësira shqiptare, mund t'i përmendim Shukrija Alagiqin,
Muhamed Tufon, Xhemaludin Çausheviqin, Mehmed Hanxhiqin, pastaj Hafiz
Ali Korçën, Vehbi Dibrën, Hoxhë Vokën, Ibrahim Dalliun etj.

Megjithëse në "liri", shëndetlig nga mundimet e burgut vdiq në Tiranë
më 1952. Në varrimin e tij që u bë në Tiranë mori pjesë vetëm familja
më e afërt. Meqë ishte element "antiqeveritar" nuk u vu kurrfarë shenje
apo mbishkrimi mbi varrin e tij.
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Ata qe bene historine:

MULLA IDRIZ GJILANI
Udhëheqësi Shpirtëror, Politik e Ushtarak


Në historinë e re të gjysmës së parë të shekullit tonë, çfaqet dhe figura e
Mulla Idriz Gjilanit. Studjuesi Muhamet Pirraku e portretizon si "Fetar
atdhetar konseguent, orator e mjeshtër i penës, i zoti i punës, besnik i
fjalës, predikues fetar dhe mualim-mësues iluminist, ideolog dhe luftëtar i
lirisë, i vendosur në idealet e veta liridashëse, si bjeshkët e Kosovës, të
cilat i mbrojti me fjalë, me pushkë, me gjak, burrërisht, trimërisht, i
pathyeshëm, me plagë në zemër e në trup, nuk u dorëzua, u bë legjendë si Basho
Muji".
Mulla Idriz Gjilani lindi në Velekincë, katund në periferi të Gjilanit, më 4
qërshor 1901. Ndoqi studimet fillestare në mejtepin e Cernicës, të cilin e
mbaroi në vitin 1911, kurse studimet e mesme i vazhdoi në medresenë "Atik" në
Gjilan. Më 1926 u diplomua, pas një ndërprerjeje të shkollës. Në moshën 25-
vjeçare u bë imam dhe fitoi titullin Mulla. Shërbeu në detyrën e Imamit në
Karadak e në Hogoshtë. Më 1941 u zgjodh në postin e Bashvajizit në Ulema-
mexhlizin e Kuvendit fetar-arsimor të Vakufit të Shkupit.
Në karrieren e tij prej fetari ai u nis nga disa parime kur’anore dhe
hadithore që përcaktonin vlerat e arsimit, të kulturës dhe të edukatës: "Pa
shkollim - thotë ai, - nuk ka fe të mirëfilltë", "Talebet (nxënësit) tonë nuk
duhet të mësojnë më vetëm për leximin e Kur’anit, por edhe për njohjen e
mjeshtërisë së shkrimit. Talebet tonë duhet t’i nisim në rrugën për ta njohur
islamin dhe jo për ta prezantuar si diçka statike", "S’ka fe pa atdhe", "Të
ndihmojmë njëri-tjetrin me fjalë, me penë, me pasuri, të duhemi si vëllezër",
"Pa një atdhe të lirë feja nuk mund të mbahet, nuk mund të ushtrohet", "Lexoni
te mualimë të urtë sa e mirë dhe sa e kuptueshme është feja islame, kur
shpjegohet shqip, në gjuhën e Zotit për shqiptarët".
Gjatë kohës si hoxhë dhe bashvaiz zhvilloi një veprimtari intensive në fushën
e edukimit fetar me frymë atdhetare. Hapi mejtepin e Pidicit për mësimin e
djemve dhe të vajzave, organizoi ilegalisht mësimin e shkrim-leximit me
alfabetin e gjuhës shqipe, futi mësimin shqip në medresenë "Atik", ushqeu
mirëkuptimin dhe bashkëpunimin vëllazëror me bazë kombëtare shqiptare në
popullsinë muslimane-katolike të zonës së Karadakut. Kur qe mësimdhënës në tre
mejtepe njëkohësisht, shfrytëzoi sistemin monitor: përgatiti nxënësit më të
mirë dhe me moshë më të madhe për ta zëvendësuar kur ai mungonte.
Në prill të vitit 1937, në kushte ilegaliteti, themeloi në Arllat të Drenicës
Organizatën e Rinisë Përparimtare "Drita" të Kosovës. Aktivitetet e tij fetare
nuk dalloheshin nga ato atdhetare e humane. Kudo, kurdo e me këdo ato ishin të
pranishme.
Mulla Idrizi ishte kundër shpërnguljes së shqiptarëve. Në funksion të kësaj
bindjeje atdhetare e humane ai programonte në xhami, në konake, në kuvende e
deri në ceremonitë e vdekjes. Në formë kushtrimi ai thërriste: "Jemi përgjegjës
për varret e prindërve tanë para Zotit dhe para kombit. Nuk guxojmë të heqim
dorë prej tyre t’i lëmë të shkreta për t’i lavruar derrat e naçalnikëve sllavë!
Jo vetëm në Turqi, por as në Shqipëri nuk bën të shkojmë. Zoti në Kur’an na ka
bërë përgjegjës për vatanin dhe kombin!"
Ai, përsonalisht, u printe aksioneve për ndërtimin e urave, rrugëve, çesmeve,
mejtepeve, xhamive, mirëmbajtjes së varrezave, të cilat i shikonte si mjete
dëshmuese të bashkimit të popullsisë shqiptare. Uniforma e ndihmoi për të
maskuar aktivitetin e tij patriotik. Mulla Idriz Gjilani ishte një "rilindës"
në kuptimin e vërtetë të fjalës në kushtet që kalonte Kosova. Në kohën kur
Mulla Idriz Gjilani ushtronte detyrën e bashvaizit, numri i nxënësve të ""Atik
medresesë" të Gjilanit arriti në 734, nga të cilët 326 ishin femra. Po ashtu i
organizoi shkollat lëvizëse me mësues shetitës. Vetëm në zonën e Gjilanit u
hapën 39 shkolla të tilla fetare, që zgjuan te brezi i ri ndjenjat fetare dhe
ndërgjegjën kombëtare.
Nga prilli 1941 Mulla Idriz Gjilani iu kushtua plotësisht veprimtarisë
politike. Si hoxhë me forcën e Zotit, si mësues me forcën e fjalës, si luftëtar
me forcën e armës, si komandant me besnikërinë e ushtarit, ai luftoi për
unitetin territorial të trevave shqiptare, luftoi kundër genocidit serb e
bullgar, kundër komunizmit.
Në qërshor të 1944 -ës drejtoi betejën e Kikës, ku shqiptarët e udhëhequr prej
tij dolën fitimtarë kundër ushtrisë sllavo-komuniste. Veprimtaria e Mulla Idriz
Gjilanit është heroike. E tillë është edhe periudha 1944-1949 dhe kallja e tij
në zjarr më datën e 25-26 nëndorit 1949 për të mbetur shembull te pasardhësit
si dhe luftëtar, qëndruar dhe vdekur si shqiptar.
 

eM

Paper Moon
Re: Ata qe bene historine:

Zogu I qe kreu i shtetit Shqipetar i cili luftoi per mbrojtjen e autonomise se Shqiperise.

00042331.jpg


Lindja: 1895 ne Burgayet, Shqiperi
Vdekja: 1961 ne France

Ahmet Bei Zog, formalisht njohur si Zogolli, djale i nje nga muslymaneve me te rendesishm ne pjesen Veriore te shqiperise, kryetar i krahines se Matit, lindi ne fashtin Burgayet. Nen udheheqje Otomane, undesi per vetem tre vjet shkolle, ne fillim ne Liceun e Galata-Serail dhe me vone ne nje shkolle ushtarake ne Bitola (Monastir). Pas trajnimit Zogu jetoi per nje kohe te shkurter ne Kostandinopoje. Ne 1911 ai u kthye perseri ne Shqiperi per te drejtuar krahinen e tij ne nje revolte kunder Turqve te Rinj. Vitin tjeter ai iu kushtua nje fushate per ndalimin e pushtimit Serb. Gjate konfliktit zogu luftoi per autonomine e trojeve shqipetare. Ne vitin 1912, ne castin kur ne Vlore u ngrit flamuri Zogu qe nder te pranishmit ne ngjarjen historike.
Ne 1914 nje princ gjerman , Princ Vidi (William of Wied) u caktua nga fuqite europjane ne krye te shtetit shqipetar. Po ne te njejtin vit nje revolte shqipetare e perkrahur nga forcat italiane beri qe Princ Vidi te largohej nga Shqiperia. Ne kthimin e tij nga trojet veriore Zogu ndohmoi ushtrite austriake ne fazat e para te Luftes Pare Boterore. Austriaket e dekoruan me titullin Colonel i Madherise po me vone, ne frike se ai po bente plane per nje Shqiperi te pavarur, Zogu u internua ne Viene deri ne fund te luftes. Kur zogu u kthye ne nentor ne 1918 Shqiperia gjendej ne nje gjendie kritike. Trojet qene percare krejtesisht nga vendet fqinje si dhe nuk kishte asnje lloj qeverie ne fuqi. Ne shkurt te vitit 1920 u krijua nje qeveri e perkoshme me qellim qe te mbronte Shqiperine nga copetimi. Zog u vendos ne postin e Ministrit te Brendshem.

Duke perfituar nga situata, Zogu ishte ne gjendie te riste rendesine e tij ne fushen politike. Pas nje sere problemesh politike dhe grindjesh me opozitare, me 1921 Ahmet Zogu hyri ne Tirane ne krye te nje ushtrie. Qellimi i tij qe drejtimi i shtetit shqipetar ne menyre diktatoriale. Megjithate Noli, nje nga opozitaret me te medhenj te tij, ishin ne gjendie te largonin zogun nga Tirana, dhe te kerkonte strehim ne Jugosllavi. Qeveria demokratike e Nolit jetoi vetem per gjashte muaj. Vendet europjane e pake kete si nje revolucion bolshevik dhe ne janar 1925 Zogu u kthye perseri ne krye te Shqiperise si President i saj. Ne 1 shator 1928 Zogu e shkalli vetem: Zogu i Pare, Mbret i Shqipetareve. Gjate kesaj kohe Zogu I futi ne fuqi shume ligje perendimore, codin penal, teknollogji te reja u shfaqen per here te pare ne Shqiperi. Sidoqofte ai nuk qe ne gejndie te krijonete nje ekonomi shume te qendrueshme, pjeserisht sepse shume metoda te vejtra vazhdonin te ekzistonin. Mbreti Zog kerkoi ndihmen e Italise per te permiresuar ekonomine. Ndonese Italia i dha keto ndihma qellimi qe aneksimi i Shqiperise. Kur Zogu nuk pranoi te kthente Shqiperine ne nje protektorat Italian, forcat Italiane shkellen ne Shqiperi. Zogu I u largua per ne Greqi dhe me vone ne France ku edhe vdiq.
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Ata qe bene historine:

ENVER HOXHA

The Don of the Dons. Masteri i Masterave.....i MADHI.

I vetmi Master shqiptar nen te cilin shqiptaret e pane veten te unifikuar si nje identitet sovran dhe zot i fateve te vet. Shtet dhe komb formuesi me absolut per shqiptaret.

Eshte padyshim njeriu me i madh i historise shqiptare.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Ata qe bene historine:

Fillimisht postuar nga Martin1:
[qb]

tirana2.jpg



ENVER HOXHA

The Don of the Dons. Masteri i Masterave.....i MADHI DIKTATOR.

I vetmi Master shqiptar nen te cilin shqiptaret e pane veten te unifikuar nen uniforma Jugosllave ,Ruse dhe Kineze.

Eshte padyshim njeriu me i madh i historise diktatoriale shqiptare. [/qb]
 

atman

Forumium maestatis
Re: Ata qe bene historine:

Degjo zotrote, qe zogu na ka bere te mira kjo s'mohoet, se ja pershembull, u kthye ne Shqiperi me ndihmen e bajonetave serbe. Dhe zogu i dha si shperblim po me 1925, Vermoshin, tere pyejet e tij dhe Shen Naumin e pogradecit. Epo si te bente ndryshe, e mira shperblehet me te mire, paçka se iknin copa nga shqiperia.
Doni me per zogun, futi edhe teknologji te reja, po si jo. Pershembull hapi punishte ku punonte ndonje opingar. Se opingat zogu i kishte shume per zemer. Qe ta ngas llafne, ky zogu hapi edhe rruge. Ja pershembull korçaret ne kohen e zogut kishin rast te vizitonin gjysmen e shqiperise sa here qe duhej te shkonin ne Tirane. I binin ga Erseka, Permeti, Leskoviku, Kelcyre, Gjirokaster etj etj. Xhiro turistike do te thoni ju. E po mire e pranojme. Pale kenetat, mire qe nuk i thau sepse do te ndryshonte gjeografia e vendit. Pershembull myzeqeja do te behej fushe. E kujt i duhej, myzeqaret le te peshkonin e te hanin cironka nga te kenetes. Pastaj lalet duhej te mbanin ne kurriz beun kur te gjuante, se po te mos kishte kenete, s'do te kishte gjueti rosash e s'do te kishte as edhe bejlere e as edhe lale.
Doni me per te mirat e zogut, ka edhe keneta te tjera, ja si kjo e jona ne fushen e Korçes. E ç'e deshem fushen ne korçaret, mire e kishim keneten, mund te benim plazh tere beharit pa u munduar deri ne Pogradec.
Akoma doni per Zogun...e, mjaft tani. Ne fund te fundit ishin 95 perqind e popullit analfabete, po ç'rendesi kishte. E kujt i duhej shkolla? Apo te vinin firmen njerzit ne vend te gishtit.
Po floririn, e dini si e mblodhi floririn. Beri kartmonedhe njeqindfrangeshe qe vlente me shume se monedha e florit dhe njerzit me qe ishin te gjithe te shkolluar thane. Ja mbreti mendon per ne ,na jep karta (per te fshire b...)dhe ne e genjejme se i japim flori...me demek s'ka me se ta fshije mbreti...
Seriozisht. Ky flori nje pjese e tij ne vitet e krizes ekonomike boterore 29-33 u shfrytezua nga italia per te zbutur brenda krizen e saj sepse pop. shqiptar rronte mire. Ndersa pjesa tjeter dihet, autokolona me mbi dyzet makina qe shoqeronte zogun me opinga me 6. prill 1939 me se ishin mbushur thoni ju, me letra...?
Doni me per belulin...per zogun?
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Ata qe bene historine:

Ajo turme eshte po ajo qe derdhi lotet lume per Hoxhen kur ai vdiq.
Hoxha do ti sdo ti ka qene lideri i jetes me intensive dhe te vrullshme te kombit shqiptar gjate gjithe ekzistences se tij. Emri i tij do lakohet tere jeten per te mira e te keqija dhe s'do kaloje shume e Hoxha do jete nje Ali Pashe i dyte por 10 here me madheshtor se i pari.

Ata qe kakarisin per te si zotrote i ngjajne pak sorrave qe vijne e ikin, kurse Hoxha do kujtohet per jete. Kot nuk thone......

"5 vjet do me qani, 5 vjet do me shani, tere jeten do me kujtoni".
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Ata qe bene historine:

Vellezer dhe Motra ;
Shoke dhe Shoqe ;
Zonjusha/Zonja dhe Zoterinje


Do te ishte mire sikur ketu , ne kete vend te flasim/shkruajme per ata qe e bene historine kombetare shqiptare.
Shkurter apo gjate me argumente historike.
Mos te merremi me njeri tjetrin !
Mos te merremi me paragjykime !
Mos te merremi me gjykime qe jane :
pa baza , pa argumente , dhe ne fund ofenduese ndaj askujt ne pergjithesi , e ne vecanti ndaj njerezve ketu anetarë/anetare .

Zbatoni rregullat e Forumit , ne rradhe te pare zbatoni rregullat e miresjelljes njerezore te bazuara ne moralin dhe etiken njerezore.

Para se te jeni njerez virtual jeni njerez real !
Ju faliminderit per mirekuptim.

Ja kalofshi si me se miri .

Sinqerisht
PrInCiPiEl
 

kastriot

Primus registratum
Re: Ata qe bene historine:

Fillimisht postuar nga kastriot:
[qb]
zogu3.jpg
[/qb]
Po sjell ketu nje pasazh mbi politiken e Mbretit Zog,nga libri i M.Wickers "The Albanian" duke ditur qe autorja eshte anetare e P.K.Greke.

Kastriot

126 THE ALBANIANS

....Italy. They favoured Catholic schools, and sought to introduce Italian as Albania's second language, an ambition not realized until 1933," Zog managed to hold the reins domestically, but he frequently complained that his fate was to be served by either fools or knaves. 'If intelligent and energetic, they are rogues,' he lamented, 'if honest, they are either incompetent or idle."7
In order to extend his direct control throughout the entire country, Zog placed great emphasis on the construction of roads. These would aid not only trade but also the collection of taxes in previously inaccessible areas. To accelerate the abolition of banditry and blood-feuds, the remote outlying valleys were opened up by a programme of road-building. This involved cutting into the sides of the mountains with a series of serpentine zig-zags, a form of road construction which was very labour-intensive. In order to recruit labour, every male Albanian over the age of 16 years was legally bound to give ten days' free labour each year to the state. If he did not wish to do the work himself, he had to pay someone else to do it for him. Zog also toyed with the idea of land reform, but feared disturbing his close relationship with, and support from, the beys. Much of the fertile land of central and southern Albania was still in the hands of the large landowners, whilst freeholding was mostly limited to less desirable regions. The Agrarian Reform Law of April 1930 was aimed at remedying this situation. Every bey's land was to be divided into three parts: one-third to be left under his free control, provided he worked it to its full capacity; another third to be made inalienable, to prevent him or his successors from selling out and leaving his family destitute; and one-third to be expropriated by the government and resold on easy terms to the peasants. It appears, however, that too great a time elapsed between debating the reform, passing the law, and putting it into action. What few attempts took place to expropriate the land from the beys were frustrated by diverse means. When government officials went to Fier in Muzeqe to expropriate a certain area of land, they found that the owner had so subdivided it among various members of his numerous family by antedated deeds of sale or gift that there was nothing left to expropriate. The same thing happened near Tirana, whilst at Elbasan, on learning that grazing land was to be exempt from expropriations, a certain bey evicted his tenants, burned down their houses and turned to grass all the land they had formerly cultivated.18................

Shënim: kastriot ky postim doli dy(2) herë në mënyrë identike ,prandaj po e fshijë njërin postim - atë qe ndodhet në vazhdim.
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Ata qe bene historine:

Martin, Vërtetë do mbesnjë në histori E. Hoxha por vetem për të keq, si kriminel monstruoz, ashtu si Lenini, Stalini, Hitleri, Pol Poti, Kaligula, Ti etj. etj.
Historinë e kanë bërë edhe kriminelët - atë të keqen e më negativen dhe të dëmshmen.
Gëzohem që nuk ke fuqi, se e kishe bërë Shqipërinë skëterrë siç e ke shpirtin e ndërgjegjjen, dhe i kishe zhdukur dy të tretat e Shqiptarëve!
 
Top