Aston Martin Rapide paraqitet në Frankfurt

Albforumi

Primus registratum
Aston Martin Rapide paraqitet në Frankfurt

Aston-Martin-Rapid-300x187.jpg
Aston Martin ka zbuluar detajet dhe imazhet e para të modelit të ri Rapide, në panairin e automobilave që po mbahet këto ditë në Frankfurt. </p>


I ngjashëm me modelin Rapide Koncept i cili debutoi në vitin 2006 në Panairin e Automobilave në Amerikën Jugore, Aston Martini i ri veçohet për faktin se ka katër dyer. Me një enterier tejet interesant me drita të pastra të LED dhe me fellne 20 inç të bashkangjitura nga gomat e kompanisë së njohur Bridgestone Potenza, kjo veturë iu bënë të dukeni sikur jeni duke udhëtuar me ndonjë aeroplan luksoz.

Sa i përket interierit Rapide është i veshur me lëkurë ngjyrë lajthie dhe posedon katër ulëse me ngrohje elektronike, zërim të BeoSound i cili mund të lidhet me iPod dhe me USB, sistem navigacioni GPS si dhe i ofron shoferit ajër të kondicionuar. Përderisa, Rapide ka një bagazh prej 301 litrave, falë ulëseve të pasme elektronike të cilat mund të shtyhen para për 20 cm, bagazhi mund të rrit kapacitetin në 750 litra.</p>


I riu Aston Martin ka një motor V12 6.0 litërsh i cili prodhon 350kf dhe rrotullimet maksimale të motorit arrijnë në 600 Nm. I pajisur me transmision ZF me gjashtë shpejtësi, Rapide arrin që brenda 5.3 sekondave të arrin shpejtësinë prej 0-100 km/h, kurse shpejtësia maksimale thuhet të jetë 303 km/h. /InfoPress</p>




</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=654. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=654
 
Top