Asprina, armë e re e mundshme në luftën kundër kancerit - [Astrit Lulushi's Blog]

admin

Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Aspirina është ilaçi më i njohur – gjendet në kabinetet mjekësore në çdo familje në të gjithë botën – dhe prej saj mund të vijnë disa përfitime.

Përveç përdorimit kundër dhimbjeve, disa studime të kohëve të fundit kanë treguar se aspirina - qoftë edhe në doza të vogla për fëmijë ose për të rritur – mund të pakësojë 50 për qind rastet e vdekshmërisë nga kanceri gjatë përdorimit të një periudhe 10 vjeçare.
Megjithatë, studime të tjera kanë gjetur se aspirina nuk ka ndonjë efekt në pakësimin vdekshmërisë nga kanceri. Por një studim i ri në revistën e Instituti Kombëtar i Kancerit i hedh edhe një tjetër vështrim kësaj çështjeje.
Autorët thonë se kanë zbuluar se marrja e 1 aspirine në ditë mund të pakësojë rastet e vdekshmërisë nga kanceri, por jo në atë shkallë sa pretendojnë studimet e herëshme.
Por edhe kështu, ata thonë se studimi i tyre është një mbështetje shtesë për përfitimet e mundshme të aspirinës kundër kancerit.

b.gif
 
Top