Aspirina dhe lufta kundër kancerit - [Astrit Lulushi's Blog]

admin

Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Aspirina është ilaçi më i përgjithshëm. Marrja e saj është kthyer në një rit të përditshëm. Thuajse çdo familja i mban ato në kabinetin e barnave - dhe bëjnë mirë sepse ekziston një mundësi shpresëdhënëse se aspirina lufton kancerin. Vetëm në Shtetet e Bashkuara, gati 1/3 e amerikanëve në moshë mesatare marrin rregullisht aspirinë për të ndihmuar parandalimin e goditjeve në zemër e në tru.
Por një grup studimesh të reja botuar në revistën mjekësore britanike Lancet tregon se aspirina mund t’i mbrojë njerëzit edhe nga një tjetër vrasës.Dihet prej kohësh se aspirina pakëson rrezikun e kancerit të zorrës së trashë. Por studimet e reja thonë se aspirina mund të ulë edhe rrezikun e prekjes nga kanceret në mushkëri, stomak, prostatë, mitër dhe vezore
Në rezultatet e tyre, autorët thonë se personat që marrin 1 aspirinë në ditë kanë më pak të ngjarë të preken ose të vdesin nga kanceri. Por ata sugjerojnë se për të ndjerë përfitimet e aspirinës, personi duhen t’a marrë atë çdo ditë për vite me radhë – nëse merr doza të ulta, duhen të paktën 5 vjet; dhe në doza më të larta, çdo ditë nga një pilulë, duhen 3 vjet.
Megjithatë, ekspertët tërheqin vërejtjen se këto rezultatet nuk janë përfundimtare dhe se studime të tjera tregojnë se marrja e aspirinës çdo ditë nuk sjell ndonjë përfitim kundër kancerit. Gjithashtu, aspirina mund të ketë efekte anësore, përfshi gjakderdhje të brendshme.

b.gif
 
Top