Askush nuk di gjë për macet persiane

Albforumi

Primus registratum
Askush nuk di gjë për macet persiane

persian_cats.jpg

nga Xixëllonja

Askush nuk di gjë për macet persiane
Nuk di apo sduhet të dijë? Jo, sduhet të dijë është përgjigjja , në asnjë mënyre jo nëse keto mace jetojnë ne Iranin e sotëm të z.Ahmadijenad e obërrtarëve te tij.
Sensacion burgosjeje  alternuar me spazma periodike lirie të jep kjo ngjarje. No one knows about persian cats është tamam si nëpër metropolitanat e nëndheshme që mezi pret dritën e diellit, aty ku dhe hapësira merr një dimension tjetër. Stë bën ta quash as film as dokumentar, duket sikur do ta largoja qëllimisht vërtetësinë e afërt që te përcjell. Është thjesht një histori, një copë jete e treguar me mjetet moderne te teknologjisë. Nuk ka skenar, aktorët sjanë profesionistë. Ata janë të rinj si ne, kanë ëndrra si ne, ngjajnë me secilin moshatar  të tyre ne cdo cep të botës, e duan globalizmin por më shume se një term ekonomik globalizmi për ta ështe një urë që bashkon njerëzit e nevojat e përbashkëta . Duan të argëtohen, të dashurohen, të jetojnë pa kushte , të vendosin vetë.  Por të kërkosh këto gjëra fondamentale sot në vendin e Omar Khajami-t është baraz me vdekjen dhe anullimin e qenies, e ska buletin lajmesh,artikull, media që të më detyrojë të marr një pozicion kundërshtues politically correct. Jo jo skam nevojë për fjalë banale gazetarësh e politikanësh mashtrues për tu bindur se një diktaturë përvec se te vret fizikisht te shkatërron si shpirt e qenie menduese. Duhet të na mjaftojnë protestat e mijëra njerëzve në sheshe e gjaku nëpër rrugë e jo fakti në ka apo jo armë kimike për të deklasuar një vend në terrorist apo jo.
Ashkan e Negar (ne art Take it Easy Hospital ) janë dy të rinj qe përvec dashurise per njëri tjetrin kanë një dashuri ndoshta dhe më të madhe atë per muzikën e ënderrojne koncerte te mbushur plot me njerëz. Por sipas regjimit ajo smund të këndojë sepse është femër e muzika Indie që ata bëjnë është muzikë perëndimore e nuk lejohet me ligj (seç ka reminishenca me një te kaluar tonën! ) Duke qenë realistë e të bindur se nuk e ndryshojne dot situatën vendosin që të largohen për në Londer, me shpresën për të dhënë ne mëmëdheun e revolucioneve muzikore koncerte. I duhen ama dhe pjesëtarë te tjere per të kompletuar banden e tyre. Nisin kështu një udhëtim në Teheran-in e nëndheshëm, modern, të festave private, por dhe në Teheran-in e qindra grupeve Indie-Rock që i kalojne ditët nëpër dhoma me dritare te mbyllyra, me instrumente të gjetura me zor kushedi ku kontrabandë, të izoluar se mos i dëgjoje kush e i spiunon në polici, bile shumë nga ata kanë kaluar të paktën njëherë nga burgjet. Dëshmite janë të vërteta, dialogjet janë të momentit. As protagonistët e as regjizori Bahman Ghobadi skanë kohë (skanë leje as për të xhiruar) të kuriozojnë shikuesin në mënyrë diabolike, ta devijojnë. Këto lloj prodhimesh nuk jane bërë për tu parë me pop-corn në duar, me indiferencën e rradhës të ndonjërit që është mësuar të shohë veç Made in Hollywood. Këtu ska llustra përkundrazi të duhet të jesh llustraxhi vetë prandaj nëse sjeni mësuar ti bëni duart pis as mos e merrni mundimin ta shikoni. Përfundimi i filmit ecën me të njëjtën shpejtësi që ecën dhe nevoja urgjente për të gjetur pjesëtarët e bandës e pasaportat me viza në tregun e zi. Fillon në mënyrë të pavetëdijshme ta gjesh veten të përfshirë në këtë vorbullë pengesash e problemesh, ajo telekamerë bëhet syri jot e ai sy do të shikojë në çdo cep të errët. Me gjithë jo perfeksionin që ka ky film të merr më shume se sa ai kolosali që ke pare dje, që dreqi ta hajë e ke kuptuar që në dhjetë minutat e para se si do mbarojë, kush është i keqi e kush do fitojë! Po macet persiane ama se ke idenë se si do perfundojnë, është sikur te parashikosh të nesërmen. Ndërgjegja që po luftojnë kundër një sistemi të fortifikuar të frikëson, përzierja muzikë-dhunë-erë mbytëse-dashuri-diktaturë-përpjekje-rini janë më shumë se elemente kinematografike. Janë realitete të largëta, por jo dhe aq. Talenti i këtyre të rinjve që shkon përtej shijeve muzikore te secilit (ndërsa shkruaj psh.Beirut me shoqëron) smund të të lërë indiferent, si mund të të lërë indiferent arti? Sado mundohem, nuk gjej ndonjë mënyrë tjetër më të mirë për të përshkruar këtë jetë se sa arti. E të bësh art nëndhe, nën pranga, nën kërcënim është e njëjta gjë me ata revolucionarët atje lart që luftojnë haptazi bishat. Këto mace persiane aq të cmueshme, të shtrenjta janë simbolikisht rinia qe nuk ul kokën e nuk dorëzohet para atyre që duan ti injektojnë shpirtin, ata sfidojnë dhunën, shtypjen me muzikë. Janë si ajo gruaja me perçe (sic thotë regjizori) që e kanë mbuluar me zor për ti fshehur bukurinë. Sikur të mjaftonin vetëm dëshirat për të ndryshuar gjërat do të kisha dashur shumë të ndërroja fundin e filmit por kjo botë sështe ajo e Lizës në botën e çudirave dhe e vetmja gjë që mund të bëj është ti ritregoj këtë histori atyre që se dinë me shpresën e një zinxhiri me hallka vërtetësie.

Filma të lidhur e këshilla te tjera për tu bërë pis:
Persepolis (ne vitin 2007 Kandidat për Oscar, çmimi i jurise ne Cannes )nga Marjane Satrapi (autorja smund te kthehet ne atdhe per shak te ketij filmi)
The Circle (ne vitin 2000 Luani i Arte ne Venezia) nga Jafar Panahi  (autori gjendet i burgosur për pjesëmarrjen e tij në protestat kundër regjimit)

2.jpg

Archiviato in:Kinema, Lart & Poshtë Tagged: Kinema, recension, Xixëllonja
4338
4338
4338
4338
4338
b.gif

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=4338

Top