ASHAK: Enciklopedia maqedonase përmban frymë antishqiptare
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka reaguar për Enciklopedinë maqedonase e cila fyente kombin shqiptar. Përmes një deklarete për shtyp Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës thekson se kjo enciklopedi përmban frymë dhe përmbajtje antishqiptare, e me këtë implikon zhvillime të mëtejme jo vetëm për rrethanat kulturore e shkencore në Maqedoni e në rajon, po edhe për zhvillimet ndëretnike. Shpërdorimi i Enciklopedisë dhe enciklopedizmit për llogari të paragjykimeve etnike mund të jetë vetëm rezultat i urrejtjes dhe të mbjellë urrejtje, thuhet në deklaratën e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22673. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22673
![PristinaKosova.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.shqipmedia.com%2Fwp-content%2Fuploads%2F2009%2F09%2FPristinaKosova.jpg&hash=86a22086458e502918d36f6b707af49d)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22673. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22673