Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe momentet që do të mbahen mend
Rasti i armëve të dëmtimit në masë
Në prezantimin e arsyeve të luftës në Irak, ish-sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell paraqiti në një seancë të posaçme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së arsyet në bazë të të cilave duhet të kryhej sulmi. Mes provave ishin disa fotografi të vendeve ku mendohej se Sadami po krijonte armët e dëmtimit në masë si dhe një shishe me antraks. Kjo seancë luajti rol të dorës së parë në konfl iktin që ka marrë qindra mijëra jetë njerëzish në Irak.

Mandati për Izraelin
Dy vjet pas ratifi kimit të Kartës së OKB-së në vitin 1945, Asambleja e Përgjithshme dhe sekretari i përgjithshëm, Trygve Lie, krijuan një komitet të posaçëm prej 11 ambasadorësh, për të vendosur në lidhje me të ardhmen e Palestinës dhe të qindra mijëra hebrenjve të shpërngulur gjatë Holokaustit. Komiteti rekomandoi se pas një periudhe tranzicioni prej dy vitesh, Palestina do të “shndërrohej në një shtet arab të pavarur, një shtet hebre të pavarur dhe qyteti i Jerusalemit do të mbeste brenda një bashkimi ekonomik”. Në vitin 1948, u krijua shteti hebre pas shumë kundërshtimesh nga vendet arabe dhe mosmarrëveshjeve mes forcave të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një konfl ikt që vazhdon në rajon edhe sot e kësaj dite.

Përballja me agresorin
Në prag të Luftës së Ftohtë, delegati sovjetik, Andrei Vyshinsky, i njohur për shpërthimet e tij të gjata ndaj Kombeve të Bashkuara, mbajti një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme në një takim që u organizua në Paris. Para delegatëve të ndryshëm mes të cilëve edhe bashkëshortja e Presidentit Rusvelt, Eleonor, Vyshinski, akuzoi Shtetet e Bashkuara se po përgatiteshin për një luftë bërthamore me Bashkimin Sovjetik për shkakun e thjeshtë se Moska nuk kishte e pranuar që të bënte pjesë në një axhendë amerikane për ndalimin botëror të prodhimit të materialeve bërthamore. Vyshinski debatoi edhe me Britaninë e Madhe në lidhje me pushtimin e Indonezisë.

Bush dhe Kuba
Fjalimi i Bushit në Asamblenë e Përgjithshme në vitin 2006 bëri që delegacioni i Kubës të dilte nga salla. Kjo ndodhi sepse Bush tha se duke pasur parasysh se lideri kuban Kastro ishte i sëmurë, mendonte se tashmë sundimi i një diktatori të pamëshirshëm ishte drejt fundit dhe se populli i Kubës ishte i gatshëm për të fi tuar lirinë.

Avokati i djallit
Në podiumin e asamblesë, në fjalën që mbajti në vitin 2006, Presidenti i Venezuelës, Çavez, e quajti Bushin “djall” dhe u ankua madje për një aromë sulfuri që vinte në sallë (ngaqë djalli zakonisht thonë se vjen erë sulfuri)

Ulërima e Ahmadinexhadit
Në vitin 2007, në lidhje me çështjen ambicies bërthamore të Iranit, Ahmadinexhad ulëriti në podiumin e Asamblesë së Përgjithshme, duke thënë se në fakt ata që pretendonin se ishin viktima janë agresorët, pasi Shtetet e Bashkuara kishin ngritur nëpër botë burgje të fshehta, rrëmbenin njerëz dhe ekzekutonin njerëz pa i dënuar.

Idhujt e Idi Amin
Presidenti i Ugandës, Idi Amin Dada, drejtuesi i organizatës së Bashkimit Afrikan, në një nga seancat e takimeve të Asamblesë së Përgjithshme e “lëvdoi” Kryeministrin britanik të kohës, Eduard Heath, duke e krahasuar me Hitlerin. Vetë Amin u bë i famshëm përmes mënyrave se si i ekzekutonte kundërshtarët e tij politikë dhe tani, ky njeri po akuzonte liderë të tjerë. Në fakt, ndërsa të gjithë në sallë hapën sytë për këtë krahasim, pas pak çastesh Idi u përmend dhe kërkoi falje, sepse në vend të Hitlerit kishte dashur që të thoshte Çurçill.

Ftesat e Butros Ghalit
Në një nga takimet e Asamblesë së Përgjithshme, sekretari i përgjithshëm, Butros Butros Ghal, refuzoi që ti dërgonin një ftesë për festimet e 50-vjetorit të organizatës, ish-sekretarit të saj, Kurt Waldheim, i cili në mesin e viteve 80 u akuzua për vrasje nga Komisioni i Krimeve të Luftës për rolin e tij si një ofi cer zbulimi në shërbim të nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për të shpëtuar nga keqkuptimet, Ghali nuk i bëri ftesë as ish-sekretarit tjetër, Perez de Cuellar, i vetmi ish-sekretar që ishte ende gjallë. Ky i fundit nuk mori pjesë dhe tha se e kuptonte kolegun.

Kur Hrushovi gjuajti me këpucë
Ditën e tij të fundit të qëndrimit të Nju Jork me rastin e takimit të Asamblesë së Përgjithshme në vitin 1960, lideri sovjetik, Nikita Hrushov, u nxeh nga fjalët e një delegati nga Filipinet që tha se Europa Lindore ishte një vend ku shkeleshin të drejtat civile dhe politike dhe se këto vende, në njëfarë mënyre “ishin gëlltitur” nga Bashkimi Sovjetik. Ajo çka ndodhi më pas është komentuar gjatë dhe me pak fjalë situata ishte e tillë: Hrushovi fi llimisht i ra tryezës me grushte dhe më pas hoqi këpucën, një këpucë pa lidhëse, dhe i ra tavolinës derisa arriti që të tërhiqte vëmendjen e të gjithë të pranishmëve në sallë. Si ia arriti qëllimit tha: “Ishte shumë gallatë. OKB-ja është një lloj Parlamenti, ku pakicës i duhet të përpiqet që të bjerë në sy dhe këtë e bën me mënyra nga më të ndryshmet”.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23037. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23037