AS@N - PRAKTIKA PER STUDENTET!!! - VERE 2006

stil

Primus registratum
AS@N - PRAKTIKA PER STUDENTET!!! - VERE 2006

RIKTHIM dhe PUNESIM - KORRIK/GUSHT 2006!!

Qe edhe pushimet e veres te jene produktive, AS@N u mundeson studenteve shqiptare qe studiojne jashte vendit, te kryejne praktika pune ne institucione dhe kompani ne Shqiperi.

Ne permbushje te disa prej objektivave kryesore mbi te cilat eshte themeluar Rrjeti i Studenteve Shqiptare ne Bote (AS@N), sic jane mundesia e krijimit te nje ure komunikimi ndermjet studenteve dhe institucioneve publike dhe private, mundesia e shkembimit te eksperiencave, krijimi dhe optimizimi i marredhenieve te studenteve qe studiojne jashte vendit me realitetin shqiptar dhe me subjektet aktore ne Shqiperi, krijimi i mundesive lehtesuese per rikthimin e studenteve, etj, AS@N KRIJON MUNDESINE PER TE GJITHE STUDENTET SHQIPTARE QE STUDIOJNE JASHTE VENDIT, TE KRYEJNE PRAKTIKA PUNE (INTERNSHIP-E) NE SHQIPERI.

AS@N fton te gjithe studentet te behen pjese te iniciatives “RIKTHIM DHE PUNESIM”, duke zgjedhur te kryejne Internship-e si ne Institucionet Publike ashtu edhe ne ato private. Aspektet pozitive te kesaj iniciative do te kene te bejne, jo vetem me eksperiencen e vlefshme te punes se qe studentet do te marrin ne vendin e tyre dhe qe do t’i afroje ata me realitetin e fushes perkatese ne Shqiperi, por edhe me vete institucionet dhe bizneset private, te cilet do te kene mundesine, jo vetem te krijojne kontakte te reja me nje potencial kaq te vlefshem, por edhe te shkembejne eksperienca dhe know how me studentet qe do te jene pjese e kesaj iniciative.

Praktikat e organizuara nga AS@N, do te kene nje kohezgjatje variabel sipas kerkesave te vete studenteve nga 2 deri ne 6 jave, duke filluar prej dates 15 Korrik 2006.

Ne faqen e internetit te AS@N (www.asan.net.al) do te gjeni informacion te vazhdueshem per vendet e percaktuara, menyren e aplikimit, shperblimin perkates te studenteve. Numri i mundesive per te kryer praktika do te vazhdoje te azhornohet nderkohe qe kompanite/institucionet do te sjellin informacion mbi kerkesat e tyre.

Duke shpresuar te shihemi se shpejti ne Shqiperi, ju ftojme te beheni pjese e kesaj inciative!

<font color="red"> Na vizitoni ne www.asan.net.al per te pare azhornimin e perditshem te numrit dhe llojit te praktikave. </font>
 

Geodrome

Primus registratum
Re: AS@N - PRAKTIKA PER STUDENTET!!! - VERE 2006

Pershendetje,

vizitova faqen e internshipeve dhe disa jane me pagese disa jane pa pagese.

ju lutem mund te me shpjegoni si funksionon
 

komino

Valoris scriptorum
Re: AS@N - PRAKTIKA PER STUDENTET!!! - VERE 2006

e sheh sa mire i ben konkurenca zhvillimit

te njejtat pyetje si per albstudent (qe ne fakt nuk moren pergjigje)

Cilat jane kushtet minimale qe garanton as@n per praktikantet????????

edhe dicka tjeter,
si behet seleksionimi i praktikanteve ne administraten publike? Ka ngjashmeri me konkurset e punesimit ne AP?
 

ASAN

Primus registratum
Re: AS@N - PRAKTIKA PER STUDENTET!!! - VERE 2006

Internshipet ne administraten publike kane nje pagese prej 50 Euro ne dy jave ose 100 Euro ne muaj.

Internshipet ne bizneset private jane me pagese ose jo ne varesi te biznesit.

Por i rendesishem eshte fakti qe studentet kane mundesi te marrin eksperience dhe te njihen me ate cfare i pret nese vendosin te kthehen ne Shqiperi pas studimeve.

Ju urojme suksese,

www.asan.net.al
 

Geodrome

Primus registratum
Re: AS@N - PRAKTIKA PER STUDENTET!!! - VERE 2006

Me duket se te rinjte e te rejat shqiptare nuk kane interes te punojne as ne shtet e as ne privat.

studiohet ne evrope dhe amerike dhe megjitheate, nuk ka interes apo kulture internshipi... e cuditeshme.

shume miq te mi ankohen pse nuk gjejne pune, nuk njohin njeri, s'e dine si funksionon. ata nuk kishin keto mundesi perpara... besoj kjo do te bente diferencen
 

stil

Primus registratum
Re: AS@N - PRAKTIKA PER STUDENTET!!! - VERE 2006

Pershendetje Geodrome!

Per te te kundershtuar pak ne piken ku thua se "te rinjte e te rejat shqiptare nuk kane interes te punojne as ne shtet e as ne privat", kam kenaqesine te te njoftoj qe kerkesat per internshipe ne www.asan.net.al jane te shumta dhe shtohen cdo dite.

Eshte e vertete qe kjo mundesi per te kryer internshipe nuk ka qene me pare dhe mendoj se ky eshte nje hap shume i madh perpara per lidhjen e studenteve me realitetin shqiptar, keshtu qe jane te gjithe te mirepritur te vazhdojne te vizitojne faqen e internetit, pasi shtohen cdo dite mundesite per te kryer internship-e si ne sektorin publik, ashtu edhe ne ate privat.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: AS@N - PRAKTIKA PER STUDENTET!!! - VERE 2006

vendosa te vij ne shqiperi per nje muaj

me gjeni dot nje stazh qe te jete paksa "soft"

sektori mund te jete, marketing apo planifikim e administrim personeli.
 

Geodrome

Primus registratum
Re: AS@N - PRAKTIKA PER STUDENTET!!! - VERE 2006

Shiko listen tek www.asan.net.al

soft - mos e ke fjalen per pune per 'dembela' /pf/images/graemlins/laugh.gif, bej shaka

tung tung
 

komino

Valoris scriptorum
Re: AS@N - PRAKTIKA PER STUDENTET!!! - VERE 2006

po po per dembela e kam fjalen /pf/images/graemlins/wink.gif
 

stil

Primus registratum
Re: AS@N - PRAKTIKA PER STUDENTET!!! - VERE 2006

Jane shtuar disa praktika ne listen e atyre qe ishin para disa ditesh, nese s'ke gjetur akoma ndonje qe te pershtatet, hidhi prape nje sy /pf/images/graemlins/wink.gif listes tek www.asan.net.al
 

komino

Valoris scriptorum
Re: AS@N - PRAKTIKA PER STUDENTET!!! - VERE 2006

Problemi eshte se aty nuk ka nje pershkrim te aktivitetit qe do te kryhet. Pa kete, eshte thjesht nje shprehje interesi dhe jo informacion.
 

stil

Primus registratum
Re: AS@N - PRAKTIKA PER STUDENTET!!! - VERE 2006

informacioni eshte i detajuar per cdo praktike ne formularin perkates. informacionet e pergjithshme ndodhen ne websiten e pergjithshem.
 
Top