Universal
AnonymouS
As mesha në greqisht, as syre kuranore në arabisht. Që prej Gjon Buzukut kemi shqipen për ritet fetare
Nuk mund të ketë Kishë Autoqefale Shqiptare pa përdorimin e gjuhës shqipe – thotë Moikom Zeqo në një intervistë botuar sot në DITA.“Kisha Autoqefale Shqiptare pikën më substanciale të vetvetes veç të tjerave ka edhe faktin që është Kishë e shqiptarëve dhe se gjuha amtare shqipe është primati kryesor edhe për përkthimin e librave biblikë apo dhe atyre liturgjikë. Të tëra kishat e mëvetëshme të krishtera në botë e respektojnë gjuhën amtare të popujve ku ato janë strukturuar. Në Greqi flitet greqisht, në Rumani rumanisht, në Bullgari bullgarisht, në Rusi rusisht, në Armeni armenisht, në kishën kopte koptisht etj. Pse vallë nuk duhet të flitet shqip në Kishën Autoqefale Shqiptare? – pyet ai.
Moikomi shton se “vetë Jezu Krishti ka predikuar në gjuhën aramaike të vjetër. Ai nuk ka folur as greqisht as latinisht”.“Zhvillimi i krishterimit botëror si një fe e shumë popujve në këtë planet, bëri që Bibla e Shenjtë të flitet në gjuhët adekuate amtare të popujve. S’ka pse të bëjmë ne shqiptarët një përjashtim” – thotë ai për DITA
Më poshtë një pjesë nga intervista që mund të lexohet sot e plotë në DITA:Moikom Zeqo: Procesi i vendosjes së gjuhës shqipe në kishën e krishterë ka nja traditë gati gjashtë shekullore. Të mos harrojmë se libri i parë në gjuhën shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut i botuar në vitin 1555 nuk qe thjesht një subjekt përkthimi, por qe një tekst i përdorimit praktik për ritet dhe liturgjitë e kishës së krishterë. Pra është përdorur si i tillë.Këtu kemi që në zanafillë idenë e një Kishe Autoqefale Shqiptare. Kjo koincidon me epokën e Reformës, kur Martin Luteri përktheu Biblën e Shenjtë në gjermanisht. Edhe kisha e Anglisë i kryente ritet e saj në gjuhën angleze sepse Bibla e Mbretit Xhejms në anglisht e përcaktonte një gjë të tillë.Nuk mund të ketë Kishë Autoqefale Shqiptare pa përdorimin e gjuhës shqipe. Gjuha shqipe është edhe një detyrim kushtetues (këtë nuk e them unë, por e thotë Kushtetuta e Shqipërisë) për të gjitha institucionet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, pra edhe për institucionet fetare.Shikoni, edhe Papa i Romës flet para besimtarëve të tij në Romë, i drejtohet detyrimisht në gjuhën italiane, ndonëse ai nuk është italian, por është argjentinas. Kështu që, çështja e gjuhës amtare të shqipes në Kishën Autoqefale Shqiptare është një nga gjërat më të vetëkuptueshme dhe më të pakundërshtueshmet dot. Dua të shtoj këtu edhe një mendim tjetër.Edhe këndimi i sureve kuranorë me altoparlant në xhamitë e Tiranës në gjuhën arabe nuk më duket i drejtë. Duhet që edhe ato të kenë përkthimet alternative shqipe.
/Albania News