Krijimi i nje koncepti te ri "art bizantin" vis-a-vis art i krishtere i jep te drejte te padiskutueshme eskspertizes se Puzanoves si themeluese e kesaj displine. Po ashtu nuk mund te mohohen edhe hulumtimet e Z. M. Velo per kontributin madhor te shqiptareve ne ate pjese te artit qe pershtetet ne definicion dhe kohe me nocionin me lart.
Sidoqofte, as Zj.Puzanova (po te qe gjalle) si zor te merrte persiper te ekstrapoloje origjinalitetin ne kontributin artistik te shqiptareve nga periudha "bizantine" ne periudha te tjera me te hershme historike. Por z. Velo e merrka!
Arkeologet dhe "historianet" shqiptare po preferokan moden, ne vend te shkences. Nuk luftohet per te lidhur pjeset e rebusit dhe gjetur te verteten, por se kush do te beje me shume zhurme si dishepull i trendit me te fundit, qe sigurisht nuk has ne kundeshtime me autoritetin shkencor fqinjor!
Shqiperia ka qene e mbushur plote e perplote me vepra bizantine, sidomos kisha, keshtjella, ura dhe pika ruajtese te Egnatise. Fatkeqsisht keto vepra kane mbijetuar ne minimum per shkak te luftrave, pakujdesise, shnderimit te tyre ne dic tjeter, vjetersise dhe manise se udhehqjeve shqiptare qe te mos tregojne asnje far interesi.
Nuk ka qytet shqiptar qe te mos ket nje veper bizantine, akoma edhe qytete si Tirana qe ne kohen e Bizantit as qe ekzistonte si emer!
Vepra bizantine ekzistojne gjithandej por i ka mbuluar dheu, betoni i pallateve, dhe asfalti i rrugeve!
Shumica e keshtjellave shqiptare e kane datlindjen ne shekujt e fundit te hegjemonise bizantine mbi trevat shqiptare (psh. Petrela, Kruja, Gjirokastra etj.) por nga luftrat e shumta restaurimet qe jane bere mbi to pothuajse i kane cveshur nga cdo pasuri bizantine.
Ne kete moment te vetmet vende ku mund te marresh sadopak nje shije bizantine besoj se jane Voskopoja (ku duhet shenuar se shume vepra gabimisht i referohen kohes bizantine, megjithate ato kane pasqyritet bizantin, por ka edhe te kohes bizantine) dhe disa germadha kishash ne Durres (megjithese kishat e para te Durresit e kane zanafillen qysh ne shekujt romake m.K.).
Sigurisht duhet te ekzistojne edhe dhjetra vepra te tjera per te cilat publiku shqiptar as qe ka marre lajmerimin me te vogel!