Arti për të sharë?!(a)
E shara është art?!
A mund të jetë e shara një mënyrë për të pasur të drejtë?
Meriton vërtet kaq vëmendje, e shara? Por, nëse themi vërtet, a nuk biem në njëlloj kundërshtie të maskuar e cila nga ana tjetër zbulon tek fjala “vërtet” një lidhje të saj farefisnie me vërtetësinë, ose edhe me të vërtetën e një çasti, në këtë rast pyetja sërish bëhet:
Cili është roli i të sharës, zbulimi apo fshehja e së vërtetës?
Nëse përballesh me dikë, e nga një tekë e rastit, zbulon se është i paedukuar, pa kulturën e duhur, njeri vulgar, mangësi që e xhveshin nga mundësia për të zhvilluar një bisedë qetësisht dhe momenti kur e zbulon, rezulton i vonët sepse tashmë, rrjedha e bisedës është futur në një shtrat të sharash, çfarë ndodh? Si veproni? Duhet në këtë rast ndonjë “marifet”, ose e thënë, sikundër titulli i temës, art i veçantë për mbajtur njërin nga qëndrimet e mundëshme; të mos përzjehesh, të mos biesh brenda në të njëjtin llum dhe kur një shprese e tillë kalëron në pamundësi, futeni në po atë rrjedhë, por pikërisht aty kuptoni se duhet vërtet art që të dalësh mbanë, jo t’ia dalësh mbanë, natyrisht edhe t’ia dalësh mbanë, si një mendim i trishtë që pushton çdo njeri me dinjitet, që nuk i lejon vetes të tilla aksidente, përveçse të detyruara.
Pra, si e gjykoni veten në atë rast?
Përgjigjeni me të njëjtën gjuhë, apo përdorni një fjalor çfardo, mjaft që të jenë të shara, apo e vetmja përgjigje që jepni përkufizohet me “pa fjalë”, pasojë e hutimit, pa u futur në rrethanat që e shkaktojnë atë, e ndoshta ikën i fyer, kokëulur, ose me një tërbim që i zhyt mendimet në ujrat e pendesës, i shprehur; “ah, kur nuk i thashë këtë apo atë gjë”, por ndodh edhe që ia kthen me një gjuhë të “spikatur” e kjo do të thotë se të sharat janë të ngulura diku në mendjen tonë dhe presin vetëm rastin kur të përballen me diçka që u shkon përshtat, diçka si vetja, një rast të jashtëm.
Zbulojmë që nuk ndryshojmë kushedi-çë nga vulgari.
Ndoshta kuptojmë një natyrë tjetër që e mbart e shara; sheshon çdo nivel, barazon...në një ndoshta tjetër bëhet më e kuptueshme idea. I qënë dëshmitar i një skene të tillë, midis dy personash diametralisht të kundërt, shpesh argëton “publikun” ku edhe ti bën pjesë, por shpesh ndodh që ndërhyn, e kap për krahu atë që ti e gjykon më me mend dhe i pëshpërit: përse e ul veten deri aty?
Përfytyrojmë se nuk ka dëshmitarë: Kush e fiton këtë “ndeshje” në nivel të barabartë?
a - titullin e kam marrë nga libri i Schopenhauer-it “Arti për të sharë”. Pjesë e një serie traktatesh të botuara pas vdekjes.