Arti dhe shendeti mendor

b.k.

Primus registratum
Arti dhe shendeti mendor

Aftesia shprehese e atyre qe vuajne nga semundjet mendore apo kane aftesi te kufizuara, eshte e jashtezakonshme dhe shpesh transformohet ne forma qe jo cdokush eshte i afte te zoteroj.

Me kthehen nder mend fjalet e nje mikut tim:

"nuk eshte se ata nuk jane ne gjendje te komunikojne, jemi ne [njerezit 'normale'] qe shpesh nuk duam apo nuk mundemi ti kuptojme."


Po filloj kete teme me nje poezi te shkruar nga nje femer autiste:


In a room without windows, in the company of shadows,
You know they won't forget you, they'll take you in,
Emotionally shattered, don't ask if it mattered,
Don't let it upset you, just start again.


In a world under glass, can you watch the world pass,
And nobody can touch you; you think you are safe,
But the wind can blow cold, in the depths of your soul,
Where you think nothing can hurt you till it is too late.

Run till you drop, do you know how to stop?
All the people walk right pass you, you wave goodbye.
They all merely smiled, for you looked like a child,
Never thought that they’d upset you, they saw you cry.

So take advice, don't question the experts.
Don’t think twice, you just might listen,
Run and hide, to the corners of your mind, alone,
Like a nobody nowhere.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Arti dhe shendeti mendor

un desha qe kjo teme te ishte ART THERAPY. pra arti si metode terapike :goofy:
 

b.k.

Primus registratum
Re: Arti dhe shendeti mendor

Tema nuk perjashton sygjerimin. Mund te flitet per cfaredolloj lidhje qe egziston midis artit dhe shendetit mendor. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Arti dhe shendeti mendor

po per mundesine terapike te artit si shprehje e identittetit personal per Traumat te shkaktuara nga humbja apo mosgjetja e Identittetit Shoqeror /pf/images/graemlins/laugh.gif ?
 

Silvin

Primus registratum
Re: Arti dhe shendeti mendor

Fillimisht postuar nga **** Darlington Delarge:
[qb] po per mundesine terapike te artit si shprehje e identittetit personal per Traumat te shkaktuara nga humbja apo mosgjetja e Identittetit Shoqeror /pf/images/graemlins/laugh.gif ? [/qb]
Lidhja qe ka arti me semundjet mendore eshte si lidhja qe ka dita me naten( d.m.th fillon njera-mbaron tjetra,por ka dhe raste qe dita behet nate si ne eklips...). Eshte opinion i perhaper ne mes te mjekeve qe pacientet skizofren duke pasur aftesi te alteruara te perceptimit te shqisave zoterojne nje talent per pikture, sidomos arti impresionist. Siç e dine shume veta vet Vincent van Gogh ka vuajtur nga skicofrenia dhe mendohet se nje nga arsyet e suksesit te tij ka qene edhe kjo. Pra nje i çmendur mund te behet artist imire sikurse nje artist i mire mund te çmendet! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Arti dhe shendeti mendor

megjithate pyetja ime ishte paksa me ndryshe dhe me specifike Howler, meqse e cituat /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Silvin

Primus registratum
Re: Arti dhe shendeti mendor

Fillimisht postuar nga **** Darlington Delarge:
[qb] megjithate pyetja ime ishte paksa me ndryshe dhe me specifike Howler, meqse e cituat /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Keni te drejte Mr. Darlington.
Duke u kthyer tek pyetja qe bete mund te them se arti si terapi mund te perdoret tek ata paciente qe vuajne nga psikoza te natyrave te ndryshme, sepse ata akoma jane ne gjendje te arsyetojne dhe te kuptojne ate qe po bejne. Nepermjet piktures shprehin subkoshiencen e tyre, mbase edhe arsyen e traumes.

Kurse, tek skizofrenet problemi behet me i komplikuar ,sepse vet natyra e patologjise eshte me e rende dhe deri me sot ende e pasherueshme. Ne praktik, ata thjesht pasqyrojne ne tablo pjese nga haluçinacionet e tyre vizive, nuk kane nje qellim ne vetvete. Nese me lejohet te citoj Shakespear-in:

"Hamleti"-Akti II skena II nga dialogu i Polonit:
"O mbret,O mbretereshe, kur shpjegojme se ç'eshte madheshtia dhe detyra, pse dita eshte dite,nata nate,e koha kohe, nuke bejme tjeter veçse humbasim naten, diten, kohen...Flas shkurt:bujari bir ju eshte i marre;I marre, them; po ç'eshte marrezia? I marri eshte i marre e s'ke ç'ti thuash;E leme, pra, kete shpjegim menjane."
 

abs

nuk e di...
Re: Arti dhe shendeti mendor

Fillimisht postuar nga Triny:

"nuk eshte se ata nuk jane ne gjendje te komunikojne, jemi ne [njerezit 'normale'] qe shpesh nuk duam apo nuk mundemi ti kuptojme."
Para pak kohe ne nje bisede me nje Socialpedagog Gjerman, i cili ishte dhe muzikant, tregoi disa raste kur kishte punu me fmi me t meta fizike e mendore, se nje nga ato, qe s`i afrohej kerkujt ( ishte fmi i nje familie intelektuale dhe e pasur gjermane) vetem nepermjet muzikes ishte lidh pjeserisht me te.
Biles tha ai, ky fmi filloi te bie pianos pa i msu kurre notat. Nepermjet lojes se muzikes shprehte pjeserisht ndienjat. ( atij, sic tha ky, i kishte mungu dashuria qysh beb ).
 

Silvin

Primus registratum
Re: Arti dhe shendeti mendor

[/QUOTE]Para pak kohe ne nje bisede me nje Socialpedagog Gjerman, i cili ishte dhe muzikant, tregoi disa raste kur kishte punu me fmi me t meta fizike e mendore, se nje nga ato, qe s`i afrohej kerkujt ( ishte fmi i nje familie intelektuale dhe e pasur gjermane) vetem nepermjet muzikes ishte lidh pjeserisht me te.
Biles tha ai, ky fmi filloi te bie pianos pa i msu kurre notat. Nepermjet lojes se muzikes shprehte pjeserisht ndienjat. ( atij, sic tha ky, i kishte mungu dashuria qysh beb ). [/QB][/QUOTE]

Ai femije do te kete qene autistik. Autizmi eshte semundje e lindur qe i bene njerezit hipersensibel dhe te mbyllur ne vetvete. Shpesh keta njerez kane aftesi psikike te jashtezakonshme, nuk jane raste te rralla ku keta njerez jane ne gjendje te behen muzikante, piktore biles edhe shkencetare te medhenj. nuk eshte semundje mendore tipike, sepse njeriu eshte i afte te kuptoje seç ndodhe perreth tij dhe veç kesaj kane deshire te njihen me boten edhe pse patologjia e tyre i pengon ta bejne kete.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Arti dhe shendeti mendor

Njerezit me mangesi mendore, natyrisht flas gjithnje per mangesi te nje perqindjeje jo shume te larte, shpesh tregojne se kane disa kanale komunikimi te preferuar. Keto kanale zakonisht nuk jane kurre kanale konvencionale, por pothuajse gjithnje jane forma komunikimi artistike. Pra eshte shume me e mundur qe nje person me mangesi mendore te shprehet nepermjet muzikes, piktures apo forma te tjera arti, sesa te shprehet ne menyren me te zakonshme te komunikimt, domethene fjala.
 
Top