Arsyet pse femrat më shpejt vendosin për seks

Universal

AnonymouS
Gjithmonë na ka interesuar se çfarë ndikon tek femrat që më lehtë të futen në seks, ja disa prej përgjigjeve.

1. Femrat shpesh ndjejnë presion për të pasur seks, për shkakun se mendojnë se "të gjithë bëjnë një gjë të tillë". Por, kjo nuk është fare e vërtetë. Hulumtimet në të cilat kishin marrë pjesë shumë njerëz të moshave dhe gjinive të ndryshme tregojnë se ata më shumë mburren se sa që e bëjnë një gjë të tillë. Rezultati është se, femrat mendojnë se hyrja në marrëdhënie seksuale është gjë e zakonshme.

2. Femrat mendojnë se edhe të bërit dashuri sjell deri tek një lidhje. Gjatë një hulumtimi më shumë se gjysma e femrave kanë deklaruar se seksi është rruga deri tek një lidhje serioze. Mirëpo, në shumicën e rasteve sa më lehtë të vini deri tek seksi, aq më të pakët janë gjasat se ajo lidhje do të zgjasë.

3. Femrat shpesh besojnë se duhet testuar kiminë seksuale për të qenë të sigurta në ‘kompatibilitetin seksual’ me mashkullin e tyre.

4. Një nga hulumtimet ka treguar se femrat në moshë gjithnjë e më tepër mendojnë për seks dhe më shpesh u ekspozohen aferave. /Telegrafi/
 
Last edited by a moderator:

joetisti_

Locus omnem
Edhe u dashka qe lidhja te zgjase, pa seks. Eshte njelloj si te thuash qe, qe te te shtohen parate s'duhet t'i prishesh. Dhe mendo po te mos i prishesh tere jeten cfare varrimi madheshtor do te te bejne me ato para qe do te jene bere shume :)

Femres i imponohet ideja per lidhjen, kurse per seksin e ka natyrore. Por femra, ashtu si edhe mashkulli(pasi edhe ai 'sulmohet' per te bere dicka jashte asaj qe eshte per t'u bere) eshte ne kontakt te vazhdueshem me ulje-ngritjet ne jete dhe e ka mesuar tashme si duhet vepruar. E kam fjalen per kete kohe qe jetojme sepse cdo kohe do nje reagim te ndryshem.

Nje lidhje serioze s'e percakton as dhenia shume as dhenia mangut e seksit.
 
Top