Arsimi i lartë në një gajasje masive injorance

Albforumi

Primus registratum
Arsimi i lartë në një gajasje masive injorance

Arsimi i lartë në një gajasje masive injorance

Oltion Rrumbullaku

Tentative bruto e nje artikulli qe do cohet per botim keto dite

Arsimi i lartë në Shqipëri po fiton reputacionin e një akademizmi të paditur dhe kërkimi shkencor që nuk ekziston. Mashtrimi në arsimin e lartë shqiptar mbetet i gjithanshëm me çudira që shkojnë nga kopjimet në provime, plagjarizëm amator deri tek diplomat e falsifikura.

Këto elementë janë të pranishëm në çdo institucion, dhe shoqërohen me nxitje të munguara, mungesë kontrolli për sjelljen akademike dhe mospasjen e mekanizmave të kontrollit për studimet akademike. Mjafton të shkruash disa faqe material dhe mund të të pranohet në të gjitha revistat apo konferencat shkencore.  Është krejt e kuptueshme që pedagogët avancojnë në titujt e tyre vetëm sipas numrit të pseudo-punimeve shkencore dhe jo në bazë të cilësisë së tyre. Promovimi në nivelet e sipërme të formimit akademik arrihet pa shumë RIGOUR akademik. Po ashtu profesorati ekzistues nuk është penalizuar ndonjëherë për plagjarizëm, as nuk ndikon që të japë një shembull pozitiv tek brezi i ri i pedagogëve.

Ndikimet e këtij mosfunksimi të arsimit të lartë mund të jenë të konsiderueshme. Rritja në masë të gjërë e problemeve në sektorin publik të arsimit, dhe sidomos falsiteti i përhapur i arsimit privat e kanë vënë në një diskutim shumë të madh besueshmërinë e diplomave në Shqipëri.

Shumica e profesoratit në këto vite është e orientuar drejt fitimit të parasë së shpejtë, dhe në mënyrën më të lehtë. Ka shumë të tillë që thjesht botojnë të njëjtin libër me qindra dhe mijëra kopje, merren me bizneset e tyre private apo marrin pjesë nëpër borde apo projekte dhe thuajse harrojnë totalisht përgjegjësinë e tyre për ti trashëguar njohuri brezit të ri. Ky është një përfitim personal afatshkurtër, por që dëmton shumë aspekte të nivelit të përgatitjes në afatgjatë.

Më së fundi plani diabolik i Ministrisë së Arsimit për të dobësuar arsimin e lartë publik filloi të marrë trajtat e dukshme të zbatimit. Në anën tjetër një pjesë e universiteteve publike (përfshirë aty ku bëj pjesë) janë thuajse tërësisht indiferentë ndaj asaj që mund të ndikojë kaq fort mbi to. Ka halle të tjera që janë momentalisht më të rëndësishme për pjesën më të madhe të pedagogëve që janë në një garë të ethshme me njëri-tjetrin se kush e kush ti ketë lëndët përkatëse në vitet me të poshtme të shkollimit, se kush e kush të krijojë lëndë nga hiçi duke mënjanuar ato që tashmë kanë një eksperiencë pozitive, se kush e kush në një mundësi idilike të kish mundësi që ndonjë lëndë të viteve të fundit të shkollimit ta cojë në vitin e parë, dhe në skutat më të errëta të ëndrrës papandehur realizon një transferim të lëndës në gjimnaz dhe nga dy mijë libra që mund të shiteshin në vitin e parë të fakultetit, ëndërronin dhjetë mijë libra të shitura në të gjitha gjimnazet e Shqipërisë. E cte keqe ka që të gjithë gjimnazistët e Shqipërisë të merrnin njohuri nga një lëndë që përgjithsisht kryhet në një vit të katërt arsimor në një fakultet. Asnjë gjë të keqe, përvec faktit që është krejtësisht e panevojshme. Kjo është pak a shumë meraku dhe gjezdisja apo bezdisja kryesore e e një pjese të pedagogëve në universitetet publik që kanë harruar se c´është kërkimi shkencor. I gjithë mundi dhe zotësia e tyre është përqëndruar në shtytjen e lëndëve të tyre në vitet më të para të arsimit në universitet, aty ku shiten më shumë libra, dhe aty ku librat shiten më shtrenjtë, dhe aty ku nderet janë më të shpeshta. Lëndë të tjera më të nevojshme, por të mbetura në duar më pak të interesuara, më pak të vjetra në moshë, mund të mbeten në vitet e fundit, por shumë shpesh mund të mbeten jashtë listave të lëndëve të përcaktuara nga luftërat masonike midis profesorëve, dhe kontributi i tyre del jashtë loje. Pra, një pedagog-profesor i cili është i sukseshëm në këto përcapje drejt procesit të Bolonjës, mund të arrijë të sigurojë të njëjtën lëndë në dy apo tre shkallë formimi (trevjecar, më pas dyvjecar, e prapë dyvjecar), ndërsa ideja e një procesi formimi të plotë me njohuri shumëngjyrëshe në një formim profesional mbeten një element rastësor. Në këto raste kemi gajasje të përzgjatura të përfituesve nga një reformë kaotike që shtron dukshëm rrugën për certifikimin e paaftësisë dhe në arsimin publik. Në këtë rast në perceptimin tim, mungon jashtëzakonisht vizioni për të krijuar një formim solid, praktik dhe që i nevojitet profesionistëve të ardhshëm në fushat përkatëse. Si përfundim, në mënyrë të rastësishme, Ministria e Arsimit i ka hapur punë Universiteteve publike nëpërmjet programeve të reja që duhet të krijojnë dhe pa pasur ndonjë pengesë tjetër mund të zhvillojë planet djallëzore për fuqizimin e arsimit privat.

Në qoftë se shohim nga ana e sistemit privat, duhet të kemi një gjë të qartë të gjithë. Shteti shqiptar, si një shtet me fonde të kufizuara buxhetore, do ketë në këtë moment dhe gjithmonë do të ketë vështirësi për të financuar ashtu sic duhet arsimin publik, imagjinoni po të shtojmë arsimin privat. Duke shqyrtuar literaturën në lidhje me arsimin privat, vihet re shumë qartë që persona të interesuar në Ministrinë e Arsimit kanë kërkuar me shumë dëshirë modele të cuditshme të një bashkëfinancimi publik-privat dhe së fundi kanë gjetur një model ameriko-latin të zbatuar në Kili. Pra, pas një kërkimi në dyqind shtete, u gjet një apo disa shtete që kanë sajuar një model hibrid, apo hemafrodit që teknikisht mund të sjellë rezultate të papritura.

Injoranca është një gjendje e mungesës së njohurive dhe informimit. Ministria e Arsimit i ka lënë autonomi Universiteteve Publike që të përshtasin kurrikulat e tyre në një kaos total. Përgjithësisht kanë prevaluar zgjedhja e kurrikulave që thjesht kanë nevojë për tu përkthyer në shqip, por që janë krejtësisht jashtë realitetit të njohurive dhe informimit për praktikën në Shqipëri. Janë zgjedhur ato që kryesisht nuk ndihmojnë aspak përmbushjen e mungesës së njohurive dhe informimit që u duhen profesionistëve në Shqipëri. Pra, janë zgjedhur ato që nxisin injorancën nëpërmjet një gajasje masive të atyre që do ushqejnë këtë injorancë.

Nga ana tjetër arsimi privat nuk ka ndonjë shqetësim për elementë të tillë. I vetmi shqetësim për pjesën dërrmuese të universiteteve private në Shqipëri është arkëtimi i parave nga studentët. Nuk ka rëndësi bërja e mësimit, nuk ka rëndësi pjesëmarrja e studentëve, nuk ka rëndësi mënyra e vlerësimit, nuk ka aspak rëndësi marrja e njohurive, rëndësi ka pagimi i cmimit, pagimi i taksës për të marrë një diplomë të lehtë, pagimi i një takse për të vërtetuar injorancën.

Pra, kjo taksë injorance, përvec se rëndon dukshëm paguesit e saj, nuk sjell asnjë përfitim …

Shpërndaje.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1436

Top