Arritjet e Shqipërisë, reporterët e KE-së vijnë në Tiranë 3-5 nëntor
TIRANË- Këshilli i Europës ka njoftuar se në datën 3-5 nëntor mbërrijnë në vendin tonë Jako Laakso (nga Finlanda) dhe David Uillshir (Mbretëria e Bashkuar, bashkë-raportuesit për Shqipërinë në Komisionit e Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE).

Sipas njoftimit të KE-së, bashkëraportuesit do të vijnë me një tjetër mision faktmbledhës për të parë nga afër respektimin e detyrimeve dhe angazhimeve nga ana e Shqipërisë sipas detyrimeve të Këshillit të Europës. Pas vizitës ata do të finalizojnë një raport, i cili do të debatohet në seancë plenare janar të PACE-(25-29 janar vitit 2010).

Axhenda e takimeve parashikohet të jetë e ngjeshur, pasi janë planifikuar intervista e takime me Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Kryetarin e Parlamentit, ministrin e Punëve të Jashtme, të Brendshëm dhe Drejtësisë, dhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Bashkë-raportuesit gjithashtu do të takohen me kryetarët e bashkive të qyteteve, përfshirë Tiranën dhe Shkodër, si dhe përfaqësues të minoritetit malazez. Së fundi, ata do të mbajnë diskutime me përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, gjatë një vizite që është planifikuar të zhvillohet në një burg.

30 tetor
Statusi i Shqipërisë, Berisha takon Merkel: Gjermania, jo pengesë

TIRANË – Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Gjermania s’do të bëhet pengesë për shqyrtimin e statutit të Shqipëri për vend kandidat i BE-së. Ai bërë këtë deklaratë pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel. I pyetur nga gazetaret, Berisha tha se bojktoi i opozites ka ndikuar ne opinionin e europianeve per Shqiperine.

Në faqen zyrtare të Kryeministrisë shkruhet se “Kancelaria gjermane Angela Merkel e siguroi Kryeministrin Berisha se do të bëjë të gjitha përpjekjet për zgjidhjen sa më të shpejtë të mundshme të problemit teknik lidhur me konstituimin e Parlamentit gjerman.”

Në mbledhjen e fundit të ministrave të jashtëm të BE-së nuk u ra dakord të nisin bisedimet për statusin e Shqipërisë dhe natyrisht Gjermania ishte një pengesë kryesore.

Por Kryeministri ynë ngulmon se kjo është vetëm një çështje teknike dhe jo politike. Sipas tij progres-raporti bëri vlerësime pozitive për Shqipërinë. “Mendoj se ministri i Jashtëm i Holandës e shpjegoi shumë qartë. Duhej Raport Progresi, në qoftë se bëhej fjalë për një problem politik, por në qoftë se bëhej fjalë për marrëdhënie që i përkasin qeverisë gjermane me parlamentin gjerman, ky është një problem kushtetues ligjor”, tha Berisha.

Në bazë të ligjeve gjermane, Gjykata Kushtetuese gjermane duhet ta konstituojë Parlamentin para çdo vendimi që ka të bëjë më Bashkimin Evropian.

Lidhur me bojkotin e opozitës, Berisha u shpreh se “është në një moment shumë të papërshtatshëm për vetë pamjen e vendit, por duke qenë një akt pa asnjë arsye ligjore nuk mund të bllokojë proceset që janë të një rëndësie kapitale për vendin”.

Analizë, pse po bllokohet Shqipëria

Çështja e Shqipërisë, duket se nuk eshte kaq e lehte per europianet. Konstituimi, eshte vetem nje argument bllokues. Shqyrtimi i aplikimit te Shqiperise, duhej të ishte një procedurë e shpejtë teknike, por fakti që po pengohet kaq shumë dhe po diskutohet kaq gjatë në Bashkimin Evropian, tregon se punët në vendin tonë janë më keq se sa mendohej.

Aplikimi i Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kërkesë kjo që duhej të kalonte pa asnjë problem te Komisioni, pasi është ai që do japë një opinion për këtë kërkesë. Megjithatë, ky hap krejt teknik është stërzgjatur dhe vendet e BE po e cilësojnë vendim politik kalimin e aplikimit te Komisioni Evropian.

Zgjedhjet dhe situata politike në Shqipëri duket se e kanë sjellë këtë situatë.

Mbledhja e Ministrave të Jashtëm të BE (dt. 27 tetor) pritej të diskutonte për këtë çështje. Në fillim, ministri i Jashtëm suedez, Karl Bildt tha se nuk ka probleme politike, por vetëm teknike.

Por ministri holandez ka deklaruar të kundërtën. Edhe ministri slloven tha se BE është e përçarë për këtë çeshtje.

Fakti që një problem teknik shihet me kaq shumë skepticizëm nga BE, duke theksuar sidomos zgjedhjet problematike, tregon situatën e rëndë politike ku ndodhet vendi.

‘Aplikimi i Shqipërisë u bë në një kohë që vendet anëtare ishin të ndara në opinionet e tyre lidhur me kohën e paraqitjes së tij. Në mbështetje të aktit të Shqipërisë kanë qenë vende si Greqia, Republika Çeki dhe Italia, ndërsa më hezitues kanë qenë Gjermania, Holanda, Britania e Madhe’

Eshte ministri i Jashtem suedez, Karl Bildt, i cili jep shenja riafrimi te Unionit kundrejt Tiranes zyrtare. Ne nje prononcim botuar ne BBC, duke folur pas një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, z.Bildt tha se procedurat e komplikuara të shqyrtimit të kërkesave të vendeve të ndryshme, sipas kushteve të Traktatit të Lisbonës, kanë bërë që aplikimi i Shqipërisë të mos jetë konsideruar ende nga BE-ja.

Sipas BBC-se, presidenca suedeze e Bashkimit Evropian thotë se vonesa në shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësi në BE nuk është për shkaqe politike, por vetëm teknike.

“E vetmja vonesë këtu ka qenë për faktin se parlamenti gjerman nuk është mbledhur ende dhe sipas kushteteve të Traktatit të Lisbonës ne kemi procedura më të komplikuar – konsultimin e parlamentateve në disa vende, përfshirë edhe vendin tim (Suedia), megjithëse ne nuk kemi pasur zgjedhje kohët e fundit, por gjermanët kanë pasur zgjedhje kohët e fundit,” tha zoti Bildt.

“Pra, është thjesht çështje teknike dhe nuk është politike,” vuri në dukje ai.

BE-ja vendosi para disa muajsh t’i ofrojë Islandës një procedurë të përshpejtuar të anëtarësimit menjëherë sapo ky vend bëri aplikimin.

Shqipëria e paraqiti aplikimin për të qenë vend kandidat i BE-së në prill të këtij viti, vetëm disa dite pasi hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asocimit.

U deshën dy vite qe kjo marrëveshje të ratifikohej nga të 27 Parlamentet e vendeve anëtare të BE-së.

Opozita në Shqipëri e konsideroi aplikimin e shpejtë si një veprim elektoral, sepse ai erdhi dy muaj para mbajtjes se zgjedhjeve politike.

Në rend të ditës të marrëdhënieve të Shqipërisë me BE-në është çështja e heqjes së vizave Shengen.

Shqipëria po përpiqet që të përfitojë sa më shpejt nga ky proces në vijim të vendimit që Komisioni Evropian ka marrë tashmë për heqjen e vizave duke filluar nga fillimi i vitit 2010 për Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë.(BBC)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25180. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25180