Arrin në 2. 837 numri i të vdekurve nga gripi i derrave

Arrin në 2. 837 numri i të vdekurve nga gripi i derrave

gripi_iderave-300x238.jpg
<p class="wp-caption-text">Arrin në 2. 837 numri i të vdekurve nga gripi i derrave, Foto: AFP</p>


Gripi i derrave ka shkaktuar deri tani vdekjen e të paktën 2,837 personave në të gjithë botën, por ndërkohë nuk po shfaq më forma të rënda të sëmundjes si më parë dhe virusi H1N1 nuk ka pësuar ndryshime, deklaroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Agjencia e OKB-së për shëndetin publik botëror po vëzhgon nga afër virusin, i njohur gjerësisht si virusi i gripit të derrave, për të zbuluar çdo ndryshim të mundshëm të tij, që do të ishte një sinjal se sëmundja do të bëhej më vdekjeprurëse. “Nuk ka asnjë perceptim se virusi ka ndryshuar”, deklaroi zëdhënësi i OBSH-së, Gregory Hartl në një konferencë shtypi. “Numri i rasteve fatale po rritet, pasi po rritet edhe numri i personave të prekur nga virusi”, shtoi ai.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22204. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22204
 
Top