Arrestohet Roman Polanski

Arrestohet Roman Polanski

Roman.jpg

Regjisori Roman Polanski është ndaluar nga policia zvicerane pas një urdhërarresti amerikan të lëshuar para 31 vjetësh, njoftojnë autoritetet e Festivalit të Filmit në Cyrih.

Organizuesit thanë se 76-vjeçari u ndalua nga policia të shtunën, kur ksihte shkuar në Zvicër nga Franca për të marrë një çmim për punën e tij shumë vjeçare.

Zoti Polanski pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 13 vjeçare në 1977, por ai u largua në Francë para se të dënohej.

Regjisori me origjinë polake nuk ka shkuar në SHBA për më shumë se 30 vjet. Ai madje nuk ka filmuar as në Britani të Madhe nga frika e ekstradimit.

Oskari që atij iu dha në 2002 për filmin The Pianist u mor nga Harrison Ford.

Organizuesit e festivalit të Filmit në Cyrih thanë se arrestimi i tij kishte shkaktuar “shok dhe zhgënjim”, por se ata do të vazhdojnë me planet që kishin për të bërë një retrospektivë të veprës disa vjeçare të regjisorit.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1022. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1022

Top