Arrestohet ne Maqedoni i shumekerkuari Lul Berisha

Arrestohet ne Maqedoni i shumekerkuari Lul Berisha

Arrestohet ne Maqedoni i shumekerkuari Lulzim Berisha. Biznesmeni, kreu i nje organizate kriminale

Ora 16:15
Nga Elona Mamushi


TETOVE/TIRANE (6 Prill)-Eshte arrestuar ne Maqedoni i shumekerkuari i drejtesise shqiptare Lulzim Berisha. Arrestimi i Lul Berishes, per te cilin ekzistonte nje mandat arresti nderkombetar, eshte bere mesditen e sotme ne Tetove fale nje bashkepunimi mes policise maqedonase dhe asaj shqiptare. Arrestimi i tij eshte konfirmuar edhe nga policia shqiptare, ndersa behet e ditur se policia maqedone e mbante ate nen mbikqyrje prej disa ditesh dhe ne pranga kane rene edhe disa persona qe e shoqeronin ate.

Biznesmeni Lul Berisha eshte kreu i nje organizate kriminale, 6 pjestare te se ciles u arrestuan muajin e kaluar, ndersa vete biznesmeni Berisha se bashku me 2 bashkepunetoret e tij me te ngushte u shpall ne kerkim.

Te konsideruar si “sundimtare” prej 10 vitesh te qytetit te Durresit, ata ishin vene prej kohesh nen hetime te cilat u finalizuan ne 19 mars me goditjen e kesaj organizate, te perbere nga dy krahe kundershtare; njeri i drejtuar nga biznesmeni Berisha dhe tjetri nga Indrit Dokle.

Berisha, Dokle dhe Klodian Saliu (I vrare) akuzohen per “krijim, organizim dhe drejtim te grupit te strukturuar kriminal, per vrasje, trafik nderkombetar droge, armesh dhe prostitucion".

Banda fillimisht drejtohej nga Lulezim Berisha dhe Klodian Saliu. Nga nje mosmarreveshje banda u nda. Klodian Saliu u vra ne vitin 2005, pas nje prite ne autostraden Tirane-Durres. Ekzekutoret e tij ende nuk jane identifikuar, por hetuesit hedhin dyshime mbi Berishen, i cili u ka shpetuar prangave te policise dhe mendohet se fshihet jashte shtetit. Sipas policise dhe prokurorise, “sundimtaret” e Durresit bashkepunonin mes tyre ne arste te caktuara, pavaresisht kontradiktave qe kishin.

(/BalkanWeb)

Ore ju njerez te nderuar komunist.Ça mund te bej me shume nje qeveri ne drejtim te krimit se kjo aktualja???
Apo skeni goje e flisni si Ngjela kot me kot.rrini e mbyllni gojen e dilni e thurrni levdata Berishes se po shkaterron gjithe bandat e ndertuara nga komunistet.
 
Top