Vetem pak kohe pasi mori pafajesine nga Gjykata e Tiranes, kreu i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka perfunduar ne pranga per te njejtat akuza, por per nje tjeter ndertim ne qender te qytetit.
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te prokurorise per “Panorama Online” dhe mësohet se urdhëri i ndalimit është firmosur nga prokurori Ramadan Troci, prokurori qe arrestoi edhe ish guvernatorin e BSH-se, Ardian Fullani.
Akuza është ajo e shperdorimit te detyres dhe falsifikimit te dokumenteve, per një pallat 11 katësh që po ndërtohet në zonën e Vlorës. Bashke me Gjiken eshte arrestuar edhe shefja e zyres se Urbanistikes, ne Bashki dhe nje shtetas, biznesmen ndertimi, identifikuar si Artur Haxhi.
Kujtojme se vetem pak kohe me pare, pas nje procesi te gjate, Gjykata vendosi te lere te lire kryebashkiakun e qytetit bregdetar. Më 27 nëntor gjykata e Tiranës e shpalli të pafajshëm për akuzën e falsifikimit të lejeve të ndërtimit të dy godinave njëra në lagjen ‘Pavarësia’ dhe tjetra në bulevardin qëndror Vlorë-Skelë, në vendin e quajtur “Tre Rasat”.
Panorama