Arrestohet gjatë aktit të dashurisë
nga GAZETA PANORAMA sot.
Arrestohet gjatë aktit të dashurisë
Zbulohet baza e prostitucionit, policia aksion te liqeni Artificial
FLORENC BAKILLARI
Një operacion antitrafik i policisë së Tiranës zbuloi një bazë prostitucioni në kryeqytet dhe realizoi goditjen e saj, në kohën kur njëra prej vajzave ndodhej duke kryer marrëdhënie seksuale me klientin e saj.
Klienti i radhës sapo kishte paguar shumën e kërkuar, 20 mijë lekë të reja, dhe kishte hyrë në dhomën ku e priste vajza kur ka mbërritur policia. Efektiva të shumta të sektorit të Antitrafiqeve në policinë e Tiranës, organizuan mesnatën e së shtunës një operacion në zonën e liqenit artificial të kryeqytetit. Drita Zyla, 37 vjeçe, ka rënë në pranga me akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”. Menjëherë pas të dyshuarës si tutore e prostitutave, është arrestuar edhe bashkëpunëtori i dyshuar i saj, taksisti Jemin Halilaj, 35 vjeç. Vajza 17-vjeçare me iniciale A.M., është ndaluar në polici me akuzën e “ushtrimit të prostitucionit”, ndërsa pronarja e hotelit ku ndodhi ngjarja, është marrë e pandehur për akuzën e “vënies në përdorim të ambienteve për shfrytëzim prostitucioni”. Forcat e policisë kanë sekuestruar hotelin, 20 mijë lekët e paguara nga klienti i pafat, taksinë me targa TR 7628 K, si dhe pesë aparate celularë.
Prostitucioni
Mjaftonte një telefonatë për të siguruar një vajzë 17 apo 20-vjeçare për një natë. Sipas hetimeve të policisë, shuma financiare që duhej paguar varionte nga 5 mijë lekë të reja deri në 300 euro, në varësi të moshës së vajzës dhe bukurisë së saj. Pasi fiksohej orari, çmimi dhe vendi, një taksi çonte vajzën tek klienti. Policia ka zbuluar një rrjet që shfrytëzonte për qëllime prostitucioni të paktën pesë vajza, disa prej tyre të mitura. Pas arrestimit të dy personave të parë, policia tha se aksioni mund të pasohet me të tjera arrestime. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë pohuan se sektori i Antitrafiqeve ka arrestuar pranë kodrave të liqenit artificial, në afërsi të Kopshtit Zoologjik, Drita Sylën dhe Jemin Halilajn. Syla dhe Halialj dyshohet se shfrytëzonin në rrethana rënduese një vajzë 17-vjeçare, për qëllime prostitucioni. 17-vjeçareja u gjet në një nga dhomat e hotelit pranë Kopshtit Botanik së bashku me një klient, i cili pasi kishte paguar Drita Sylën, do të kryente marrëdhënie seksuale me të miturën.
Goditje nga makina
Gjendet i vdekur roja i aeroportit
TIRANE - Aksidentohet dhe hidhet në kanal punonjësi 43-vjeçar i një firme private në Rinas. Një makinë ka goditur 43-vjeçarin Sadi Sula, ndërsa viktima ka qenë duke udhëtuar me biçikletë. Goditja ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të rojës. Trupi pa jetë i Sadi Sulës është gjetur mëngjesin e djeshëm nga policia, në rrugën që të çon për në aeroportin e Rinasit. Sipas burimeve zyrtare nga policia, kufoma kishte dëmtime të shumta në kokë dhe trup. Dëmtimet në trup, sipas hetimeve, i janë shkaktuar 43-vjeçarit si pasojë e goditjeve të forta që ka marrë nga makina. Pak metra më tutje policia gjeti edhe një biçikletë që i përkiste viktimës. Sipas ekspertëve mjeko-ligjorë, shkak i vdekjes së 43-vjeçarit është një aksident. Sula duhet të jetë përplasur nga një makinë, ndërsa shkonte në punë me biçikletë, çka i ka shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme. Identifikimi i tij është bërë i mundur nga një dokument që i është gjendur në xhepin e pasmë të pantallonave. Ndërkohë që policia ka filluar hetimet për gjetjen e shkaktarit të aksidentit me pasojë vdekjen. Ky person, sipas policisë, rrezikon akuzën e vrasjes dhe largimit nga vendi i krimit.
Vdiq në maternitet
Foshnja në plehra, zbulohen prindërit
TIRANE-Zbulohen prindërit e foshnjës së porsalindur, që u gjet e hedhur në plehra tri ditë më parë në afërsi të Arshivës së Shtetit. Policia dhe Prokuroria e Tiranës, pasi kanë marrë në pyetje personelin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, kanë evidentuar lindjet dhe vdekjet e fundit të fëmijëve të porsalindur. Policia ka zbuluar se në datë 16 qershor në maternitetin pranë stacionit të trenit bashkëshortja e Aurel T., nga Sukthi, kishte lindur dy binjakë. Por katër ditë më pas, në 20 qershor 2006, njëri nga binjakët rezulton të ketë vdekur pas disa problemeve shëndetësore. Nëna e re nga Sukthi kishte lindur në muajin e tetë të shtatzënisë, vetëm pas ndërhyrjes kirurgjikale. Pasi njëra nga foshnjat ka vdekur, mjekët e kanë dorëzuar trupin tek familjarët. Policia dyshon se njëri prej të afërmve, e ka hedhur fëmijën në plehra për të kursyer paratë e varrimit. Burime nga policia pohuan se babai i fëmijës është marrë në pyetje. Mëngjesin e 21 qershorit, një i ri që mblidhte kanaçe gjeti në një nga kazanët e mbeturinave përballë Arshivës të Shtetit trupin pa jetë të porsalindurit.
Pranga Klodian Sallakut e Florian Shahinit
Nisen nga Durrësi, kapen me 3 kile kokainë në Itali
SAVONA – Dy shqiptarë u arrestuan nga policia italiane, teksa po transportonin tri kilogramë kokainë, e cila dyshohet të ketë mbërritur në Itali, pasi është nisur nga Porti i Durrësit. Sipas mediave italiane, arrestimet janë bërë në qytetin e Savonës, ku skuadra mobile e këtij qyteti ka vënë në pranga Floran Shahinin dhe Klodian Sallakun. Sipas policisë italiane, dy të arrestuarit kanë thënë se ishin nga Durrësi, madje se ishin nisur prej këtij qyteti para se të mbërrinin në Itali. Hetuesit e çështjes kanë pohuar se lënda narkotike që u është gjetur dy shqiptarëve kap një vlerë më të lartë se 45 mijë euro. Ndërkaq, gjatë kontrollit që u është bërë të arrestuarve, janë gjetur edhe 2 mijë euro kesh, të cilat, sipas policisë, do të përdoreshin nga dy shqiptarët për shpenzimet e udhëtimit nga Shqipëria në Itali dhe më pas në destinacionin konkret të ngarkesës narkotike. Mediat italiane shkruanin dje se telefonat celularë të dy shqiptarëve i sekuestruan, me qëllim zbulimin e numrave të personave që prisnin drogën në Itali. Veç kësaj, dy të arrestuarit janë marrë në pyetje për disa orë, rreth personave që do të merrnin drogën në dorëzim, pas mbërritjes së saj në qytetin e Savonës. Policia ka deklaruar se kokaina ishte fshehur në një ngarkesë konfeksionesh, ku u gjetën 18 pako, të cilat pasi janë peshuar, kanë rezultuar në masën 3 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.