Arrestohen mjekët ne Meksike, shisnin bebe të sapolindura
Të gjithë të arrestuarit përballen me akuzat për krim të organizuar, rrëmbim dhe abuzim me të mitur. Autoritetet në Meksikë kanë arrestuar 3 mjekë, 1 infermiere dhe një recepsionist të cilët dyshohet se vidhnin dhe shisnin foshnje të sapolindura. Në pranga kanë përfunduar edhe një çift bashkëshortësh dhe një grua, të cilët kishin blerë fëmijë për 1120 $.
Të gjithë të arrestuarit përballen me akuzat për krim të organizuar, rrëmbim dhe abuzim me të mitur. Gjithçka nisi me historinë e Vanesa Kastijo, e cila nisi hetimet vetme, pasi mjekët kishin refuzuar ti jepnin certifikatën e vdekjes së vajzës së saj. Në mungesë të ndihmës së policisë, Vanesa kishte marrë në pyetje stafin e spitalit dhe gra të tjera që kishin lindur fëmijë të tyre derisa arriti të zbardhë të vërtetën.
Ajo mundi të takohej me vajzën e saj të vogël, Diana pasi kishte marrë një e-mail nga djali i mjekut që kishte rrëmbyer vajzën, në të cilën thuhej se fëmija ishte shëndoshë e mirë. Kjo provë u vu në dispozicion të policisë, të cilët pas gjetjes së vajzës së vogël, kanë nisur hetimet për zbulimin e rasteve të tjera të shitjes së fëmijëve./reuters/ </p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25995. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25995