Arrestohen 4 fundamentalist islam në Prizren

Arrestohen 4 fundamentalist islam në Prizren

police-kosove.jpg
Në një operacion policor të organizuar mirë Policia e Prizreni ka arrestuar 4 persona me dyshimin e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje. Bekim Kazi me orgjinë nga Dibra, shtetas amerikan, është arrestuar nga policia bashkë me Shaban Dilin, Bajram Berishëm dhe Ilaz Islamin. Arrestimi i tyre është bërë pas një proceduare hetimore, derisa në lokacionet e bastisura policia ka konfiskuar sasi të konsiderueshme armatimi, përfshi këtu edhe bomba të prodhimit jugosllav, kallashnikovë dhe sasi tjera municioni.
Burime brenda policisë kanë konfirmuar për RTK-në se në këtë operacion, përmes dhënies së informatave, ishte e involvuar edhe FBI.
Hetimet për këtë rast nuk janë mbyllur, ndërkohë që policia e rajonit të Prizrenit po punon në verifikimin dhe ekzaminimin e provave tjera materiale të gjetura në lokacionet e të dyshimtëve, për të dalë me rezultate konkrete.</p>


Po këto burime kanë konfirmuar se 4 të arrestuarit dyshohet ti përkasin sektit fetar Vehabi.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21818. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21818
 
Top