Ildri
Forumium maestatis

E cilësuar edhe si fatsjellëse për klubin bardhekaltër, pak minuta para orës 19:00, mbajtësi i saj, Juan Bernabe e kishte lëshuar në ajër për një ushtrim të mbrëmjes, por shpendi pas disa rrotullimeve është larguar deri mbi kodrat që kufizohen me qytetin.
Vetëm pas më tepër se një ore, Olimpia vendosi të kthehet tek mbajtësi i saj, duke kthyer njëkohësisht edhe gëzimin tek i gjithë populli lacial.
Thjesht një shaka e shqiponjës apo ndoshta një shenjë e keqe kjo për sezonin në vazhdim të Lacios.