Arratiset anija nga porti i Durresit
Arratiset anija me vajin e OLIM
Llambi Kallço
Arratiset nga porti i Durrësit anija “Pamissoss” me 2000 t vaj në llogari të firmës shqiptare OLIM. Ajo nuk u kap dot edhe pas ndjekjes nga vetë Guardia di Financa. Arratisja ka shkaktuar shumë zhurmë mes institucioneve shtetërore në Durrës. Sipas policisë, dogana, Autoriteti Portual dhe kapiteneria e portit nuk kanë reaguar në kohën e duhur për kapjen e anijes dhe zgjidhjen e problemit. Kurse prokuroria e Durrësit, nën drejtimin e zëvendësprokurorit, ka ngritur menjëherë një grup hetimi në lidhje me këtë çështje.
E mbetur për dhjetëra ditë në port, bllokimi i anijes ka nxitur pronarët e mallit, shoqërinë zviceriane “Glencore Ag” të kërkojë nga shteti shqiptar 500 mijë dollarë dëmshpërblim. Ndërkaq, pasi doli në ujërat ndërkombëtare, “Pamissoss” shkoi në Brindizi për t’u furnizuar me karburant dhe për të vazhduar udhëtimin.
***
Anija "Pamissoss", me flamur të huaj, e regjistruar në nisje në portin "Moroni", e cila kishte sjellë në portin e Durrësit një sasi prej 2000 t vaj të parafinuar për llogari të kompanisë OLIM, ka dalë pas mesnatës së djeshme në ujërat ndërkombëtare, duke i lënë lamtumirën, bashkë me tonët e vajit, portit shqiptar në të cilin qëndroi më shumë se dy muaj e bllokuar, në pritje të përfundimit të një gjyqi.
“Pamissoss” ishte e pozicionuar në distancën 1.4 milje në kuadratin 204 gradë në radën e portit detar të Durrësit dhe është larguar aty rreth orës 01.00 të natës, duke u gdhirë e diela. Kapiteni i saj ka vendosur të largohet nga porti i Durrësit në një mot të vështirë për lundrim, kur forca e dallgëve, sipas kapitenerisë së portit, arrinte në 6 ballë.
Sipas policisë së Durrësit, “Pamissoss” nuk po ruhej nga porti i Durrësit. “Kjo anije nuk ka qenë e specifikuar për ruajtje nga shërbimet e policisë kufitare dhe të migracionit. Duke pasur parasysh problemet që ka pasur ajo anije me doganën e Durrësit, është mbajtur në vëzhgim prioritar nga radari, duke u inkuadruar me shenjën e kryqit në ekranin e tij”.
Kapiteni i përgjithshëm i portit, Muharrem Trupja, tha për Shekullin se ndalimi i kësaj anijeje nuk ishte kompetencë e kapitenerisë, “e cila merret me veprimtarinë e ligjshme, në një kohë që kapiteni i anijes “Pamissoss” ka marrë një vendim të paligjshëm”.
Po sipas Trupjes, anija është larguar nga rada e portit detar të Durrësit në orën 01.00 dhe sinjalin e parë për largimin e paligjshëm të saj e ka dhënë distrikti detar i Durrësit i cili ka njoftuar kapitenerinë e portit të Durrësit. “Kjo e fundit ka kërkuar kontakt me radio me kapitenin e anijes “Pamissoss” për t’i kërkuar kthimin në radën e portit të Durrësit, por ky i fundit nuk i ka kthyer përgjigje kapitenerisë së portit. Anijet e distriktit detar të Durrësit e kanë pasur të pamundur ndjekjen e anijes “Pamissoss” në det të hapur për shkak të motit të rënduar dhe forcës së dallgëve me fuqi 5.6 ballë, në një kohë që dhe motovedetat e policisë kufitare nuk kanë shkuar më larg se rada e portit për të verifikuar largimin e saj”,-deklaroi ai.
Bllokimi
Anija që kishte ngarkesë malli 2000 t vaj të parafinuar për kompaninë Olim, u bllokua në portin e Durrësit në shtator 2005, pas konfliktit mes doganës së këtij porti dhe kompanisë OLIM për një borxh të papaguar që kjo e fundit, sipas doganës, ende nuk e kishte shlyer. Bllokimi i 2000 t vaj që i përkisnin të tretëve (kompanisë Glincore AG), bëri që anija të qëndronte me muaj në radën e portit të Durrësit, duke pritur zhvillimin e seancave gjyqësore.
Vetëm një javë më parë gjykata e Faktit në Durrës la në fuqi vendimin
që kishte marrë një muaj më parë, por që ish kthyer për rishqyrtim nga gjykata
e Apelit. E gjithë garancia pasurore e vënë nga ana e përfaqësuesve të kompanisë OLIM u konsiderua e rregullt, e barabartë me vlerën e detyrimit prej 3,5 milionë USD që dogana pretendon se ia ka borxh kompania e vajit. Në këto kushte kompanisë Olim i çelej drita jeshile për vazhdimin e aktivitetit dhe e drejta për të tërhequr 2000 t e vajit. Por, pasi dogana e çoi çështjen në gjykatën e Apelit, kjo e fundit, në vendimin e saj hodhi poshtë atë të gjykatës së Faktit në Durrës, duke mos njohur garancinë pasurore që kishte paraqitur kompania OLIM.
Dëmshpërblimi
Vetëm disa ditë më parë, shoqëria zviceriane që ka vajin, ka kërkuar nga gjykata e Durrësit të lejojë shkarkimin e ngarkesës. Duke kërkuar njëkohësisht nga shteti shqiptar edhe një dëmshpërblim prej 500 mijë dollarësh për vonesën e këtij shkarkimi. “Glencore Ag “ ka këmbëngulur se Olim ende nuk ishte bërë pronar i ngarkesës, kështu që shoqëria zviceriane nuk kishte ndonjë faj për bllokimin. E thirrur në gjykim, dogana e Durrësit ka mohuar se mbante në posedim mallin dhe ka shtuar se “Glencore Ag” mund ta merrte atë, po të donte.
Ndjekja
Guardia di Financa nuk e kapi dot
Sipas policisë së Durrësit, menjëherë pas identifikimit të ikjes së anijes “Pamissoss” nga ana e radistit është njoftuar salla operative e “Guardia di Financës”, ajo e policisë kufitare shqiptare, drejtoria e policisë së Durrësit, kapiteneria të cilat morën masat për ndjekjen e anijes.
Për shkak të kushteve të vështira në det, vetë Guardia di Financa nuk ka mundur të kërkojë për shumë kohë anijen, edhe pse e ka ndjekur atë. Në orën 04.56 mjeti i Guardia di Financës është kthyer në akuatoriumin e portit mbasi nuk mund të vazhdonte ndjekjen për shkak të kohës së keqe. Roja bregdetare nuk ka nxjerrë mjet lundrues për ndjekje sepse ato nuk ishin në gjendjen e duhur teknike.
Arratisja, u ndoq me radar
Sipas kapitenerisë së portit, lëvizja e anijes “Pamissoss” është mbajtur në vëzhgimin e radarit, sapo u vërtetua ikja e saj. Në orën 04.14 të mëngjesit të djeshëm ajo ka lundruar në distancën 26 milje nga porti i Durrësit, në kuadratin 281 gradë, ndërsa në orën 04.45 distanca e lundrimit ka qenë 28 milje, me kuadrat 279 gradë. Më vonë, pasi ka dalë nga ujërat ndërkombëtare, anija ka shkuar në Brindizi, për t’u furnizuar me karburant.