Re: Arqitektura Kompjuterike
Burim,
Një shpjegim për FETCH-DECODE-EXECUTE cycle
Ky cikël është automatik në proçesor
<ul type="square">
[*]proçesori duhet të dijë çfarë të ekzekutojë, prandaj duhet ta lexojë instruksionin nga kujtesa (memorja)
[*]që të dijë nga ta lexojë, proçesori përdor dy regjistra, por këtu po e thjeshtësojmë punën dhe i përmbledhim me regjistrin PC (Program Counter)
Në realitet, që të bësh llogaritje se çfarë po lexohet nga memorja, për t'i kuptuar mirë, mësohu të kryesh veprime matematike në sistemin me bazë 16 (hexadecimal)
Nuk të duhet t'i bësh këto llogaritje shumë gjatë, vetëm për pak kohë sa të kuptosh çfarë ndodh brend kompjuterit se të ndihmon më vonë kur studion sistemet e operimit (operating systems)
[*]pasi lexon njërin instruksion, proçesori i shton një regjistrit që tregon vendin nga duhet lexuar (PC := PC + 1)
Kjo bën që kur të vijë radha prapë për të lexuar një instruksion, proçesori nuk do lexojë përsëri të njëjtën gjë, por do vazhdojë një instruksion më poshtë
Shënim: instruksionet mund të jenë më shumë se një 'byte', prandaj numri që shtohet mund të jetë 2, 3, etj.
[*]Pas kësaj, proçesori interpreton se çfarë veprimi duhet kryer - operatori, p.sh. +, dhe operandët, i mbledhshmi i parë dhe i mbledhshmi i dytë - këta mund të jenë në memorje ose në regjistra të dhënash (data registers)
[*]tani që e di çfarë veprimi duhet kryer, proçesori e ekzekuton këtë veprim
[*]veprimi u krye, duhet marrë instruksioni tjetër, rifillon cikli me hapin e parë, LEXIMIN (FETCH)
[/list]