Armët e një femre? Joshje dhe siguri

Armët e një femre? Joshje dhe siguri

Modelja, aktorja, këngëtarja, shkrimtarja dhe prezantuesja e famshme zbulon të gjitha sekretet e saj të joshjes

Karmen Elektra është padiskutim një femër shumë seksi, që di si ti joshë meshkujt. E martuar dhe e divorcuar dy herë, aktualisht është duke shijuar një lidhje të re me muzikantin Rob Paterson. Ka qenë 3 herë vajza e kopertinës së revistës “Playboy”, ka veshur kostumin e kuq në telefilmin “Baywatch” dhe ka fituar një çmim “MTV Movie Award” për puthjen më të mirë, realizuar në filmin “Starsky & Hutch”.

Si mendoni ju, çfarë duhet të bëjë një femër që të duket seksi për një mashkull?
Për mua, fjalëkalimi është siguri! Nëse ke besim te vetja, atëherë je vërtet seksi. Kjo është shumë e rëndësishme për një femër: të ndihet vetvetja, të mos ketë komplekse dhe të komandojë të gjitha dhuntitë fizike.

Çfarë do të thotë joshje për ju?
Të brendshme seksi!

Kush është burri juaj ideal?
Pa diskutim i fejuari im. Dikush që më bën të qesh dhe që ka dëshirë për të më vështruar.

Ju tashmë jeni një “seks simbol”. Si ndiheni?
Më pëlqen të jem vërtet sensuale dhe joshëse, por në ditë të caktuara më mjafton që të ndihem thjesht femërore. Për mua dy aleatët e joshjes janë striptiza dhe të brendshmet.

Cila mendoni se është pjesa më sensuale e trupit tuaj?
I gjithë trupi im më pëlqen. Ndihem seksi dhe kam një forcë të madhe brenda vetes kur jam e lumtur, por edhe mirë me shëndet. Kujdesem për veten, ha mirë, merrem me sport, qetësohem duke bërë joga dhe pi shumë ujë. Është shumë e thjeshtë: nëse ti kujdesesh për trupin tënd në tërësi, atëherë sdo mend që do të shndrish edhe nga jashtë. Kjo të bën të parezistueshme.

Ndër shumë aktivitete që keni bërë në karrierën tuaj, veçohet edhe një video ku kryeni një stërvitje nëpërmjet veprimeve striptiste…
Vajzat që bëjnë striptizë, sipas mendimit tim, kanë trupat absolutisht më të bukur në botë. Arsyeja për të cilën striptizmi ka shumë sukses si një formë stërvitjeje, është fakti që bëhet e mërzitshme përsëritja e të njëjtave ushtrime çdo ditë. Është shumë e vështirë të ruash motivimin teksa vrapon çdo ditë në palestër. Ndër të tjera, është shumë e thjeshtë që të bësh striptizë edhe duke qëndruar në dhomën e gjumit.

Cila do të ishte këshilla për të bërë një striptizë shumë të mirë?
Balerinat që bëjnë striptizë vënë në lëvizje të gjithë muskujt e trupit. Një “streçing” i lehtë ashtu si e bëjnë ato është një ushtrim perfekt për muskujt. Më pëlqen ta bëj atë lëvizje, të shtrëngohet fort pas hekurit dhe më pas të bëj një rrotullim të plotë: është vërtet e jashtëzakonshme. Sa më shumë e bën, aq më shumë ndihesh e sigurt. Nëse dëshiron mund të provosh ta përpara partnerit tënd. Zakonisht kur ndihesh shumë e ndrojtur për të nxjerrë jashtë të gjithë personalitetin tënd, mund të stërvitesh edhe vetëm, më pas shijosh rezultatet.

Ju gjithashtu merrni pjesë edhe në një “show burlesque”, që është një formë shumë elegante striptizeâ¦
Është vërtet shumë seksi! Kjo shfaqje po prezantohet me shumë sukses këtë muaj në Las Vegas dhe publiku e ka pritur shumë mirë. Më pëlqen shumë.

Le ta mbyllim me disa rregulla të tjera për një takim të parë ku mund të dukemi vërtet seksi?
Duhet të jeni vetvetja: njerëzit nuk mund ti rezistojnë një gruaje shumë pozitive dhe të bindur për atë që është. Rregulli i dytë, duhet të mbani kontaktin fizik me mashkullin: fiksoni shikimin më magjiplotë drejt e në sytë e tij dhe bëjeni të shkrihet. Dhe në fund, nuk duhet të harroni: vishni të brendshme seksi, sepse do tiu bëjnë të ndiheni shumë speciale.(Shqip)

MMtAqd2rfNU

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26557. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26557

Top