Re: Arkitektura Shqiptare
web page
Zhvillimi Urbanistik i Qytetit Mesjetar të shek.15-19 Megjithese Pushtimi turk pati pasoja negative nga lufterat shekullore, qyteti shqiptar kishte arritur nje shkalle te rendesishme zhvillimi.Ne shek.17 qyteti shqiptar rritet dhe forcohet ekonomikisht.Te dhenat e udhetarit Evlia Celebia,nga pershkrimet e tij,qyteti shqiptar i kohes kishte pesuar rritje te konsiderueshme si Berati,Gjirokastra,Elbasani etj,qe u ruajt dhe gjate shek.18-19.duke marre fizionomine e tij urbanistike,qe u ruajt ne tiparet themelore dhe ne shekujt pasues.Gjate shek.17,pazaret shndrohen ne qendra te mirefillta shkembimi dhe prodhimi dhe qe formojne ansamble ne forme vargu ne dy rrjeshta.Pazaret e qyteteve ne shek.17 pajisen me kulla te larta ne te cilat vendosen ore me kembane.
Ne shekullin e 18 ne silueten e qytetit fillon te spikase faltorja me kullen e sahatit,si nje ndertim monumental qe se bashku me ndertime te tjera shoqerore si banjat,medreset etj,pasuron me shume qendren e qytetit.por cdo lagje kishte qendren e vet ku ndertohej xhamia me hamam dhe cezme.
Shekulli 19 shenon nje ritje te metejshme te qytetit shqiptar.Ne cdo qytet pazari rritet si qender prodhimi dhe shkembimi. Ne urbanistiken e qyteteve gjate ketij shekulli verehet nje ecuri e pa barabarte e cila karakterizohet nga shkallet e ndryshme te zhvillimit ekonomik,p.sh. neqoftese Elbasani,Gjirokastra, dhe Berati ne pergjithesi nuk ndryshojne tiparet urbanistike, Shkodra njohu nje proces zgjerimi, ne zonen ku shtrihet sot,duke iu larguar kalase e cila humb cdo funksion ne mesin e shekullit te 19. Rritje te bujshme ka dhe Korca,qender tipike zejtaro-tregtare. Ne qoftese ne Shkoder qyteti u zhvillua pa plan,ne Korce zgjerimi i tij u be sipas nje plani, duke u shkeputur nga tradita mesjetare.
Qyteti i vone shqiptar mori tiparet themelore urbanistike nga gjysma e dyte e shek.17, duke zgjidhur ceshtjet kryesore te tij si shtrirjen e qytetit,vendosjen e qendres se tij, rrjetin rrugor etj.Kjo skeme u ruajt e pa prekur ne arritjet e saj kryesore.
Qyteti mesjetar klasifikohet sipas dy kritereve:
-Qytete qe lidhen me fortifikimet, si Berati, Gjirokastra etj.
-Qytete qe shtrihen ne terrene te rrafshet.ose te pjerret si Tirana, Kavaja , Elbasani .
Qytetet me keshtjella jane dhe qytetet me te lashta, por dhe me te zhvilluarat. Fillimisht qyteti eshte i lidhur me fortifikimin,por me vone me lindjen e varosheve,qyteti shtrihet jashte fortifikimit.
Terrenet e aksidentuara jane dhe mbrojtje natyrale. Terreni i pjerret ka ndikuar mjaft ne krijimin e ansambleve arkitektonike me orientim te detyruar, ku te gjitha ndertimet i vishen faqes se kodres duke krijuar ndertime organike dhe kompakte. Ngushtica e truallit perben nje problem ne kete rast.Ndertimet vendosen ne forme vargu si ne lagjen Mangalem te Beratit ose kane shtrirje me te lire si ne disa lagje te Gjirokastres. Lidhja e persosur me terrenin, rrit monumentalitetin e ketyre ansambleve. Banesa del drejtperdrejt ne rruge,duke marre pjese aktivisht ne formimin e saj. Terreni ka kushtezuar ndertimin e baneses 2-3 kat, e cila per vete kompozimin vertikal dhe vendosjen ne formr shkallesh, eshte elementi kryesor mbisundues ne krejt formulimin arkitektonik. Ndertimet e kultit humbasin ne keto ansamble, duke u shkrire me masen dinamike te amsamblit te banesave ne forme shkalle qe eshte edhe elementi me i qenesishem arkitektonik i ketij kompozicioni.
Nje karakter tjeter kane qendrat qytetare apo lagjet ne terren te rrafshet.Ndertimet jane te rralla, me troje te medha dhe te rrethuar me mure te larte.Banesa shume rralle merr pjese ne formulimin e rruges. Gjelberimi i dendur shpesh mbulon banesen.Qetesia kompozicionale ketu thyhet vetem nga ndertimet e kultit mysliman. Ato zakonisht ndertohen ne sheshe,duke bere me te percaktueshme efektin e volumeve te tyre dinamike.
Ne qytetin mesjetar shtresat e pasura nga ato te varfra dalloheshin nga banesa.Banesat e te pasurve ndertoheshin ne troje te pershtateshme, te gjera,plot drite e gjelberim,kurse shtepite e te varferve ne troje te ngushta dhe pa shume drite. Dasite fetare jane pasqyruar gjithashtu ne qytetin shqiptar mesjetar.
Ne qytetet me mure mbrojtes, rruget kryesore zene fill nga hyrjet e kalase duke u shperndare pastaj ne nje mori rrugesh dytesore qe ndiqnin ne pergjithesi vijat e izoipseve. Por lindte nevoja dhe e rrugeve pingule me to, te cilat realizoheshin ne formen e shkalleve. Nje vend te rendesishem lozin dhe rruget qe lidhin qendren tregetare me zonat e banimit si dhe rruget midis lagjeve.
Ne qytetet e rrafshet,rruget kruesore jane vazhdim i atyre qe lidhin qytetin me qytetet e tjera.Ne vend te rrugeve te ngushta te qyteteve shkembore,ne qytetin e rrafshet rruget jane me te gjera ,por shpesh pa krye te cilat shtrohen me kalldrem.
Gjelberimi eshte karakteristike tjeter e qytetit te asaj kohe.Vecanerisht ne lagjet me terren te aksidentuar, gjelberimi ben lidhjen e ndertimeve me trojet ne menyre te netyrshme,duke theksuar karakterin munumental te saj.
Ne gjendjen e sotme, qytetet muze te Beratit, Gjirokastres, (te dy keto qytete mbrohen nga UNESCO) si edhe qendrat historike te Elbasanit dhe Korces, i pergjigjen ne kompozim urbanistik arritjeve te shek.18-19.