Arka e shtetit bosh, qeveria nxjerr pronat publike në ankand
Projektligji i ri i jep të drejtë qeverisë që të shesë pronën publike, paratë e fituara do kalojnë për kompensimin e pronarëve

TIRANË- Të gjitha tokat që janë në pronësi të shtetit tashmë mund të shiten tek persona të tjerë. Kryeministri Berisha ka bërë dje publik projektligjin e ri, i cili i jep të drejtë qeverisë që të shesë trojet publike. Sipas tij, fondet që do të përfitohen nga shitjet, do të përdoren për kompensimin e pronarëve. Por, për të miratuar këtë projekt ligj, qeverisë i është dashur të ndryshojë një tjetër ligj që ka të bëje më pronat.

Është ligji i miratuar në vitin 1994 sipas të cilit shtetit i ndalohet kategorikisht që të shesë troje publike. Sipas asaj çka deklaroi Berisha, ligji i vitit 1994 ia ndalonte qeverisë që të shesë troje publike për shkak të kompensimit të pronarëve, por ndryshimi i bërë së fundmi është i arsyeshëm duke parë që të ardhurat që do të përfitohen, përsëri do të transferohen në fondin e dëmshpërblimit të pronarëve.

“Ligji i vitit 1994 ia ndalon qeverisë të shesë toka, por ky ligj e ndalon për shkak të kompensimit të pronarëve. Pra, ai është në funksion pikërisht të procesit të kompensimit të pronarëve, çka do të thotë që me një amendim të lehtë të tij, për ta qartësuar, Këshilli i Ministrave duhet të autorizohet të përdorë trojet në mënyrën më eficiente për kompensimin e pronarëve”, – tha Berisha. Krahas fondit të krijuar nga shitja e trojeve shtetërore, sipas tij, për kompensimin e pronarëve do të përdoren edhe të ardhura të përfituara nga privatizimet e aseteve shtetërore.

Por, midis deklaratës së djeshme dhe qëndrimit të mëparshëm të qeverisë për sa i përket kompensimit të pronarëve, ka një ndryshim goxha të dukshëm.
Në daljet publike të Kryeministrit, vazhdimisht është premtuar se trojet shtetërore do të përdoren për kompensimin fizik të pronarëve, ndërsa sipas asaj çka ai deklaroi mbi projektligjin e miratuar dje, këto prona do të përdoren në funksion të kompensimit financiar të tyre.

Gjatë fjalës së tij Berisha përmendi edhe truallin pas Bankës së Shqipërisë, i cili është kthyer në një mollë sherri midis Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë. Duke theksuar se ai truall do të shitet me ankand për metër katror për të rritur vlerën e saj, ai tha se ky shembull do të ndiqet edhe për trojet e tjera në gjithë vendin. “Ne duhet të gjejmë mënyrën e fitimit maksimal dhe kjo e tëra do të shkojë në fondin e kompensimit të pronarëve. Si ky rast mund të ketë edhe raste të tjera analoge, për të cilat qeveria duhet të autorizohet me ligj, të procedojë”, – tha ai.

Sipas ligjit për kompensimin Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, brenda datës 15 nëntor 2009 duhet të shpallë listën me pronarët përfitues nga fondi prej 600 milionë lekësh që qeveria ka caktuar për këtë vit. Janë gjithsej 521 dosje ato të cilat janë dorëzuar pranë zyrave rajonale të AKKP-së.

Kompensimi financiar, sipas vendimit, do të bëhet vetëm për sipërfaqet truall deri në 200 metra katrorë, të caktuar për kompensim, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së miratuar, sipas vendndodhjes së pronës.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26622. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26622