Arjan Beqaj, portieri i katërt më i mirë në eliminatore

Arjan Beqaj, portieri i katërt më i mirë në eliminatore

Portieri i Kombëtares shqiptare të Futbollit, Arjan Beqaj, është përzgjedhur si portieri i katërt më i mirë i eliminatoreve të Kampionatit Botëror 2010, nga ana e revistës prestigjoze Castrol Football. Në këtë listë, si portieri më i mirë është shpallur Tomas Sorensen i Danimarkës. Portieri kampion i botës me Italinë, Gianluigi Buffon, ka zënë vendine dytë, ndërsa kundërshtari i kombëtares shqiptare në 14 tetor, portieri Andreas Isakson i Suedisë ka dalë në vendin e tretë. </p>


Portieri shqiptar Arjan Beqaj ka lënë pas një nga emrat më në zë të futbollit, portierin kampion të Evropës me Spanjën, Iker Kasijas, i cili është renditur në vendin e pestë. </p>


Portieri i Kombëtares shqiptare të Futbollit, Arjan Beqaj, është rikthyer të stërvitet sërish në 4 shtator, pasi mungonte që nga 27 marsi 2009, kur u dëmtua në prag të sfidës Shqipëri Hungari. </p>


Për sfidën e radhës së Kombëtares shqiptare ndaj Suedisë në 14 tetor, trajneri kroat Josip Kuzhe ka preferuar të mos rrezikojë, duke mos e grumbulluar portierin Beqaj, i cili ende nuk e ka arritur formën optimale.</p>
6nugqUj5cgw

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23772. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23772
 
Top