Argita Berisha:Të ardhurat e mija, mbi $1 milionë

gentius

Primus registratum
Argita Berisha:Të ardhurat e mija, mbi $1 milionë

Argita: Pasuria,të ardhurat e mia, 1 milion e 51 mijë dollarë

Vajza e Berishës ka deklaruar, ndër të tjera, se Lulëzim Basha ka qenë një nga pjesëmarrësit e lëvizjeve demokratike e viteve ‘90-‘92. Në intervistën e saj, Argita Malltezi le të hapur edhe angazhimin e saj në politike…

TV Klan + Gazeta Shekulli
——-

Kam postuar vetëm 2 fjalite e para te intervistes se vajzes Berrrrr-ishes. Duket qe është krejt apatik si i ati. Vetëm ne ato dy fjali duket sa poshtë është familja Berisha dhe nga kush po udhehiqen shqipetaret.

1) Gjatë intervisten ne një televizion ne Shqipëri, Znj Argita ka perllogaritur te ardhurat mujore dhe vjetore gjatë gjithë karrieres se saj dhe pohuar disponimin e shumes prej 1 milion e 50 mijë dollare, pasi i mblodhi te gjithë te ardhurat. Veç kësaj ajo pohoi edhe pronesine e 5 apartamenteve ne Tiranë, një vile banimi plus 3000 metra katror toke ne Durrës, 2 makina me vlerë rreth 50 mijë dollar secila…

Më falni, po këto prona erdhen nga qielli apo si?
Ne qoftë se zonjusha bën arsyetimin e mbledhjes te gjithë pagave mujore dhe shperblimeve gjatë gjithë kohës qe ka punuar dhe pranon se nga kjo zoteron shumen e 1 milon dollare, duhet te ndjeke te njëjtën formule për te arsyetuar mbi pronat e tjera. Pra nga shuma duhet te zbresi pronat qe ka blere dhe çfarë ngelet duhet te jetë ne llogarine e saj. Pervec kësaj, gjatë këtyre 10 vjeteve vjetersi pune, sa para ka shpenzuar për nevoaja jetike familja e re Berisha, se me sa deklaroi zonjusha te ardhurat gjatë gjithë kohës i paska grumbulluar ne banke, plus dhe nji kredi 150 mij dollareshe e terhequr nga një banke anonim, po shpenzimet mujore familjare si i perballonin këto persona???
Formula baze e account Debit=Credit.
Sipas fjalëve te zonjushes ka pasur vetëm te ardhura te akumuluara gjatë kohës, kurse shpenzimet s’ka pasur fare. As për te ngrënë, levizur me makine… Gjithçka është ZERO sepse zonjusha mblodhi të gjitha rrogat e veta dhe te shoqit, e perllogariti ne 1 milion dollar dhe pranoi disponimin e shumes ne banke. Pronat sipas llogjikes se saj ja ka sjelle babagjyshi vitit të ri, kurse gjatë gjithë këtyre 10 vjeteve i bie qe ajo dhe familja saj kanë ngrënë dhe pire qyl, pa shpenzime.

2) Basha ne periudhën e levizjeve studentore ka qenë gjimnazist, pra ajo qe ka thënë e bija e berishes nuk është gjë tjetër vetëm se një super-shpifje, qe edhe Azem Hajdari do cohej nga varri ta kundershtonte idiotesine dhe pafytyrsine e kësaj zonjushe. E keqja është se gjatë intervistes ne TV Klan, personi ne fjale fliste gjithë seriozitet dhe shpjegonte angazhimet e Bashes ne PD qysh nga vitet 90, kur Basha ka qenë adoleshent atëherë. (viti 2-3 shkolla mesme)

3)Se fundmi Znj. Argita nuk perjashton perfshirjen ne një te ardhme ne jetën politike te vendit. E gjithë kjo intervistë ne një emision politik “Opinion” nxjerr ne pah etjen për vazhdim te pushtetit te familjes Berisha. Zoterinj Berrr-ishtare, Shqipëria nuk është mbreteri qe tja kaloni fronin njeri-tjetrit. Shqipetaret ju larguan dikur me arme, por ju lane te jetonit te lirë, aq sa i keni marrë lirine tashmë këtij populli. Por mos provoni ta shpjerni Shqipërinë aq prapa sa ne kohën e Zogut se këtë rradhë do largoheni nga pushteti duke humbur dhe jetën.


Ne intervisten e mesiperme pytjet kanë qenë te parapregatitura qe me pare dhe për ta futur edhe vajzen e Berrrr-ishes ne politike, ne te kundërt Fevziu nuk do ngurronte te pyeste :

1) Pse tre nga apartamentet e Argites janë pa hipoteke dhe te paregjistruar?

2) Thate qe keni lënë jasht kompanine juridike qe zoteroni “Malltezi & Kola” sepse nuk kishit filluar pune akoma, ne gusht te 2006 kur keni deklaruar pasurinë tuaj, por e zoteronit si aktivitet me license dhe letra te tjera. Fare mirë edhe sot mund te vendosni të mos punoni ne atë zyre por kjo nuk do të thotë qe ju nuk e zoteroni aktivitetin ne fjale. A nuk ju duket paksa kontradikte kjo?

3) Me lejoni tju korigjoj se z.Basha nuk ka qenë aktivist i levizjes studentore te dhjetorit sepse ka lindur me 1975. Pra ne këtë kohe qe ju pohoni se ai ka qenë përkrah babait tuaj për te rrezuar komunizmin, Lulzim Basha ka qenë vetëm 15 vjeç???!!!?!?!?!?!?!?


Dhe diçka te fundit për uzurpuesit BERRRR-ishjane: Ne qoftë se janë pjerdhur vete nga trute, boll dolet nëpër media duke mashtruar dhe propaganduar për tja bërë dhe popullit mendjen pordhe.
 

bona

Primus registratum
Re: Argita Berisha:Të ardhurat e mija, mbi $1 milionë

qenka varfanjake ajo.

gocat e presidentit tim kane me shume se ajo. shqiptaret ngaqe jane te varfer si nga xhepi dhe nga trute e kokes rrine merren me ciken e sales.

c'ka per tu cudit ketu qe nje vajze ka marre favore nga i jati.
sic merr favore nje goce e nje komune ne kukes apo ne france apo usa ashtu do marri dhe favor nje goce kryeministri.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Argita Berisha:Të ardhurat e mija, mbi $1 milionë

Gentius, së pari, po ta kishe ndjekur si duhet intervistën do e kishe kapur që gjendja e llogarisë bankare nuk është mbi 1 milion dollarë por rreth 30 apo 40 mijë $. Pjesa tjetër janë investuar në pasuri të patundshme.

Së dyti, përsa i përket Bashës, i cili ka pak a shumë të njëjtën moshë me mua, në intervistë u tha se ai është aktivizuar në vitet 90 që shqip-shqip nuk do të thotë në 1990 por që nga 1990 e deri në 1999. Pra kap një vit mes këtyre e bëji edhe njëherë llogaritë. Përveç kësaj, ka patur shumë të rinj të cilët (nuk u futën në politikë) mbështetën lëvizjen demokratike, fillimisht të identifikuar me PD. Sala ka një memorie të llahtarshme dhe njihte me emër e fytyrë persona të cilët mund t'i kishte takuar vetëm një herë. Pra nuk përjashtohet mundësia që Berisha e Basha të jenë takuar në vitet 90 e për arsye të ndryshme (aspirata politike apo simpatitë politike të Bashës) të kenë ruajtur një kontakt (ndofta edhe personal).

Së treti, në 5 vitet e shërbimit në Kosovë, nuk ka qenë i nevojshëm shpenzimi për ushqime apo për lëvizje me automobil pasi këto paguhen nga organizmi për të cilin punon. Ndodh shumë shpesh kur puna përfshin shpërngulje. Përsa i përket veshjeve apo drekave e darkave të qefit besoj se me të ardhurat e deklaruara nuk ka patur ndonjë problem për t'i paguar e t'i mbeten gjithsesi aq para sa të paguajë apartamentet.

Mund të ngulmosh e të thuash që niveli i jetës së Argitës ka qenë më i lartë e ajo duhet të ketë shpenzuar më shumë. Edhe unë kështu mendoj por fatkeqësisht mbeten vetëm hipoteza.

Pra, para se të hedhësh gurin, mblidh fakte.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Argita Berisha:Të ardhurat e mija, mbi $1 milionë

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
c'ka per tu cudit ketu qe nje vajze ka marre favore nga i jati.

[/ QUOTE ]

problemi esht se i jati i ksaj zonjes esht Sali Berisha kryeministri aktual i Shqiperis ku korrupsionit i dha prioritet absolut ne fushaten elektorale...

ne deklaraten personale te pasuris ky Kryeminister deklaroj qe ka mar ne bank 50.000 dollar ku ndihmoj vajzen per blerjen e nje apartamenti

mashtroj nje Popull dhe e keqa esht qe nuk esht hera e par qe e bo... dhe Populli e voto

i njejti person i dha drejtim luftes civile ne Shqiperi 1997... dhe Populli e voton

dhe kalojm tek ajo e thon'me tradicionale POPULLI MERITON QEVERIN QE VOTON...

epo ta gzojn, mir e ke dhe ti pse te mos ta ndihmoj i jati te bijen
 
S

Scorpion

Guest
Re: Argita Berisha:Të ardhurat e mija, mbi $1 milionë

Po vazhdoi per ca vite me kete rroge, do ia kaloje Nanos kjo e Berishes, biles edhe Xhoanes do ia kaloje /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: Argita Berisha:Të ardhurat e mija, mbi $1 milionë

O Kondre, ti je zakonisht objektiv, mos bej naivin tani.

Jo per gje, po a e beson ti se Sali Berisha qe ka deklaruar 40,000 dollare pasuri gjithsej i ka dhene 20,000 dollare borxh te bijes ka pasuri prej 1,000,000?

A ka nevoje miljoneri i dollarit per 20,000 borxh nga ai qe ka 40 gjithsej?

Edhe dicka. Po kjo Argita keto 10 vjete nuk ka patur asnje shpenzim? Qyl ka ngrene, pire, veshur??????????? Se edhe sikur ta marresh se ka patur 0 shpenzime keta 10 vjet, prap nuk do kishte kursyer kaq shume.

Per sa i mbledh 1 miljone dollare ne kanada me rroga ti Kondre?
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Argita Berisha:Të ardhurat e mija, mbi $1 milionë

per 2-3 muj (po qe se merret me tregtine e canabisit /pf/images/graemlins/laugh.gif)
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Argita Berisha:Të ardhurat e mija, mbi $1 mili

Intervista e plotë e Argita Malltezit (Berisha) dhënë gazetarit Blendi Fevziu në “Opinion Plus”



Ja ku spekulohet me pasurinë time!



“Është spekuluar se kam 800 mijë dollarë në gjendje ‘cash’ dhe 7 apartamente. Aspak nuk është e vërtetë. Ashtu siç e kam deklaruar në Inspektoriat, kam këtë pasuri që përmenda dhe në momentin e dorëzimit të pasurisë kam patur 39 500 dollarë dhe 2 mijë euro”





T’ju quaj zonja Malltezi apo Berisha?



“Si të dëshironi, Malltezi është mbiemri që kam mbajtur që kur jam martuar”.



Shpresoj që ju të jeni sa më e hapur dhe e drejtpërdrejtë në këtë intervistë.



“Të falënderoj për ftesën dhe e vlerësoj shumë duke qenë rasti i parë që një qytetar shqiptar bën transparencën e pasurisë së tij përpara kamerave dhe rasti i parë që një fëmijë politikani bën deklarimin e tij të pasurisë. Kuptohet që ky do të vendosë një standard dhe shpresoj, ose të paktën shpresoj, që ky të vendosë një standard dhe shpresoj gjithashtu që kjo mundësi që më keni ofruar përmes studios tuaj, të shfrytëzohet edhe nga të tjerë persona që duan t`ë bëjnë transparencën e pasurisë”.



Përse vendosët të flisni tani zonja Malltezi, pasi, sa herë që ju kam kontaktuar, nuk keni pranuar të flisni për këtë çështje?



“Kam menduar gjithmonë që mënyra më e mirë e komunikimit është ajo në respektim të ligjeve, të rregullave dhe për këtë arsye bëra deklarimin e pasurisë. Kur sqarimi i këtij deklarimi pasurie u konsumua dhe u manipulua, ose spekulime në një periudhë të mëvonshme, vendosa të bëj një deklaratë, ishte deklarata ime e fillimgushtit, e cila në fakt përsëri referohej te deklarimi zyrtar i pasurisë. Shpesh dolën aktorë të ndryshëm politikë duke komentuar mbi këtë deklaratë, spekuluan mbi të dhe ndoshta është momenti”.



Përse e deklaruat pasurinë, pasi nuk e keni detyrim ligjor?



“Nuk kam pasur detyrim ligjor, por gjithmonë gjatë gjithë këtyre viteve të angazhimit të familjes time në politikë, më ka bërë gjithmonë përshtypje një fakt, kur hidhen akuza ose dyshime mbi persona që janë publikë për shkak të angazhimeve të tyre politike, ose për shkak të angazhimeve të familjeve të tyre në politikë, gjëja më e thjeshtë që mund të bëhej dhe më e natyrshme, është që të dilet në publik dhe të thuhet, unë e kam këtë, unë s’e kam këtë, këtë e kam si rrjedhojë e këtij problemi. Asnjëherë nuk është bërë një gjë e tillë, as në mënyrë institucionale dhe as në mënyrë publike. Kështu që gjithmonë më është dukur gjëja më e natyrshme për ta bërë dhe kur u ktheva nga Kosova, erdha me idenë që ta bëj një gjë të tillë. E njëjta gjë m’u kërkua edhe nga familja ime dhe kjo ishte arsyeja e dytë dhe shërbente për të bërë një fotografim të gjendjes së pasurive të mia në momentin që unë u ktheva nga Kosova, për të treguar që këto pasuri kishin këto burime specifike, që janë konkretisht pagat tona si profesionistë në Kosovë, por edhe në Shqipëri, ku kemi punuar më përpara dhe për të bërë, siç thashë fotografimin e këtyre pasurive, që nuk janë krijuar si pasojë e lidhjeve me pushtetin”.



Cila është pasuria juaj në vija të përgjithshme? Për çfarë shume bëhet fjalë? Në media nënvizohet vazhdimisht një shifër prej 800 mijë dollarësh.



“Për të sqaruar atë spekulim që vijoi pas dorëzimit të deklaratës sime të pasurisë, kam përgatitur një tabelë përmbledhëse.”



Cilat janë të ardhurat në radhë të parë?



“Sepse dy janë problemet kryesore, në radhë të parë duhet të shihet burimi i të ardhurave...”



Nuk dua të flas për burimin, dua të di shumën që juve keni deklaruar. Pak a shumë, cila është pasuria që ju dispononi sot?



“Dhe njëherë, do të kthehemi te pasuria, por është shumë e rëndësishme që të kthehemi në korelacionin e fundit të të ardhurave, të sasisë dhe vlerës së pasurisë. Të ardhurat janë nga rrogat që merrja në Fakultetin e Drejtësisë për një periudhë pesëvjeçare deri në vitin 2000 për një vlerë prej 12 mijë dollarësh dhe rroga e bashkëshortit tim në PNUD për një periudhë 36 mujore në një vlerë prej 40 mijë dollarësh; rroga ime nga punësimi në UNMIK për një periudhë prej 66 muajsh prej 454 mijë dollarësh; rroga e bashkëshortit tim në UNMIK për një periudhë 54 muaj për një shumë prej 280 mijë dollarësh; Fondi i Pensionit nga OKB-ja 45 mijë dollarë në rastin tim dhe 28 mijë dollarë në rastin e bashkëshortit tim. Dhe këtu, për efekt të llogarive, do të fus dhe kredinë që kam marrë për blerjen e një apartamenti me një vlerë prej 150 mijë euro. Nga ana tjetër, të gjitha këto, po të mblidhen, duke konvertuar dhe kredinë time në dollarë, dalin në një vlerë prej 1 051 000 dollarë. E theksoj së bashku me kredinë. Të ardhurat e mia nga viti 1996-të, kur kam filluar punë në Fakultetin e Drejtësisë deri më dhjetor të vitit 2005-së.”



Pra, për 10 vjet ju keni pasur një përfitim prej 1 051 000 dollarësh?



“Kjo së bashku me një kredi, të cilën vazhdoj ta shlyej, e kam dhe për një afat 15-vjeçar. Nga këto të ardhura ose le t’i kthehemi gjendjes së pasurisë sime, nuk do të llogaris apartamentin që kam përfituar nga privatizimi, ku unë kam një të tretën, i cili është apartamenti i prindërve të mij.”



Apartamenti i vjetër ku ka banuar familja juaj?



“Unë kam qenë madhore në momentin që u bë privatizimi dhe prandaj kam përfituar automatikisht një të tretën. Gjithashtu, dua të sqaroj se, apartamenti që kam blerë me kredi nga Enti i Banesave është një apartament në vlerë 24 mijë dollarë dhe me sipërfaqe 100 metra katrorë, është blerë në vitin 1996-të apo ’97-të, është paguar,duke dhënë në shkëmbim tek Enti i Banesave një apartament prej 77 metrash katrorë afërsisht, pronë e bashkëshortit tim që e kishte përfituar nga privatizimi dhe kemi paguar 14 mijë dollarë për 30 metra katrorë që mbetën, 14 mijë kemi paguar; 20 mijë i kam investuar në një shtesë pallati; 125 mijë dollarë, apartamenti ku banoj aktualisht plus 110 mijë dollarë një apartament tjetër në një njëjtën ndërtesë; 26 mijë një dyqan; 56 mijë një vilë në bregdet; 60 mijë toka që kam në pronësi prej 3000 metrash katrorë; 150 mijë, një apartament në “Euro Trade Center” dhe 100 mijë dollarë një apartament tjetër.”



A mund ta kem gjithë listën ju lutem?



“Vlera, e marrë së bashku me dy makina të blera 58 mijë dollarë dhe 5 mijë dollarë dhe euro respektivisht, shkon 746 500 dollarë. Pra, diferenca mes të ardhurave prej 1 051 000 dhe vlerës aktuale të pasurisë prej 746 500 dollarë është mëse e dukshme.”



746 500 dollarë është vlera që ju keni paguar dhe jo vlefta reale e tregut?



“Sigurisht janë të gjitha pasuri që janë vënë ndër vite. Apartamenti i përfituar nga privatizimi është në vitin ‘93, apartamenti që kam marrë nga Enti është marrë në ’96-të, shtesat janë bërë në vitin ’99-të deri 2001, dy apartamentet, në të cilin banoj, në njërin unë dhe në tjetrin prindërit, janë vënë në vitet 2002-2004; dyqani në vitin 2003; për vilën e Lalzit, është bërë pagesa në vitet 2003-2006-të; tokat, në vitet 2004; apartamenti në “Trade Center”, në vitin 2005-së dhe apartamenti tjetër, përsëri më 2005-ën”.



Në këto përfitime që ju keni pasur zonja Malltezi, a keni pasur favore në çmimet që vijnë nga angazhimi i babait tuaj në politikë?



“Është shumë e thjeshtë të bëhet llogaritja dhe nuk kërkon asnjëherë që të bëhet kalkulimi mbi këtë. Apartamenti që unë banoj është kontraktuar në vitin 2002, është 180 metra katrorë dhe nga këto duhet zbritur garazhi që bën 20 mijë dollarë, ka 50 metra verandë. Dhe gjithkush mund ta thotë që çmimi lëviz 650 dhe ky ka qenë çmimi i tregut për atë kohë”.



Besoj se autoritetet e specializuara do të merren me këtë. Por unë do t’ju pyesja direkt, nëse ju keni pasur ose jo një përfitim nga angazhimi i babait tuaj në politikë?



“Në asnjë rast, për më tepër që babai im në atë kohë ka qenë në opozitë. Dhe diçka që është e rëndësishme ta theksoj: Është spekuluar se kam 800 mijë dollarë në gjendje ‘cash’ dhe 7 apartamente. Aspak nuk është e vërtetë. Ashtu siç e kam deklaruar në Inspektoriat, kam këtë gjendje pasurie që përmenda dhe në momentin e dorëzimit të pasurisë kam patur 39 500 dollarë dhe 2 mijë euro. Kjo gjendje është pak a shumë e njëjta dhe sot.”



Ju thatë që deri në vitin 2000 keni punuar në Fakultetin e Drejtësisë? Në cilin vit jeni transferuar në Kosovë?



“Në prill të vitit 2000.”



Pse shkuat në Kosovë?



“Gjatë karrierës sime kam kërkuar sfida dhe në momentet që shkova në Kosovë ishte momenti që unë kërkoja një ndryshim në çdo aspekt të jetës sime dhe kështu mora vendimin për të shkuar në Kosovë.”



Kush ju rekomandoi?



“Në fillim dua të theksoj se nuk e kisha parashikuar se do të qëndroja aq gjatë. Ishte një mundësi për këdo që dëshironte të aplikonte dhe të punonte në planin ndërkombëtar në Kosovë atë kohë. Aplikova pranë personit të dërguar nga UNMIK-u në Shqipëri dhe fitova këtë mundësi apo këtë të drejtë.”



Pra me konkurrim?



“Ishte në bazë të dokumenteve dhe ishte për një periudhë për dy javë”.



A ka qenë dakord babi juaj që ju të transferohesisht në Kosovë?



“Shkova për dy javë dhe pastaj aty pashë se nevoja ishte për më gjatë dhe meqë ishin pushimet e verës vendosa të mos kthehem. Vendimi për të shkuar atje ishte i vështirë në sensin se unë nuk kisha dalë për një kohë të gjatë nga rrethi im familjar. Kuptohet se unë kisha nevojë të ndiqja perspektivën e karrierës sime.”



Zonja Malltezi, në momentin që ishit në Kosovë, ju tërhoqi më shumë perspektiva e karrierës apo dhe ana financiare?



“Në momentin që kam shkuar, absolutisht e dija, ka qënë vetëm dëshira për të parë Kosovën, sepse nuk e kam ditur sesa do të ishte pagesa dhe e dija që do të rrija vetëm dy javë. Ishte hera e parë që shkoja në Kosovë. Ndërkohë që të gjithë familjarët e mi kishin shkuar, vëllai, im shoq, unë s’kisha qenë kurrë. Pastaj kuptohet vendimi për të qëndruar u motivua, si nga ajo çka ofronte në aspektin profesional punësimi në Kosovë dhe në aspektin financiar.”



Cila ka qënë pagesa juaj mujore mesatare gjatë viteve që keni punuar në Kosovë?



“Fillimisht ka qenë 7 500 dollarë dhe pastaj, me ndryshimet me futjen e euros janë bërë përshtatjet sipas skemës së UNMIK-ut. Dua të them që kam patur një kontratë nga më të mirat që kanë patur ekspertët ligjorë atje.”



Ju punonit si shqiptare apo si staf ndërkombëtar?



“Si staf ndërkombëtar.”



Pra, paguheshit njësoj me stafin ndërkombëtar?



“Po. Për t’i dhënë një ide, të gjitha të ardhurat që kam pasur si pasojë e punësimit në UNMIK i referohen dokumentit që është në fakt dokument standard që lëshohet nga UNMIK-u, por që në këtë rast është lëshuar për të marrë vizë në një ambasadë, ku thuhet që “Argita Malltezi, etj., etj., ka punuar në UMINIK nga 16 prill 2000, - dhe vazhdon, sepse në atë kohë kam pasur kontratën deri më 31 dhjetor 2005-së, - ka marrë, - thotë, - një pagë të barabartë me 81 402 bruto”, që pas heqjes së taksave të OKB shkon 60 325 dollarë për vit. Kësaj i shtohet edhe dieta e misionit që është 68 euro në ditë. 68 euro në ditë të konvertuara në dollarë afërsisht i bie 82 dollarë në ditë, shumëzim për 365 ditë, shkon diku te 29 mijë e diçka dollarë. Që të dyja bashkë arrijnë 90 mijë e diçka dollarë në vit.”



Pra, rreth 7 500 USD në muaj? Po bashkëshorti juaj?



“Po unë në fillim përmenda, duke iu referuar deklarimit që kam bërë në formularin e pasurisë, shumën 454 mijë për të gjitha vitet, sepse këto janë. Kjo është sasia e parave që unë kam marrë në dorë. Ka një diferencë mes kësaj shumë dhe asaj që përmenda nga UNMIK-u, por kjo është për faktin se përveç parave që merrnim, kishim dhe benefite të tjera, siç ishin kontributet e organizatës për fondin e pensionit, për sigurimet shoqërore, për sigurimet shëndetësore për të gjithë anëtarët e familjes time, dhe biletat që na ofroheshin herëpasherë.”



Cili ka qenë angazhimi juaj në Kosovë?



“Për t’iu rikthyer pyetjes për bashkëshortin. Paga vjetore neto e bashkëshortit ka qenë 44 057 dollarë, plus 29 mijë USD që kanë qenë dieta në vit, duhet të bëhen llogaritë.”



Cili ka qenë angazhimi juaj në Kosovë?



“Në Kosovë kam shkuar fillimisht si përkthyese, dhe shumë shpejt jam konvertuar në kontratë, sepse kontratat ishin të rinovueshme në mënyrë periodike. Në kontratën pasardhëse jam konvertuar në eksperte ligjore. Kam punuar në funksione të ndryshme gjatë gjithë kohës që kam qenë atje, si eksperte ligjore pranë prokurorit ndërkombëtar të Kosovës, më pas eksperte ligjore pranë gjyqtarëve ndërkombëtarë të Prishtinës, më pas eksperte ligjore rajonale pranë Departamentit të Drejtësisë, përgjegjëse për Prishtinën që është si Ministria e Drejtësisë në Shqipëri. Dhe më pas jam rikthyer në gjyqësor si eksperte ligjore në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe më pas si eksperte ligjore e Gjykatës Supreme në zonën që lidhej me çështjet e privatizimit.”



Ju keni punuar në Kosovë për 5 vite, pothuajse gjatë gjithë atyre viteve që babai juaj ka qenë drejtues i opozitës në Shqipëri. Ndërkohë që në momentin që ai erdhi në pushtet dhe u bë kryeministër i vendit, ju keni braktisur Kosovën dhe jeni kthyer në Shqipëri. Pse pikërisht në këtë moment? Mund të ishit kthyer një vit më parë apo një vit më pas, pse në këtë moment?



“Ndoshta në momentin që po ju tregoja të gjitha detyrat që unë kam kryer në Kosovë, që unë vazhdimisht kam ndryshuar vende pune dhe kam kërkuar për gjëra të reja. Vendimin për t’u shkëputur nga UNIMIK-u e kishim marrë bashkë me bashkëshortin që në fillim të vitit. Kuptohet që kërkohet një fazë që njeriu të bëjë të gjitha planet sesi do dilet dhe si do vazhdojë pas kësaj pune që do ndërpresë. Ka qenë fare e thjeshtë për ne, me kontratat që kemi pasur, të punësohemi në perëndim me organizata të tjera të lidhura me OKB-në ose jo. Vendimin për t’u kthyer në Shqipëri e kemi marrë të kondicionuar plotësisht nga fëmijët. Ata shpenzuan 6 vjet në Kosovë, nuk ka qenë e thjeshtë për ta të shkëputen nga rrethi familjar, nga rrethi shoqëror dhe nga të gjitha ato lehtësira që të ofron jeta në një komunitet jetësor dhe në një komunitet njerëzish që të duan dhe të tregojnë dashuri vazhdimisht. Ishte fare e qartë dëshira e tyre dhe e manifestonin në çdo lloj mënyre dëshirën për t’u kthyer në Shqipëri. Kështu që e morëm këtë vendim duke u nisur nga dëshira që këta fëmijë të kenë një fëmijëri sa më të plotë. Kuptohet që ato që të ofron perëndimi janë gjëra të tjera, por ana shpirtërore është një gjë që nuk mund të neglizhohet.”



Që nga momenti i mbarimit të fakultetit dhe deri në vitin 2000 që jeni shpërngulur në Kosovë, cili ka qenë angazhimi juaj në Shqipëri?



“Jam punësuar në Fakultetin e Drejtësisë menjëherë pasi kam mbaruar studimet dhe një master për studime pasuniversitare dhe kam punuar si lektore e brendshme nga 1996-të deri më 2000-shin.”



Rezultatet tuaja kanë qenë pozitive si studente?



“Them se po dhe gjithashtu edhe në master kanë qenë gjithmonë të kënaqshme, pra, ka qenë gjithnjë objektivi im, kam qenë si e prerë për të ecur në këtë, ka qenë shumë e pritshme.”



Pra, emërimi si pedagoge ka pasur të bëjë me rezultatet tuaja dhe jo me fatin që babai juaj në atë momente ishte President i Republikës?



“Në fakt unë, nëse do të kisha dashur të zgjidhja, ka pasur punë që ishin shumë më fitimprurëse se rroga e fakultetit. Unë mbarova gjimnazin me rezultate të shkëlqyera, kam mbaruar fakultetin me Medalje të Artë dhe kam mbaruar masterin me rezultate shumë të mira.”



Zonja Malltezi, cilat kanë qenë të ardhurat tuaja nga viti 1992 deri në 1997-të që babai juaj ka qenë president i vendit dhe një nga politikanët më të fuqishëm në vend?



“Në fakt, periudha është pak më e reduktuar se kaq, pasi siç thashë në periudhën ‘92-’96-të kam qenë studente. Megjithatë, në këtë periudhë unë kam përfituar një të tretën e apartamentit, ku banonin prindërit e mi, nga privatizimi dhe më pas, kemi marrë nga Enti i Banesave siç përmenda edhe më lart, apartamentin ku banoja, një kredi, në shkëmbim të së cilës kemi dhënë një apartament.”



Pra, nuk keni pasur një pasuri tjetër?



“Me fillimin e punës në 1996-2000 kanë qenë të ardhurat nga rroga ime si pedagoge dhe të ardhurat nga rroga e bashkëshortit si punonjës i PNUD-it.”



Dua t’ju bëj një pyetje që besoj i vjen gjithkujt që është marrë me këtë histori. Ju dispononi thuajse 6 apartamente, një vilë, një dyqan dhe një truall, pra, me një shumë prej afro 746 500 dollarësh. Ndërkohë, në vitin 2002-2003, nuk e specifikoj, zoti Berisha në deklarimin e tij të pasurisë ka deklaruar se ju ka dhënë ju një borxh prej 21 milionë lekësh (të vjetra). Atëherë, përderisa ju dispononi një pasuri prej afro 750 mijë dollarësh, përse ju duhej ky borxh prej 21 mijë dollarësh në atë kohë. Pra, përse duhej të merrnit këto pará të babait, kur ju kishit këtë pasuri?



“Në fakt, nuk është borxhi i vetëm që unë kam marrë, pasi përveç kësaj unë kam marrë një kredi prej 15 mijë eurosh”.



Por jo nga babai?



“Jo, s’do të thotë gjë që kam marrë, pavarësisht nga të ardhurat që kam, kam marrë kredi. Në një moment më janë dashur pará dhe kam dashur t’i investoj në një formë që e kam menduar më fitimprurëse dhe i kam përdorur në këtë mënyrë. Nuk ka të bëjë me nevojën, por ka të bëjë me mënyrën e investimit dhe me konceptin e investimit të parave. Sapo të kem mundësinë, do marr një kredi tjetër, pavarësisht që kam një kredi dhe kam këtë borxh.”



Kryeministri Berisha rezulton se banon në një apartament që është në emrin tuaj dhe jo në emrin e tij. Si shpjegohet kjo? Ka lidhje kjo me këtë borxh dhe këtë deklarim?



“Jo që në origjinë. Ideja ime ka qenë gjithnjë dhe mendoj që ëndrra e shumë fëmijëve është që të mbështesin prindërit, por ideja ime ka qenë që këtë apartament t’jua bëj dhuratë. Këtë gjë nuk e kanë pranuar, kur ishte momenti që unë kisha lidhur kontratën dhe kisha bërë pagesën e disa kësteve, atëherë, më vonë...”



Përse nuk e kanë pranuar?



“Por ndoshta gjithmonë duke iu referuar sakrificave, që duke ndenjur larg kaq kohë në Kosovë, duke ndenjur larg kujdesit të prindërve, më vonë arrita në një kompromis që t’u kërkoj apartamentin e vjetër, në të cilin unë kam ndërkohë një të tretën dhe likuidimin e borxhit prej 21 milionë lekësh (të vjetra), duke u dhënë në shkëmbim titullin e pronësisë për apartamentin e ri. Kjo është ajo që fillimisht ramë dakord, kam kërkuar të bëj transferimin në emrin e babait përmes noteristëve të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive. Një gjë e tillë është e pamundur deri në momentin kur pasuria të jetë e regjistruar, pasi ekziston një titull pronësie mbi pronën e vjetër, ndërkohë që nuk ekziston një titull pronësie në apartamentin ku ata banojnë dhe rrjedhimisht nuk mund të bëhet ky shkëmbim.”



Cila është familja juaj aktualisht?



“Jam e martuar, kam tre vajza.”



Cili është angazhimi i bashkëshortit tuaj, nëse më lejoni?



“Im shoq punon në një projekt të Bankës Botërore që merret me manaxhimin e bregdetit të Jonit dhe punon si koordinator projekti.”



A nuk ju duket e madhe kjo pasuri prej 750 mijë dollarësh gjendje, por padyshim e shumëfishuar, krahasuar me vlerën aktuale të tregut, sepse çmimet e apartamenteve rriten?



“Nëse është e madhe apo e vogël, ky është një gjykim subjektiv, pasi gjithsekush mund ta gjykojë nga këndvështrimi i saj, një gjë do them: 1 milion dollarë, sikur t’i kisha investuar në një biznes shumë fitimprurës, në një biznes shërbimesh, në tregti, kuptohet që sot do na kishin dhënë një vlerë të shumëfishuar të pasurisë sonë. Ndërkohë që ne kemi qenë gjithmonë të lidhur me profesionet tona, e kemi pasur të pamundur angazhimin tonë në një biznes. Në fakt, kemi preferuar që të ardhurat tona t’i investojmë në pasuri të patundshme me koshiencën që janë shanse të mira që këto do të rriten në vlerë dhe këto kanë një vlerë të kënaqshme. Ndoshta nuk janë dyfishuar apo nuk janë shumëfishuar, siç do të ndodhte po t`i kisha investuar në një aktivitet tjetër biznesi.”



Jeni ende në kohë për t’u marrë me biznes.



“Unë nuk përjashtoj asnjë mundësi, por jam e lidhur me profesionin, kam angazhime të shumta familjare, kështu që nuk mendoj se është në axhendë tani për tani.”



A ju ka ndihmuar fakti që babai juaj ka qenë një nga njerëzit më të njohur në 15 vitet e fundit, pavarësisht, nëse në pushtet apo në opozitë, në shumëfishimin e pasurisë?



“Nuk ka pasur asnjë ndikim, pasi është e tepërt të thuash, pasi kjo pasuri është vënë në vite mjaft të vështira, të cilat nuk kanë qenë të thjeshta, por kanë qenë vite që kanë sfida që ne i kemi përballuar me dinjitet dhe me ndershmëri.”



Çfarë lloj sfidash?



“Çdo gjë ka qenë e vështirë. Të bërit opozitë në kushtet që u bë opozitë në ato 8 vjet, ka qenë e vështirë.”



Si e keni ndjerë ju këtë personalisht?



“Dy vitet e para që kam qenë këtu, sepse pastaj kam qenë në Kosovë, kam qenë angazhuar në të gjitha lëvizjet politike që ka realizuar PD-ja. Ka qenë një nga angazhimet e mia kryesore do të thoja, nuk mund të them që ka pasur rol dytësor. Pastaj, me largimin në Kosovë, ka sjellë një lloj distance fizike, por gjithmonë i kam përjetuar. Kështu që, asnjë lloj (ndikimi) s’ka pasur. Dhe për faktin që sot, për pasurinë që unë paraqes, ekzistojnë të gjitha kontratat, është e para pasuri e krijuar nga rroga, nuk është krijuar nga donacione, nuk është krijuar nga trashëgimi.”



Kjo është një deklaratë që mund të ketë kosto, për arsye që ky është emision publik. Pra, jeni e sigurt që pasuria juaj është krijuar nga të ardhurat që keni pasur ju dhe bashkëshorti juaj?



“Absolutisht po. Me përjashtim të apartamentit nga privatizimi, nuk ka asnjë lloj të ardhure tjetër, janë vetëm rrogat këtu, nuk ka pasur dhurime, nuk ka pasur trashëgimi, janë rrogat që kemi fituar. Për fatin tim të mirë për rrogat e Kosovës ekzistojnë një sërë kontratash si dokument që unë sapo ua thashë.”



A jeni e gatshme të paraqiteni para komisionit dhe të bëni deklarimin e pasurive dhe të bëni shpjegimin tuaj siç po e bëni këtu?



“Në çdo rast. Fakti që unë kam bërë një deklarim të pasurive lidhet me parimin tim që, nëse je e ndershme, duhet të jesh transparente dhe nuk ka arsye pse të mos jetë e tillë. Jam e hapur të dal para çdo lloj komisioni dhe uroj që ta bëj një gjë të tillë dhe uroj që kjo të jetë një procedurë dhe një standard që aplikohet me të gjithë politikanët dhe familjarët e tyre.”



Ju drejtoni aktualisht një studio ligjore. Si quhet ajo?



“Për ta sqaruar pak. Këtu është momenti të sqaroj se, pse nuk ka qenë studioja e përfshirë në deklaratën e pasurisë. Deklarata e pasurisë përfshin periudhën 1 janar-31 dhjetor të vitit 2005-së. Afati për deklarimin e kësaj pasurie është 31 mars 2006-të. Për të gjitha ndryshimet e pasurisë nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2006-të shërben deklarimi i pasurive që bëhet në mars 2007-të. Kjo është arsyeja, se pse unë nuk kam përmendur studion, pasi do t’i bëj dikur, kur të vijë momenti.”



Cili është objekti i kësaj studioje?



“Studioja ka për objekt dhënien e konsulencës në fushën tregtare. Një nga sferat e mia të ekspertizës në sensin që aty jam përqendruar në studimet e mia pasuniversitare, kam punuar vazhdimisht, jam lektore e së drejtës tregtare në Fakultetin e Drejtësisë, kështu që ky është objekti i studios. Studio në momentin e kthimit tim nga Kosova është themeluar nga dy avokatë të quajtur Malltezi dhe Kola. Për ata që nuk e dinë mënyrën e funksionimit dhe të ndërtimit të një studioje ligjore në Shqipëri, po e shpjegoj shkurtimisht: Në Shqipëri të gjithë avokatët ushtrojnë aktivitetin e tyre në bazë të licencës individuale. 90 për qind e studiove ligjore krijohen si bashkim vullnetar avokatësh.”



A keni shfrytëzuar ju pushtetin politik të babait tuaj si kryeministër i vendit për të pasur një klientelë më të madhe, më të pasur dhe më shumë lehtësi në punën tuaj?



“Unë nuk di të them sesa konkrete ka qenë në këtë rast, por nga të gjitha pretendimet që janë ngritur në lidhje me mua dhe aktivitetin që kam zhvilluar në Kosovë apo në Shqipëri, ky ka qenë më absurdi, pasi e para siç e përmenda, unë kam qenë një njeri që kam punuar vazhdimisht, kam kërkuar gjithmonë sfida të reja dhe kam qenë ndoshta e suksesshme në angazhimet që kam marrë. Rrjedhimisht, të thuash që tani që babai yt është bërë kryeministër, ti nuk do punosh, më duket absurditet. Nuk di njeri këtu ose jashtë që të bëjë këtë kërkesë për të ndërprerë aktivitetin, sepse babai ose nëna janë marrë me politikë ose janë bërë persona publikë. A kam nevojë unë të përdor pushtetin apo autoritetin e babait për të arritur ato gjëra që s’më takojnë? Unë kam një jetë shumë intensive, për këdo që ka fëmijë e kupton çdo të thotë t’u përgjigjesh kërkesave të tre fëmijëve çdo ditë. Kam angazhimet e mia në fakultet, kam angazhimet e mia shoqërore ose ndoshta edhe pak më tepër, kështu që koha që i ngelet studios është e kufizuar. Në këtë kohë të kufizuar nuk ka qenë asnjëherë qëllimi im që të marr shumë klientelë, por të marr pak klientelë, t’i seleksionoj, por t’i ofroj shërbime shumë cilësore.”



Cili është niveli i klientelës që keni? Bëhet fjalë për kompani shumë të mëdha?



“Jo janë të shumëllojshme, është e kotë ta fsheh, unë gjithmonë synoj të marr ato kompani, të cilat kanë sa më pak probleme.”



Janë kompani që kanë nisur rishtas aktivitetin apo kanë qenë në tregun shqiptar edhe më parë?



“Të ndryshme. Për më tepër që këto janë gjëra lehtësisht të kontrollueshme. Pra, është fare e lehtë të kontrollosh, nëse dikush ushtron aktivitetin duke pasur si kornizë ligjin dhe moralin apo jo. Shqipëria është vend i vogël dhe gjërat merren vesh kollaj dhe hapen kollaj.”



A keni ndikuar ju mbi babain tuaj për emërimin e disa zyrtarëve të lartë shtetit në nivelin politik apo administrativ për të imponuar apo për të propozuar emra të njohurish tuaj? Për të qenë më konkretë, është përmendur fakti që ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha, ka ardhur në PD dhe ka marrë detyra të rëndësishme si i njohuri juaj në Kosovë. Është përmenduar fakti që zv.ministrja e Jashtme dhe kandidate për ambasadore e Shqipërisë në Uashington, Edith Harxhi, ka ardhur në administratë si një e njohura juaj në Kosovë, dhe plot detaje të tjera, që madje opozita i ka paraqitur në një pemë nepotike.



“Pa hyrë parimisht në emërtimin e asaj se çdo të thotë nepotike dhe vlerësohet një emërim, nëse është nepotik apo jo, të dyja rastet që përmendet ju, kanë qenë të njohur të babait tim shumë kohë më përpara që unë t’i njihja. Lulzim Basha ka qenë një nga pjesëmarrësit e Lëvizjes Demokratike të viteve ‘90-’92. Pra, është njohur me babain tim në atë kohë, ka mbajtur lidhje të vazhdueshme, duke qenë më të shpeshta në periudhën e krizës së Kosovës. Ai mori një vendim për t’u kthyer në Shqipëri, atëherë kur PD-ja ishte në opozitë dhe kur nuk kishte asnjë të dhënë, nëse do të fitonte apo jo. Ndërpreu një kontratë shumë të mirë më UNMIK-un, u kthye dhe u fut në rrjedhat politike. U angazhua në KOP, kaloi në të gjitha cipat e strukturave të PD-së, si Këshill Kombëtar, Kuvend e kështu me radhë. Është një nga ata anëtarë të KOP-it, të cilët morën poste të niveleve të ndryshme në qeveri. Kështu që e njëjta gjë vlen edhe për Edithin. Ajo është vajzë e një familje, e cila prej kohësh ka pasur lidhje me familjen time. Për të qenë totalisht e sinqertë, me Edithin kam bërë 8- vjeçaren, kur kam qënë 13 vjeç dhe pastaj kam shkëputur çdo lloj lidhjeje, derisa jam takuar në Kosovë. Ajo ka qenë pjesë e një shërbimi diplomatik shqiptar pas shkollimit të saj në Edinburg, në asnjë rast nuk kam ndikuar në emerime dhe në parim, kurrë nuk sygjeroj njerëz për emërim, për një arsye shumë të thjeshtë, personi që bën emërimet, bën një kosto, është apo jo i suksesshëm është kostoja e atij, prandaj unë nuk mund të ndikoj, kur koston e mban babai.”



Cilat janë marrëdhëniet me babain tuaj, a ka marrëdhënie më specifike që lidhen me angazhimet e tij politike?



“Jo në mënyrë të veçantë me angazhimet e tij politike, sepse unë kam jetë shumë intensive, ndjek të gjitha angazhimet e mia që janë të shumta, jam shumë e lidhur me prindërit, ashtu sikurse është edhe im vëlla, por nuk mund të them diçka tjetër.”



A keni biseda të vazhdueshme për angazhimet e tij politike?



“Bisedojmë për çdo gjë praktikisht, kur nuk ka tabu në temat e bisedës, debatojmë për mendime të ndryshme”.



Ju si e gjykoni angazhimin e babait tuaj deri në këtë moment?



“Realisht bisedat private janë gjithmonë private, por nëse do të gjykoja të gjithë aktivitetin e tij politik deri më sot, mendoj se ka qenë një përpjekje titanike e admirueshme. Sesi e vlerëson një fëmijë është subjektive, por në sytë e mia ai ka bërë gjithmonë atë që duhet dhe në mënyrë të ndershme. Pavarësisht nga mendimet e opinionit publik në periudha të ndryshme dhe thashë se ka pasur periudha të vështira, por një gjë ka qenë e qartë për mua, fakti që kemi qenë të ndershëm na ka bërë të flinim të qetë natën, fakti që im atë çfarëdo të ketë bërë e ka bërë me mirëbesim, na ka bërë që të jemi këta që jemi sot.”



A ju ndodh që ta kritikoni babain për aktivitetin e tij politik?



“Ndodh që kemi mendime të ndryshme dhe t’i shkëmbejmë ato.”



Cili është impenjimi publik që lind nga roli ose nga angazhimi juaj. A keni një rol apo një protokoll?



“Nuk kam asnjë rol protokollar, kam jetën time në privatësi të plotë nuk më takon rol protokollar, por as nuk do ta dëshiroja një jetë të tillë. Do të ishte një ngarkesë e madhe.”



A keni ndërmend që në të ardhmen të angazhoheni në politikë, meqë sfidat janë pjesë e jetës tuaj?



“Asnjëherë nuk bëj plane, është e vërtetë që unë asnjëherë nuk zhvilloj një aktivitet shumë të gjatë përtej asaj pike që nuk kam çfarë të mësoj. Fokusi im kryesor tani është familja, fëmijët i kam në moshë 2.5 deri në 9.5 vjeç dhe janë ende në një moshë të tillë që kanë nevojë për mua. Një ditë, kur të kem realizuar atë që dua me fëmijët, kjo mund të jetë e hapur, por për momentin nuk kam asnjë plan të tillë.”



Marrë nga TV “Klan”
 

pompa

Primus registratum
Re: Argita Berisha:Të ardhurat e mija, mbi $1 mili

Nje gje nuk marr vesh une, perse eshte e nevojshme qe ky perso n te vere balancen financiare per gjithe popullin per ta pare? Rekordet financiare, shendetesore, arsimore, etj etj jane gjera private te cilat nuk botohen ne gazete. S'pret njeriu te kete nje cike mbrojtje nga nje barbarizem i tille si i klanit, apo cfaredolloj tjeter?
Shume irritues ky "hetim" po me shume me irriton tifozlleku qe i bejne njerezit....barbarizem..
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Argita Berisha:Të ardhurat e mija, mbi $1 mili

po ku ka ma barbar e te qelbun se komunistat (shiko vetem anal-izen e hapesit te temes)

vete vjedhin dhjetra miliona si force politike &lt;&lt;e majte&gt;&gt;
lane lesht (e popullit kuptohet) neper kazinote e botes e hotele me 6 yje

kurse te tjereve done t'ju bajne preventivin se sa mund te kene harxhu gjate X kohet.
kan hanger hamburger, qebab apo makarona
kan pi uje çezmet apo ne shishe
done ti ndalojne nga çdolloj ambicie apo andrre etj etj

edhe p*** i motres se Erion Braçes e ka shkru me germa te medha te Zagaret e Popullit (ZP) q1 kushdo te kete informacione se ku ka shku ne banjo ma shpesh e bija e Berishes t'ia nisin me email

kur te kem kohe ndoj dite tash po ja nisi une nji email me informacione shume te randsishme /pf/images/graemlins/idea.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Argita Berisha:Të ardhurat e mija, mbi $1 mili

n'fakt ju Shkodront e keni me hak te permendni Komunistat... per faktin qe Muho Asllani vazhdon te jet shum aktiv ne ate parti dhe e keni t'merr...

po me çpo shof ky Sala esht shum larg pames se xhaxhi Muho... ne te gjitha drejtimet. nejse,

çfar ste pelqen ne ato analiza ty mer TUSH...?

lei mer ato qe shkonin ne kazino ti... se ato te pakten e bon diçka te hajrit i dhan drejtim asaj toke ku t'pakten para nje viti i vinte era shtet

po ti shiko kto qelbesirat qe skan filluar akoma tek A-ja
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Argita Berisha:Të ardhurat e mija, mbi $1 milionë

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
O Kondre, ti je zakonisht objektiv, mos bej naivin tani.

Jo per gje, po a e beson ti se Sali Berisha qe ka deklaruar 40,000 dollare pasuri gjithsej i ka dhene 20,000 dollare borxh te bijes ka pasuri prej 1,000,000?

A ka nevoje miljoneri i dollarit per 20,000 borxh nga ai qe ka 40 gjithsej?

Edhe dicka. Po kjo Argita keto 10 vjete nuk ka patur asnje shpenzim? Qyl ka ngrene, pire, veshur??????????? Se edhe sikur ta marresh se ka patur 0 shpenzime keta 10 vjet, prap nuk do kishte kursyer kaq shume.

Per sa i mbledh 1 miljone dollare ne kanada me rroga ti Kondre?

[/ QUOTE ]

Blendo mo na boj maestron po lexo paragrafin e funit timin ate boj.

Thjesht solla këtu disa argumente të cilët justifikojnë (mund) të ardhurat e Argitës. Marrëdhëniet familjare (se kush i jep kujt e sa) un nuk i prek /pf/images/graemlins/laugh.gif.


Sa për t'hongmen e t'pimen, kom punu vet me refugjatët e Kosovës ne di me t'thon që për 2 muj e gjymës kom bo 32 000$ CAN e nuk kom pas nevoj me harxhu as i lek për t'hongme apo për t'lëvizme. Për qef, ato 2 muj e gjys kom prish rreth 6 000 $ /pf/images/graemlins/laugh.gif. Po qef amo po t'menojsh që punosha ka 14 or n'dit /pf/images/graemlins/laugh.gif.


P.S. /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif Note, je i nolt qafsha qent e lagjes /pf/images/graemlins/lol.gif
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Argita Berisha:Të ardhurat e mija, mbi $1 milionë

e pse qesh me ironi mer qafirrrr /pf/images/graemlins/laugh.gif

mir pra e kam...
 

gentius

Primus registratum
Re: Argita Berisha:Të ardhurat e mija, mbi $1 mili

Znj Argita edhe me fjalet qe ka thene vete (mund edhe te ket genjyer sa per te bere bilancin sepse asnji nuk i ka verifikuar ende pasurine e saj) nuk i dalin llogarite, ose i dalin por i dalin vetem fitime (debits, assete), creditet i la per nje interviste televizive tjeter.
Ato qe kan thene se ajo eshte treguar e guxishme te dali ne ekran dhe te publikoje te ardhurat, jane komplet gabim. Guxim ajo do te tregonte po te shkonte ne prokurori dhe te bente denoncim ndaj personave te “PS” qe kane folur ndryshe per pasurite e saj. Ti beje nje denoncim per shpifje ne qofte se pranon qe ka te drejte. E drejte s’do te thote te dalesh ne TV te thuash cte duash. Kjo do te thote propagande boshe.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Argita Berisha:Të ardhurat e mija, mbi $1 mili

Ndaj PS në prokurori? E çdo fitojë? Edhe po pati të drejtë përsëri nuk fiton kurrsesi sa fiton nëpërmjet televizionit /pf/images/graemlins/shrug.gif.

Zgjoniu popull /pf/images/graemlins/shrug.gif

Note nuk kom qesh me ironi po kom qesh me shpirt. Tu shtoft jeta ene ty sa ma shtove mu /pf/images/graemlins/laugh.gif.
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Argita Berisha:Të ardhurat e mija, mbi $1 mili

Kondre me sqaro icik se sa keq ka ngel UNMIKU me punesu me rroge dhe perfitime lukrative asi te siperpermendurat individe 25 vjecare te sapo dale nga bankat e shkolles dhe hic ose minimum eksperience. Sidomos eksperience juridike ne Shqiperi gjate 96-97 - tamam koha kur babi legalizoi firmat ne ekran te gjere.'

Kadal se i bete 7500 dallarshin ne muj si qiqrra ne hell. 7500 dhe me benefits /pf/images/graemlins/laugh.gif !!! Njof une nje djalle e gjysem eksperte ligjore amerikane qe jane gati me e ngrejt flamurin ne Kosove pa nji e pa dy /pf/images/graemlins/laugh.gif !

Mjere ne ! Mos gjetshin rehat kta qe nji tulle se vun n'vend per at' vend !!!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Argita Berisha:Të ardhurat e mija, mbi $1 mili

Sa keq ka njel UNMIK-u un nuk e di ashru si nuk e di arsyen reale të punsimit të gocës së ish-presidentit por di me t'thon që kto rroga jan të mundshme në situata të tilla. Kur nji përkthys i thjesht merr 4500 $ n'muj mendoj se nji rob me mo shum përgjegjsi duhet t'mori ca mo shum. Benefits jon t'pranishëm në të gjitha aktivitetet e kti lloji.

Nashti se sa reale ka qen nima e nji robi pa eksperienc ky o muhabet që i tako UNMIK-ut me na e zbardh.

Ne m'kupto drejt që s'jom tu mrojt njeri po thjesht jom tu bo avokatin e djallit /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: Argita Berisha:Të ardhurat e mija, mbi $1 mili

Kondre e ke seriozisht ti mer daje???? Ku jeton ti mor vella se na hoqe petllen. Se ne qe jemi ketu ne Shqiperi e dime shume mire se si i ka bere leket Argita. Ti thua i ka bere me pune te ndershme, po ka plot njerez qe kane punu me UNMIK edhe perpara Argites, dhe prape s'jane milioner mor burre i dheut. Pastaj, edhe sikur fit e fit ti mbledhesh parate e fituara, nga puna me unmikun, prape nuk na dalin mire perfundimet.

Ja te te bej une nje kalkulilm te shpejte. A filloi pune Argita me 2001 me UNMIKUN? 2001 deri ne 2005 jane 5 vjet. e zeme se qe ne fillim Argita merrte 7.500 USD ne muaj (qe nuk i ka marre kurre ne bote) e zeme se dhe burri merrte 7.500 USD ne muaj (qe nuk i ka marre kurre ne bote). a bejne 15.000 USD ne muaj????

15.000 USD x 12 muaj = 180 mije USD ne vit
180 mije x 5 vjet = 900 mije USD apo jo

qe gjithesesi eshte me pak sesa shifra qe ka deklaruar ajo.

Tani, ka ngrene e ka pire kjo Argita me burrin? kane bere ndonje dite pushime keta njerez? kane paguar qera, drita, uje? A kane blere ndonje pajisje, apo rroba? A kane marre ndonje avion per te ardhur ne shqiperi???? A kane pasur makine, a i kane hedhur nafte? a jane semurur ndonjehere.... PRA.... a kane harxhuar ndonje lek keta njerez ne keto 5 vjet apo jo?

Qe Argita ka bere lek me UNMIK-un e dime te gjithe. Po qe ka bere edhe nje dore te mire lekesh ne vitin e fundit, duke u marre njerezve miliona per tu 'zgjidhur hallet' edhe kete e dine shume mire ne Tirane. Ju sikur talleni me shqiptaret.

Edhe Nano doli e tha qe shtepine dhe benzin ja falen. Qe eshte komplet normale dhe mund te ndodh. Po kete kokerr ulliri se henga as une as ti, se e dime shume mire si i bente leket Nano e ca te tjere. Tani, qe kjo Argita te kete bere 1 milion USD me pune UNMIK-u une nuk e ha or ti Kondre, ndersa ti me duket se e ke kaperdire kete fakt. vazhdo se je ne rregull. Respekte Kondre /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

eddantes

Primus registratum
Re: Argita Berisha:Të ardhurat e mija, mbi $1 mili

i perkthys 4500 dollare?ku eshte kjo lloj pune kondre?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Argita Berisha:Të ardhurat e mija, mbi $1 mili

Ku di gjo un se ku o. Ta disha kisha shku vet.

Ore, un po them që o e mundur. N'kohën e art (financiarisht për ata që punun) të refugjatve kosovar, personalisht kom pas mor 2400-2600 $ në javë. Përveç ktyne lekve, hoteli ishte i pagum, taksia ishte e pagume, telefoni i pagum, avioni që e kom mor nja 4 her ishte i pagum, e hongmja dhe e pimja ishte e pagume. Tashti sikur t'kisha punu 5 vjet me kosovarët i bi që t'kisha bo të paktën 2500 * 52 * 5 = 650 000$ e po t'llogarisim ene nusen i bje që t'kishim kap milionçin /pf/images/graemlins/shrug.gif. Imagjino që shpenzime s'kishim fare po të mos donim të bënim.

Un duke u bazu te kjo llogari po boj avokatin e djallit /pf/images/graemlins/shrug.gif. Se si i ka vu Argita paret un nuk e di se nuk i kom majt pishtarin. Po di me thon që kjo është e mundur kur punon për organizata ndërkombëtare /pf/images/graemlins/shrug.gif.
 
Top