Arben Duka me vargje. E papare.

Fol moj qeveri, fol se na kënaqe,
Ose je e çmendur, o s'ke cipë në faqe
Çdo orë e çdo çast po dëgjojmë harbutin
"Turp të ketë rojtari që kapi hajdutin" (!).
Shan e jargavitet kjo racë zagari,
E ka fajin çimka s'e paska kusari (!)
Siç thoshte dikur mbretëreshë shëmtira,
Për shëmtinë e saj fajin kish pasqyra.
Kope e hajdutëve se mban dot inatin,
E ka fajin çimka, u prishi rehatin.
Bën sikur s'kupton tufa me majmunë,
Se çimkat u shpikën bash për këto punë.
Shohim se si nxin shteti zemërak,
Se një çimkë e vogël i zuri në lak.
Duket se hajdutet keq kanë rënë në hall,
Saqë dhe Filipin e quajnë çakall.
Keq nga zemërimi veten hanë me dhëmbë,
Ndjejnë se si u shket, toka ndënë këmbë.
Nga një çimkë e vockël keq u zemëruan,
Jo se janë kusarë, por se u zbuluan.
Me vite zanatin e kishin ushtruar,
Po kurrë nuk qenë zënë me preshin në duar.
Një çimkë e vogël bëri katrahurë,
I nxori kusarët me zë dhe figurë.
Me zë dhe figurë në arrën e misrit,
Zëvendës i parë i Kryeministrit
E ka xha Saliu kapak të tenxheres,
Nuk ka ç'i bën derës, i bie penxheres.
Po të kishte numrat e di dhe rabecka,
Sala do ta hante, Metën me gjithë lecka.
Duket që Saliu keq ka rënë në hall,
Metës i thotë qengj, Filipit çakall.
Të gjithë pas Saliut çudira këputin,
Të vrasim rojtarin që kapi hajdutin (!).
Bir Selman i nënës, kë të qajë më parë,
Iliri që iku, pastë këmbën e mbarë.
Me shpirt e me zemër, urojnë gjithë shqiptarët,
Me vetie martë, që të gjithë kusarët.
Që tani në korr, po na ulërasin,
Që na djegin sytë kur shikojmë si flasin.
Kur dëgjojmë seç thonë, të lot mendj'e kokës,
Ky koalicion, turp' i Europës.
Turp' i Europës dhe i gjithë Planetit,
Si shpellë Ali Babe, gjithë zyrat e shtetit.
 

Holland2010

Forumium maestatis
Sa bukur e ka thene ky tipi me vargje, ka me qindra politolog e analiste qe nuk e thone dot ne proze :)
 

Hank

Valoris scriptorum
qenka me verte shume e bukur si poezi.
Ne fund te ketij shkrimit ka nje buton qe e ben REcommend dhe ne Facebook. Ju sugjeroj te gjitheve ta klikojne qe ta lexojne sa me shume...
 
K

KLEJ

Guest
Zoteria ka te drejte ne kete poezi por te tere me nje thes hyjne .Te tere Meta dhe fotokopje te tij jane sepse te ben per vete ajo (dreq) karrige,por mos harroje se dhe ato qe po bejne miting sot e bejn se duan ate karrige dhe jo per popullin qe vec panikut dhe frikes asgje spo shohim sot.Boll me se pak halle dhe strese te perditshme kemi...
 

Holland2010

Forumium maestatis
Vargjet qe me bejne me shume pershtypje :)
"Po të kishte numrat e di dhe rabecka,
Sala do ta hante, Metën me gjithë lecka.
Duket që Saliu keq ka rënë në hall,
Metës i thotë qengj, Filipit çakall."
 

Holland2010

Forumium maestatis
Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur dhe katosur
Po vajtoj pa fund, pa shpresë,
Anës Elbës, anës Spreesë.

Çirrem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall' as i varrosur,

DHE NJE ZE VENGON NGA LUMI,
ME BUCET ME ZGJON NGA GJUMI,
SE MILETI PO GATITET,
SE SALIU LEBETITET,
SE PELCET, KERCET FURTUNA,
FRYHET VLORA, DERDHET BUNA
SKUQET SEMANI DHE DRINI
DRIDHET VUCIDOLI DHE ILIRI
SE PAS VDEKJES (SE TYRE) NDRITI JETA
DHE KUDO GJEMON TRUMBETA:
NGREHUNI DHE BJERUNI,
KORRINI DHE SHTYPINI,
KATUNDARE E MALESORE
QE NGA SHKODRA GJER NE VLORE!
Ky ilaç e ky kushtrim
Më bën djal' e më bën trim,
Se pas dimrit vjen një verë
Që do kthehemi një herë
Pranë vatrës, pranë punës,
larg hajduteve, "larg" Bunes.
 
Top