Humnerat e krijuara nga rrëshqitjet e tokës së Apolonisë së lashtë, lagështira dhe paqëndrueshmëria e tokës, po fundos pjesë të Teatrit Romak rreth 2400-vjeçar, i cili ndodhet në pjesën perëndimore të qytetit antik, duke rrezikuar jo vetëm strukturën e kësaj vlere të pamatë të kulturës dhe trashëgimisë sonë, por edhe pjesë të vlerave të tjera antike, ende të padala në dritë. Rrjedhjet e ujërave përmbi strukturën e këtij teatri dhe mos kryerja e një studimi të mirëfilltë gjeologjik në këtë zonë, ka sjellë edhe dukurinë që nuk po njeh frenim të saj. Mjaft specialistë arkeologë, që kanë kryer gërmimet në këtë zonë, janë shprehur se duhet doemos studim gjeologjik, për të ndërhyrë e parandaluar shkarjen masive të kodrës.
Muzeu i Apolonisë
Edhe kodra ku është ndërtuar kompleksi muzeal në Apoloninë e lashtë, ka pësuar shkarje. Specialistët thonë se shkarja ka ardhur jo vetëm për shkak të pozicionit gjeografik të godinës, por edhe gërmimeve të kryera aty, para disa viteve, nga një ekspeditë arkeologjike, e cila ka shkatërruar disa nga strukturat mbajtëse të tokës, ku ndodhet tashmë edhe salla muzeale. Kjo e fundit tashmë është bosh. Një restaurim i pjesshëm ka ndodhur vetëm në një pjesë të çatisë dhe parmakëve të saj. Ndërsa vendet ku dikur qëndronin të ekspozuara shtatore, statuja, sarkofagë, si dhe gjetje të tjera historike ka mbetur bosh. Statujat qëndrojnë në hollin e një pjese të ndërtesës muzeale, në kushte aspak të favorshme, për mbrojtjen e tyre nga erozioni kohor. Janë më shumë se 25 zbulime, kryesisht shtatore, statuja sarkofagë etj, që rrinë në pritje të përfundimit të një projekti, që ende nuk është dukur në horizont. Dy herë premtoi ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferaj, se ministria që ai drejton do të ndërhynte për restaurimin e qendrës muzeale në parkun arkeologjik Apolonia. Burime nga parku arkeologjik thanë se ky projekt përfundoi gjatë muajit shkurt dhe që kap shifrat e rreth 200 mijë dollarëve. Por edhe pse në këtë gjendje, Apolonia e lashtë sërish i ka dhënë turizmit shqiptar. Shifrat e marra nga zyra rajonale e Parkut Arkeologjik tregojnë se për vitin 2010 qytetin antik e kanë vizituar rreth 35 mijë vizitorë të huaj dhe vendas. Në statistikat e këtij parku janë të prera rreth 11 mijë bileta për hyrjet e vizitorëve dhe këto statistika janë bërë të ditura edhe në Ministrinë e Turizmit. Nëse shifrat e vizitueshmërisë do të krahasoheshin me një vit më parë, rritja shkon në kufijtë e 30% më shumë. Drejtor i parkut, Marin Haxhimihali thotë se edhe me fondin jo shumë të madh që i është akorduar kësaj zyre rajonale, është bërë e mundur të përballohet fluksi i kërkesave të vizitorëve aq shumë kureshtarë, për atë që ofron kjo zonë turistike historike.
Foto: http://s878.photobucket.com/albums/ab344/arabiado/