Apollonia zbut Ujqit e Dëborës

Apollonia zbut Ujqit e Dëborës

Fierakët kanë fituar 3-2 në Korçë dhe ngjiten në vendin e tretë, Flamurtari mund 2-0 Vllazninë

Spektakël dhe shumë gola janë shënuar në Korçë, në takimin midis Skënderbeut e Apolonisë, por me fituese skuadrën fierake.

Derbi i vogël ballkanik përfundoi 2-3 në favor të Apolonisë, me pesë gola, të shënuar që të gjithë në pjesën e parë, ku në fundin e fraksionit të parë, brenda pesë minutash u realizuan tre gola.

Edi Çajku hapi serinë e golave në minutën e 8-të për Skënderbeun, duke çuar në delir mbi 3500 tifozë të pranishëm në stadium, ku në tribunën “Vip” ishte trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe e presidenti i FSHF-së, Armando Duka. Goli i katërt për Edi Çjakun në kampionat, duke barazuar kështu Elis Bakajn e Dinamos. Pas vetëm tri minutash, pas një gabimi në mbrojtjen korçare, mesfushori serb i Apolonisë, Sead Haxhibuliç barazoi shifrat 1-1 në minutën e 11-të.

Pas një pauze 30-minutëshe, në të 41′ vjen goli i radhës për Apoloninë, autori ishte me të njëjtin mbiemër dhe me të njëjtën prejardhje Haxhibuliçit, vëllait të Seadit, Semir. Sulmuesi kroat i Skënderbeut, Milian Guerrib, shënoi pas vetëm një minute, në të 42′, golin e barazimit 2-2. Goli i tretë për kroatin 23-vjeçar.

“Thriller”-i në Korçë vazhdoi me golin e sulmuesit serb të Apolonisë, Mladen Brkiç, i cili realizoi në minutën e 44-t. Me rezultatin 2-3 u mbyll pjesa e parë, por dhe krejt ndeshja.

Apolonia u ngjit në kuotën e 12 pikëve, tashmë në vendin e tretë, me vetëm 2 pikë larg vendit të dytë, Besës, e 4 pikë larg Dinamos kryesuese (16 pikë). Për Skënderbeun, kjo ishte humbja e parë në shtëpi, pas një serie prej tri fitoresh. Sidoqoftë, skuadra korçare ka sulmin më të mirë në kampionat, me 11 gola të realizuar. Flamurtari u rikthye te fitorja, duke i dhënë fund një seriali të gjatë prej katër humbjesh.

Vlonjatët fituan 2-0 me Vllazninë, falë dy golave – nga një në çdo pjesë, të realizuar nga talenti 18-vjeçar fierak, Odise Roshi: në të 27′ e 58′. Vllaznia tashmë ndodhet e vetme në vendin e fundit, me vetëm katër pikë në 6 javë, duke mos e shmangur dot krizën totale.

Edhe me trajnerin e ri në bankinë, Roland Luçi, skuadra shkodrane nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës: vetëm një gol në gjashtë takime, skuadra me sulmin më të dobët në kampionat.(Shekulli)

M2abjhJAtIc

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23481. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23481

Top