admin
Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Edhe një lidhje tjetër befasuese; njerëzit që vuajnë nga apnea e gjumit duhet të kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak, thuhet në një studim tjetër të ri mbi apnean.
Apnea e gjumit, si çrregullim i mundshëm serioz, shoqërohet me ndërpërerje të përsëritura të frymëmarrjes gjatë fjetjes.
Simptomat përfshijnë:
- Zë të lartë gërhitës
- Zgjimi nga pamundësia për të marrë frymë (dhe)
- Lodhje gjatë ditës edhe pas një nate të plotë me gjumë
Tani, një studim i paraqitur në konferencën e Shoqatës Amerikane të Kraharorit zbulon se ashpërsia e apneas së gjumit mund të jetë një parashikues i diabetit.
Shkencëtarët shqyrtuan gjendjen e rreth 8 mijë personave dhe vunë re se pacientët me apnea nga niveli i mesëm deri në nivel të rëndë kishin gjasa të prekeshin nga një prej llojeve të diabeteve. Një parashikues i diabetit ishte edhe niveli i ulët e oksigjenit në gjak gjatë natës – pasojë e mungesës së frymëmarrjes së rregullt në gjumë.
Dhe diabeti është i lidhur me rrezik të konsiderueshëm për sëmundje kardio-vaskulare dhe vdekje. Autorët e studimit thonë se rezultatet e tyre tregojnë se apnea e gjumi lidhet me sëmundje të rënda kardio-metabolike.