Apeli i Rehn, Rama: Bojkoti, reagim ndaj mungesës së demokracisë
TIRANË- Lideri socialist Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së komisionerit për Zgjerimin Olli Rehn, duke thënë se mesazhi i tij është transformuar.
Sipas Ramës, bojkoti nuk është shprehje e normalitetit demokratik, por reagim pikërisht ndaj mungesës së këtij normaliteti.

“Jam i keqardhur që deklarata të tilla që janë të qarta dhe të lexueshme, transformohen dhe deformohen nga vetë pushtetarët. Në këndvështrimin tim, apeli i Rehn është fare i qartë dhe tregon se kjo shumicë nuk duhet të vazhdojë në rrugën e lënies së përgjegjësisë në supet e opozitës. Opozita e ka marrë përgjegjësinë e vet dhe është vënë në mbrojtje të demokracisë”, ka deklaruar Rama.

Më tej, kreu i PS-së ka theksuar se forca që ai drejton është e gatshme të kthehet që nesër në Kuvend nëse merren parasysh kërkesat e bëra publike, pra hapja e kutive dhe transparenca e zgjedhjeve parlamentare. (shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26443. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26443