Apel (Migjeni)
Rrëfim, ndanë varrit të copëtuem të Migjenit
Një varr i copëtuar në Shkodër mbart Millosh Gjergj Nikollën, që prej rivarrosjes në vitet e kaluara të Socializimit. Në Varrezët e Dëshmorëve të qytetit, ai është pothuaj i vetmi varr i dëmtuar. Kjo nuk është pak, po të kujtosh se ende për të nuk është besuar Çmimi prestigjioz kombëtar i “Penës së Artë” në letërsi; ndërsa Presidenti i Republikës, nuk i ka dhënë ndonjë nga Urdhrat e tij. Me ndryshimin e Sistemeve, njeriu që nuk u angazhua kurrë, ka filluar të tretet. Bashkë me mungesën e nderimit për Migjenin, bashkëqytetarët e tij vuajnë tranzicionin dhe “jetën ma zi se skëterrë”. Nuk e kanë bërë edhe “Qytetar Nderi”, ndërsa indiferenca ka filluar që t’i afrohet frikshëm. Ateisti dhe miku i vuajtjeve tashmë ka mbetur i paketuar në Muzeun e Shkodrës; i ngurtësuar me hundën e çjerrë tek Teatri me të njëjtin emër… ndërsa kumti i tij i ka mbetur i strukur ndanë një varri të copëtuem
Nga Shkodra, Ben Andoni
Leka GJ., një burrë gazmor 70 vjeçar nga Shkodra, habitet kur e pyesim për Varrezat e Dëshmorëve. “Pse ka në Shkodër, dëshmorë! Ju kanë rejt”, na qësëndis. Gjithsesi, shpejt e mbledh veten dhe ‘kujtohet’ se në Lagjen e T’ardhunve, ku banon, pak më tej në rrugën që të dërgon në Vaun e Dejës është Kompleksi i Varrezave. E shfrytëzon, për të bërë një copë rrugë deri në shtëpi dhe të kalojë kohën e tij bukur të bollshme.
“A e ke parë ndonjëherë varrin e Migjenit”-e pyesim. “Ku ka vorr Migjeni”, përgjigjet hazërxhevapi. “Ai ka qenë i marut, që kur ka lind”, më thotë. “I Madhi Zot! Ne ktu, -dhe tregon kur mbërrijmë vendin e varrezave, -e njofim tash si ven plenash”. Gjithsesi, fillon e bëhet i besueshëm, sepse mban ende mënd rrugën e vjetër, që të dërgonte tek varrezat, tashmë e mbuluar me pirgjet e parregullta të plehrave të bashkëqytetarëve të tij…
Hokatari, që po plotëson një kuriozitet të jetës, na prin. E gjejmë shpejt, varrin e të ndjerit Migjen, i cili është në ekstremin e majtë të varrezave. Prehet i dyti nga e majta, thjesht, ashtu si ka qenë edhe në jetën e kalueme. Pranë njërit prej heronjve të Vigut, në anë tjetër pranë Perlat Rexhepit. Varrin e ka përsëri të dëmtuar. Një ekspert mund të dallojë llojin e thyerjes, por i çuditshëm mbetet fakti që vetëm varri i tij, pranë komunistëve (që shkodranët pretendohet se nuk i kanë shumë qejf) dhe Luigj Gurakuqit dhe Vaso Pashës është i dëmtuar. Ka të shkruar vetëm Pseudonimin MIGJENI, ndërsa shkronjat e tjera i janë shuar, nga moskujdesja. Në këtë moment edhe Leka është bërë “kurioz”, ose më mirë i duhet të luajë rolin e të përvujtmit.”Po çfarë kan pas, me rrezikun”, thotë. Kaq, sepse fjalët e tij pluskojnë në ajrin e ftohtë dhe era e luginës së Kirit i ngjit…në eter.
Bashkëqytetarët e tij dhe harrimi
Migjeni nuk ka marrë më shumë vend, sesa një vdektar tjetër. Në ato përmasa, kush më shumë e kush më pak, do të ketë racionin hyjnor. Ndryshimi është se “gdhëndja”, mbi varrin e tij, tregon sesa i pakët ka mbetur nderimi, që bashkëqytetarët kanë ruajtur për të. “Thelltë në veten teme flejnë kangët e pakëndueme/ të cilat ende vuejtja as gëzimi s’i nxori/ të cilat flejnë e presin një ditë ma të lumnueme…/”. Nga hapësira që i kanë thyer, nuk mund të thotë më shumë,…sepse pak kujt i interesojnë, përveç studiuesve gjërat e tij…
Kanë kaluar kohët, kur atë e kanë vlerësuar si pakkush vdektar tjetër. Tani është futur në mbretërinë e kalciumit, atje ku ai identifikohet thjesht me asgjënë. Për të thënë të vërtetën, shkodranëve ka kohë që nuk u bën përshtypje të madhe figura e tij. Pavarësisht, se zyrtarisht, si oratorë të mirë dinë të thonë të kundërtën. Kryetari i ri i Bashkisë thotë se për të është bërë shumë dhe në përvjetorët, që do të ketë do të kujtohet gjithmonë. “Meqë jeni titullar i parë i Bashkisë, do të kujdeseni, që atij t’i jepet titulli në mandatin tuaj “Qytetar Nderi”…Përgjigja është korteziale dhe e kënaqshme për të bindur, se nuk është ndonjë gjë e madhe, ky fakt deri më tani. “Ka një lloj indiference, por nuk është vetëm Migjeni, por janë edhe shumë shkrimtarë të tjerë dhe piktorë e të tjerë me rradhë, dhe tashmë veçanërisht studjuesit janë ata, të cilët do të nxjerrin vlerat e vërteta të këtyre njerëzve”. Gjithsesi i vjen në ndihmë fakti, që në Shkodër është bërë një aktivitet i mirë kohë më parë për Migjenin. Drejtori i Muzeut Cungu, thotë se objektet e tij ruhen me shumë kujdes... Për fat, kanë ardhur të afërmit e tij, ku Zonja Anxhelina Ceka, e mbesa e tij, edhe i ka fotografuar dhe është interesuar gjatë. Duke shkuar në qytet, busti i tij, në qendër, “i shmangur” fare pak tashmë duket i sigurtë. Si përpara dy vjetësh, është i menjanuar dhe nderon kioskat, që i qëndrojnë më pas. Shkodranët “e ruajnë me fanatizëm” dhe përveç kësaj i kanë bërë edhe një “kurim estetik”, tek hunda. Migjeni, “rreziku” (fjalë keqëardhje) nuk zhurmohet. E duron edhe këtë…Ndofta nga vorri i tij, tashti i bie që të përjetojë vetë Kangën, që i ka bërë dikur të burgosunit:”Nëpër hekra të kryqzuem të dritores seme/shof qiellën të copëtueme në katërdhetë copë”. Në fakt, ka kohë që nuk ka pse të mundohet, një dorë “e kujdesshme” ia ka krijuar mundësinë, duke “ia përshtatur vorrin” për këtë qëllim. Nuk e dimë si mund të jenë përgjigjur përfaqësuesit e Shkodrës, përkthyesve të shqipes, të ardhur nga e gjithë bota, të cilët insistonin që të shihnin shtëpinë e mbetur, apo vorrin e tij. “Për mendimin tim, ai është vlerësuar dhe është në programet mësimore, -thotë profesor Tefë Topalli,-dhe ndoshta dhe më shumë se kushdo tjetër”. Përmend, të paktën, rastin e dhënies të emrit të teatrit të qytetit, ku” ai nuk ka asnjë kontribut për dramën”, thotë duke ngritur krahët. “Asht i errët, si vetë ftyra e tij”, më thotë kryeneç, krejt kontrapedal një bir shkodran i shekullit t’ri, kur do e takoj në qytet. Të përkulur nga varfnia, shkodranët u duhet që të përballojnë një realitet, që duhet pranuar se për qytetarët është i vështirë. Ndoshta, ky është justifikimi kryesor, për atë që ai nuk u bën përshtypje, dhe se ai nuk meriton një nderim më të madh në qytetin e tij. Nuk është “Qytetar nderi”, vetë simboli i Shkodrës dhe me sa duket dhe predispozita e kryetarit të ri, nuk e kalon të paraardhësit, për sa i përket figurës së tij. Më e saktë, më kujtohet fjala e një funksionari të vjetër të Bashkisë, dy vjet të shkuara për të njëjtin problem:”Duhet ta propozoj dikush. Kështu kanë bërë mjekët dhe të tjerë. Por komuniteti artistik i Shkodrës nuk e ka bërë këtë për Migjenin”.
Të jetë vetëm indiferencë? “Ngandonjëherë mendoj se kjo është krejt inkoshiente, ngadonjëherë mendoj se kjo mund të lidhet me disa mendime, që nuk i përshtaten Migjenit, ose mendoj një kritikë ndaj veprës së tij, që më duket se është kuptuar shtrembët”, thotë Skënder Drini, një nga shkrimtarët dhe njerëzit më të njohur në Shkodër. Gjithsesi, ateizmin Migjeni duket se e ka paguar rëndë. “Së paku të më shajnë:-I Mallkuem!/Së paku të më tallin: -I Uruem!/Së paku të më këndojnë:-I Yni Zot!”
Nderimi ndaj tij
Kjo është pjesa më e ndritshme e tij. Mban “de jure”, Urdhrin e Lirisë dhe po ashtu është “Mësues i Popullit”. Duke u nisur me count-doën, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, në bashkëpunim me familjarët e tij (Zonjën Ceka-mbesën e tij) “gjatë këtij viti 2003 ka botuar një vëllim shumë të mirë luksoz dhe përfshirës. Them përfshirës sepse për herë të parë janë përfshirë dhe letrat e Bojkës”, thotë Kujtim Dashi, një nga specialistët e librit në MKRS. Një aktivitet i mirë është bërë në Fier dhe një po aq cilësor në Shkodrën e tij. Ndërsa, në 13 tetor me rastin e Ditëlindjes, Migjeni duhet “ta ketë ndjerë dhe vetë”, sepse nuk e kishte fatin, që të kujtohej. Një ditë më parë, askush nuk mund të bëzante përpara autoritetit të kutive të votimeve. Ca më shumë të kujtonte një përvjetor të zakonshëm të Migjenit. Një fakt, që ka shkuar gjithmonë në invers me llogjikën e pushtetarëve shqiptarë. Për publikun duhet të kujtohet thjesht se :Nuk ka pasur ndonjë nderim vitet e fundit për të, ndërsa Konkursi kombëtar letrar nuk e ka parë të arsyeshme, që ta nderojë me çmimin e saj prestigjioz “Pena e Artë”. Deri dhe pak ditë, kur kanë mbetur Çmimet e reja, ndoshta pa u gabuar mund të themi, se do të jetë një fat për Migjenin, që të përftojë në vitin 2003. Thuhet kështu, sepse teknikisht, ai mund ta merrte në vitin 1998 me rastin e 60 vjetorit të vdekjes; apo në 2001 me rastin e 90 vjetorit të lindjes. Këto afate kanë kaluar tashmë. Ndërsa indiferenca mund të thuhet se më shumë projektohet që nga qyteti i tij, ku edhe një pllakë e vetme, që mund të vihej pranë shtëpisë, apo mjediseve qytetare, të mund të lajmëronte se atje pranë kishte lindur Migjeni, mungon krejtësisht.
Anatema ndaj tij
Eshtë thënë disa herë, se ai është një poet revolucionar. “Ky emërtim, që i jepet si poet revolucionar, më duket se sot tingëllon keq, apo sot merret me kuptimin pexhorativ, kur flitet si revolucionar. Sepse shumëkush e konsideron fjalën revolucionar, këtë ndryshim, si ndryshim me dhunë në aspektin shoqëror dhe politik. Po, nuk mund të kuptohet fjala revolucionar, si element novacioni”, thotë Drini. “E kush ka nge të merret me të”, më thotë një qytetar. “Na jena n’terr, fizik e menduer”. “T’gjith e duem, por kurrkush nuk ka menjen tek ai. Boll kena hallet tona”, thotë një mesoburrë. “E ka vorrin ktu ai?!” më kujtohen fjalët e Lekës. Ajo që të vjen turp nga shkodranët e sotëm është se asnjëherë nuk shprehen direkt. Zyrtarisht, janë të aftë për të afruar një limonatë. Nuk duhet me shkruejt kurrë, se ai ka qenë ateist nga goja e një shkodrani. Ai “vuen prej vedit”, të thonë shumica, në një zë. Qyqarin, nuk e kanë lënë rehat edhe studjuesit. Kështu, p.sh. studjuesi i nderuar shqiptar Arshi Pipa shprehej për të se:” I lindur shqiptar në një familje me prejardhje sllave, pastaj i shkolluar në një mjedis kulturor sllav, ai përsëri pati kontakte me Shqipërinë dhe me gjuhën e kulturën shqipe si i rritur. Gjuha, që fliste në shtëpi, ishte serbo-kroatisht, kurse në seminar mësoi rusisht. Ai nuk e dinte mirë shqipen. Shkrimet e tij janë plot gabime drejtshkrimi. Madje edhe mjaft elementare, kurse sintaksa e tij ishte larg sintaksės tipike tė shqipes." Për fat, ata që kanë adhuruar kontributin e Migjenit për shqipen, në këtë rast e shohin si shpëtim studjuesin e nderuar Robert Elsie, që shprehet për të:” Duke qenë edhe me prejardhje sllave, ai nuk u mbyll brenda kufijve nacionalistė, por do të bëhej një nga shkrimtarët e paktë shqiptarë, që do të lidhte dy anët e hendekut kulturor, i cili ndante dhe po i ndan shqiptarët dhe serbët".
Pse nderim
“Por, a do të vijë dita kangët me u zgjue?/Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?/Jo!Jo!Se liria filloi me lulzue/dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valën..”. Nuk ka qenë aq largpamës Migjeni, se të parashikonte se Dielli Alegorik do t’i kushtonte aq shumë. I vlerësuar lart në periudhën e rregjimit, qoftë dhe për këtë togfjalësh, ai është identifikuar shpesh, me njerëzit, që janë larg botës së letrave, si një njeri i lidhur me rregjimin. Një fat, që i i ishte shmangur, sepse ai shkruante për veten, për të qenë i pastër me jetën. "Unë jam pa moral. Konceptimi im menduer -mos me thanë ideologjik-nuk pajtohet me moralin tė cilin mue kjo shoqni ma imponon. Por unë e marr moralin e saj për sy e faqe, n'sa mbrapa unë ia loz lojën kur të due. Kështu si unë, ia lozin lojën shoqnis' me qindra veta në vendin tonë...". "Në mjaft raste, -në një shkrim të tij, studjuesi i njohur Aurel Plasari thotë,- kur për një dukuri flitet shumë, ndodh që ajo të mbulohet më tepër, se të zbulohet”. Ky duket edhe justifikimi më i mirë për të.
Për “politizimin e tij të majtë”, na vjen në ndihmë përsëri Elsie:”Migjeni nuk ishte as optimist, si edhe as nuk ishte i angazhuar”, që t’i shkonte këtij fakti. Shpjegimi më i thjeshtë është edhe më i sigurti. Kaq mjafton, që të kujtohesh se politikanët shqiptarë, me inflacionin e vlerësimeve dhe dekorateve, t’i atribuonin diçka edhe atij. Pavarësisht se tek qytetari-Migjen, që ishte i skalitur kudo dinjiteti, do të ishin të turpshme këto.
***
Nga varri i dëmtuar, nga vendi ku ai nuk ka më shtëpi, shpirti i tij nuk apelon vetëm kqyr. Gati 70 vjet më vonë, vdekjes së tij, dhe 70 vjeçari Lekë, që tallet me Milloshin, sipas mënyrës së tij, është tulatur. “T’paktën vorrin mos me ia ngacmu”, thotë teksa zbresim shkallët e Varrezave dhe ulemi drejt tapetit të plehrave urbane të Shkodrës…”Për ta mbramen herë shof Shkodrën, i dëshiroj ‘natën e mirë’-dhe i dërgoj një të puthun n’ajër”…Ndërsa, ne na mbetet vetëm të kujtojmë epigramin e madhërishëm në varrezat e Rrmajës…”Jepja Zot pushimin e pasosun”.
(Shkodër, 4 nëntor 2003)