Apel (Migjeni)

ENISS

Primus registratum
Apel (Migjeni)

Rrëfim, ndanë varrit të copëtuem të Migjenit
Një varr i copëtuar në Shkodër mbart Millosh Gjergj Nikollën, që prej rivarrosjes në vitet e kaluara të Socializimit. Në Varrezët e Dëshmorëve të qytetit, ai është pothuaj i vetmi varr i dëmtuar. Kjo nuk është pak, po të kujtosh se ende për të nuk është besuar Çmimi prestigjioz kombëtar i “Penës së Artë” në letërsi; ndërsa Presidenti i Republikës, nuk i ka dhënë ndonjë nga Urdhrat e tij. Me ndryshimin e Sistemeve, njeriu që nuk u angazhua kurrë, ka filluar të tretet. Bashkë me mungesën e nderimit për Migjenin, bashkëqytetarët e tij vuajnë tranzicionin dhe “jetën ma zi se skëterrë”. Nuk e kanë bërë edhe “Qytetar Nderi”, ndërsa indiferenca ka filluar që t’i afrohet frikshëm. Ateisti dhe miku i vuajtjeve tashmë ka mbetur i paketuar në Muzeun e Shkodrës; i ngurtësuar me hundën e çjerrë tek Teatri me të njëjtin emër… ndërsa kumti i tij i ka mbetur i strukur ndanë një varri të copëtuem

Nga Shkodra, Ben Andoni
Leka GJ., një burrë gazmor 70 vjeçar nga Shkodra, habitet kur e pyesim për Varrezat e Dëshmorëve. “Pse ka në Shkodër, dëshmorë! Ju kanë rejt”, na qësëndis. Gjithsesi, shpejt e mbledh veten dhe ‘kujtohet’ se në Lagjen e T’ardhunve, ku banon, pak më tej në rrugën që të dërgon në Vaun e Dejës është Kompleksi i Varrezave. E shfrytëzon, për të bërë një copë rrugë deri në shtëpi dhe të kalojë kohën e tij bukur të bollshme.
“A e ke parë ndonjëherë varrin e Migjenit”-e pyesim. “Ku ka vorr Migjeni”, përgjigjet hazërxhevapi. “Ai ka qenë i marut, që kur ka lind”, më thotë. “I Madhi Zot! Ne ktu, -dhe tregon kur mbërrijmë vendin e varrezave, -e njofim tash si ven plenash”. Gjithsesi, fillon e bëhet i besueshëm, sepse mban ende mënd rrugën e vjetër, që të dërgonte tek varrezat, tashmë e mbuluar me pirgjet e parregullta të plehrave të bashkëqytetarëve të tij…
Hokatari, që po plotëson një kuriozitet të jetës, na prin. E gjejmë shpejt, varrin e të ndjerit Migjen, i cili është në ekstremin e majtë të varrezave. Prehet i dyti nga e majta, thjesht, ashtu si ka qenë edhe në jetën e kalueme. Pranë njërit prej heronjve të Vigut, në anë tjetër pranë Perlat Rexhepit. Varrin e ka përsëri të dëmtuar. Një ekspert mund të dallojë llojin e thyerjes, por i çuditshëm mbetet fakti që vetëm varri i tij, pranë komunistëve (që shkodranët pretendohet se nuk i kanë shumë qejf) dhe Luigj Gurakuqit dhe Vaso Pashës është i dëmtuar. Ka të shkruar vetëm Pseudonimin MIGJENI, ndërsa shkronjat e tjera i janë shuar, nga moskujdesja. Në këtë moment edhe Leka është bërë “kurioz”, ose më mirë i duhet të luajë rolin e të përvujtmit.”Po çfarë kan pas, me rrezikun”, thotë. Kaq, sepse fjalët e tij pluskojnë në ajrin e ftohtë dhe era e luginës së Kirit i ngjit…në eter.
Bashkëqytetarët e tij dhe harrimi
Migjeni nuk ka marrë më shumë vend, sesa një vdektar tjetër. Në ato përmasa, kush më shumë e kush më pak, do të ketë racionin hyjnor. Ndryshimi është se “gdhëndja”, mbi varrin e tij, tregon sesa i pakët ka mbetur nderimi, që bashkëqytetarët kanë ruajtur për të. “Thelltë në veten teme flejnë kangët e pakëndueme/ të cilat ende vuejtja as gëzimi s’i nxori/ të cilat flejnë e presin një ditë ma të lumnueme…/”. Nga hapësira që i kanë thyer, nuk mund të thotë më shumë,…sepse pak kujt i interesojnë, përveç studiuesve gjërat e tij…
Kanë kaluar kohët, kur atë e kanë vlerësuar si pakkush vdektar tjetër. Tani është futur në mbretërinë e kalciumit, atje ku ai identifikohet thjesht me asgjënë. Për të thënë të vërtetën, shkodranëve ka kohë që nuk u bën përshtypje të madhe figura e tij. Pavarësisht, se zyrtarisht, si oratorë të mirë dinë të thonë të kundërtën. Kryetari i ri i Bashkisë thotë se për të është bërë shumë dhe në përvjetorët, që do të ketë do të kujtohet gjithmonë. “Meqë jeni titullar i parë i Bashkisë, do të kujdeseni, që atij t’i jepet titulli në mandatin tuaj “Qytetar Nderi”…Përgjigja është korteziale dhe e kënaqshme për të bindur, se nuk është ndonjë gjë e madhe, ky fakt deri më tani. “Ka një lloj indiference, por nuk është vetëm Migjeni, por janë edhe shumë shkrimtarë të tjerë dhe piktorë e të tjerë me rradhë, dhe tashmë veçanërisht studjuesit janë ata, të cilët do të nxjerrin vlerat e vërteta të këtyre njerëzve”. Gjithsesi i vjen në ndihmë fakti, që në Shkodër është bërë një aktivitet i mirë kohë më parë për Migjenin. Drejtori i Muzeut Cungu, thotë se objektet e tij ruhen me shumë kujdes... Për fat, kanë ardhur të afërmit e tij, ku Zonja Anxhelina Ceka, e mbesa e tij, edhe i ka fotografuar dhe është interesuar gjatë. Duke shkuar në qytet, busti i tij, në qendër, “i shmangur” fare pak tashmë duket i sigurtë. Si përpara dy vjetësh, është i menjanuar dhe nderon kioskat, që i qëndrojnë më pas. Shkodranët “e ruajnë me fanatizëm” dhe përveç kësaj i kanë bërë edhe një “kurim estetik”, tek hunda. Migjeni, “rreziku” (fjalë keqëardhje) nuk zhurmohet. E duron edhe këtë…Ndofta nga vorri i tij, tashti i bie që të përjetojë vetë Kangën, që i ka bërë dikur të burgosunit:”Nëpër hekra të kryqzuem të dritores seme/shof qiellën të copëtueme në katërdhetë copë”. Në fakt, ka kohë që nuk ka pse të mundohet, një dorë “e kujdesshme” ia ka krijuar mundësinë, duke “ia përshtatur vorrin” për këtë qëllim. Nuk e dimë si mund të jenë përgjigjur përfaqësuesit e Shkodrës, përkthyesve të shqipes, të ardhur nga e gjithë bota, të cilët insistonin që të shihnin shtëpinë e mbetur, apo vorrin e tij. “Për mendimin tim, ai është vlerësuar dhe është në programet mësimore, -thotë profesor Tefë Topalli,-dhe ndoshta dhe më shumë se kushdo tjetër”. Përmend, të paktën, rastin e dhënies të emrit të teatrit të qytetit, ku” ai nuk ka asnjë kontribut për dramën”, thotë duke ngritur krahët. “Asht i errët, si vetë ftyra e tij”, më thotë kryeneç, krejt kontrapedal një bir shkodran i shekullit t’ri, kur do e takoj në qytet. Të përkulur nga varfnia, shkodranët u duhet që të përballojnë një realitet, që duhet pranuar se për qytetarët është i vështirë. Ndoshta, ky është justifikimi kryesor, për atë që ai nuk u bën përshtypje, dhe se ai nuk meriton një nderim më të madh në qytetin e tij. Nuk është “Qytetar nderi”, vetë simboli i Shkodrës dhe me sa duket dhe predispozita e kryetarit të ri, nuk e kalon të paraardhësit, për sa i përket figurës së tij. Më e saktë, më kujtohet fjala e një funksionari të vjetër të Bashkisë, dy vjet të shkuara për të njëjtin problem:”Duhet ta propozoj dikush. Kështu kanë bërë mjekët dhe të tjerë. Por komuniteti artistik i Shkodrës nuk e ka bërë këtë për Migjenin”.
Të jetë vetëm indiferencë? “Ngandonjëherë mendoj se kjo është krejt inkoshiente, ngadonjëherë mendoj se kjo mund të lidhet me disa mendime, që nuk i përshtaten Migjenit, ose mendoj një kritikë ndaj veprës së tij, që më duket se është kuptuar shtrembët”, thotë Skënder Drini, një nga shkrimtarët dhe njerëzit më të njohur në Shkodër. Gjithsesi, ateizmin Migjeni duket se e ka paguar rëndë. “Së paku të më shajnë:-I Mallkuem!/Së paku të më tallin: -I Uruem!/Së paku të më këndojnë:-I Yni Zot!”
Nderimi ndaj tij
Kjo është pjesa më e ndritshme e tij. Mban “de jure”, Urdhrin e Lirisë dhe po ashtu është “Mësues i Popullit”. Duke u nisur me count-doën, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, në bashkëpunim me familjarët e tij (Zonjën Ceka-mbesën e tij) “gjatë këtij viti 2003 ka botuar një vëllim shumë të mirë luksoz dhe përfshirës. Them përfshirës sepse për herë të parë janë përfshirë dhe letrat e Bojkës”, thotë Kujtim Dashi, një nga specialistët e librit në MKRS. Një aktivitet i mirë është bërë në Fier dhe një po aq cilësor në Shkodrën e tij. Ndërsa, në 13 tetor me rastin e Ditëlindjes, Migjeni duhet “ta ketë ndjerë dhe vetë”, sepse nuk e kishte fatin, që të kujtohej. Një ditë më parë, askush nuk mund të bëzante përpara autoritetit të kutive të votimeve. Ca më shumë të kujtonte një përvjetor të zakonshëm të Migjenit. Një fakt, që ka shkuar gjithmonë në invers me llogjikën e pushtetarëve shqiptarë. Për publikun duhet të kujtohet thjesht se :Nuk ka pasur ndonjë nderim vitet e fundit për të, ndërsa Konkursi kombëtar letrar nuk e ka parë të arsyeshme, që ta nderojë me çmimin e saj prestigjioz “Pena e Artë”. Deri dhe pak ditë, kur kanë mbetur Çmimet e reja, ndoshta pa u gabuar mund të themi, se do të jetë një fat për Migjenin, që të përftojë në vitin 2003. Thuhet kështu, sepse teknikisht, ai mund ta merrte në vitin 1998 me rastin e 60 vjetorit të vdekjes; apo në 2001 me rastin e 90 vjetorit të lindjes. Këto afate kanë kaluar tashmë. Ndërsa indiferenca mund të thuhet se më shumë projektohet që nga qyteti i tij, ku edhe një pllakë e vetme, që mund të vihej pranë shtëpisë, apo mjediseve qytetare, të mund të lajmëronte se atje pranë kishte lindur Migjeni, mungon krejtësisht.
Anatema ndaj tij
Eshtë thënë disa herë, se ai është një poet revolucionar. “Ky emërtim, që i jepet si poet revolucionar, më duket se sot tingëllon keq, apo sot merret me kuptimin pexhorativ, kur flitet si revolucionar. Sepse shumëkush e konsideron fjalën revolucionar, këtë ndryshim, si ndryshim me dhunë në aspektin shoqëror dhe politik. Po, nuk mund të kuptohet fjala revolucionar, si element novacioni”, thotë Drini. “E kush ka nge të merret me të”, më thotë një qytetar. “Na jena n’terr, fizik e menduer”. “T’gjith e duem, por kurrkush nuk ka menjen tek ai. Boll kena hallet tona”, thotë një mesoburrë. “E ka vorrin ktu ai?!” më kujtohen fjalët e Lekës. Ajo që të vjen turp nga shkodranët e sotëm është se asnjëherë nuk shprehen direkt. Zyrtarisht, janë të aftë për të afruar një limonatë. Nuk duhet me shkruejt kurrë, se ai ka qenë ateist nga goja e një shkodrani. Ai “vuen prej vedit”, të thonë shumica, në një zë. Qyqarin, nuk e kanë lënë rehat edhe studjuesit. Kështu, p.sh. studjuesi i nderuar shqiptar Arshi Pipa shprehej për të se:” I lindur shqiptar në një familje me prejardhje sllave, pastaj i shkolluar në një mjedis kulturor sllav, ai përsëri pati kontakte me Shqipërinë dhe me gjuhën e kulturën shqipe si i rritur. Gjuha, që fliste në shtëpi, ishte serbo-kroatisht, kurse në seminar mësoi rusisht. Ai nuk e dinte mirë shqipen. Shkrimet e tij janë plot gabime drejtshkrimi. Madje edhe mjaft elementare, kurse sintaksa e tij ishte larg sintaksės tipike tė shqipes." Për fat, ata që kanë adhuruar kontributin e Migjenit për shqipen, në këtë rast e shohin si shpëtim studjuesin e nderuar Robert Elsie, që shprehet për të:” Duke qenë edhe me prejardhje sllave, ai nuk u mbyll brenda kufijve nacionalistė, por do të bëhej një nga shkrimtarët e paktë shqiptarë, që do të lidhte dy anët e hendekut kulturor, i cili ndante dhe po i ndan shqiptarët dhe serbët".
Pse nderim
“Por, a do të vijë dita kangët me u zgjue?/Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?/Jo!Jo!Se liria filloi me lulzue/dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valën..”. Nuk ka qenë aq largpamës Migjeni, se të parashikonte se Dielli Alegorik do t’i kushtonte aq shumë. I vlerësuar lart në periudhën e rregjimit, qoftë dhe për këtë togfjalësh, ai është identifikuar shpesh, me njerëzit, që janë larg botës së letrave, si një njeri i lidhur me rregjimin. Një fat, që i i ishte shmangur, sepse ai shkruante për veten, për të qenë i pastër me jetën. "Unë jam pa moral. Konceptimi im menduer -mos me thanë ideologjik-nuk pajtohet me moralin tė cilin mue kjo shoqni ma imponon. Por unë e marr moralin e saj për sy e faqe, n'sa mbrapa unë ia loz lojën kur të due. Kështu si unë, ia lozin lojën shoqnis' me qindra veta në vendin tonë...". "Në mjaft raste, -në një shkrim të tij, studjuesi i njohur Aurel Plasari thotë,- kur për një dukuri flitet shumë, ndodh që ajo të mbulohet më tepër, se të zbulohet”. Ky duket edhe justifikimi më i mirë për të.
Për “politizimin e tij të majtë”, na vjen në ndihmë përsëri Elsie:”Migjeni nuk ishte as optimist, si edhe as nuk ishte i angazhuar”, që t’i shkonte këtij fakti. Shpjegimi më i thjeshtë është edhe më i sigurti. Kaq mjafton, që të kujtohesh se politikanët shqiptarë, me inflacionin e vlerësimeve dhe dekorateve, t’i atribuonin diçka edhe atij. Pavarësisht se tek qytetari-Migjen, që ishte i skalitur kudo dinjiteti, do të ishin të turpshme këto.
***
Nga varri i dëmtuar, nga vendi ku ai nuk ka më shtëpi, shpirti i tij nuk apelon vetëm kqyr. Gati 70 vjet më vonë, vdekjes së tij, dhe 70 vjeçari Lekë, që tallet me Milloshin, sipas mënyrës së tij, është tulatur. “T’paktën vorrin mos me ia ngacmu”, thotë teksa zbresim shkallët e Varrezave dhe ulemi drejt tapetit të plehrave urbane të Shkodrës…”Për ta mbramen herë shof Shkodrën, i dëshiroj ‘natën e mirë’-dhe i dërgoj një të puthun n’ajër”…Ndërsa, ne na mbetet vetëm të kujtojmë epigramin e madhërishëm në varrezat e Rrmajës…”Jepja Zot pushimin e pasosun”.
(Shkodër, 4 nëntor 2003)
 
ENISS

Primus registratum
Re: Apel (Migjeni)

Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe
Nga Ismail Kadare*
…Kudo në veprën e tij ndihet ndalimi i parakohshëm, ndërprerja. Ai vetë mund të mendohet si i tillë: i ndërprerë. Por, ndërgjegja e tij nuk ngjan e zakonshme, përderisa ajo është ndërprerja e një uragani.
Frymëmarrja, ritmi, pulsi i shkrimtarëve të tillë si Migjeni është i veçantë. Dhe kjo është e kuptueshme. Ne njohim vetëm një lloj ritmi, atë të jetës njerëzore, që vazhdon rreth 70 vjet, por nuk jemi në gjëndje të parashikojmë, sesi do të ishin shumë gjëra në botë, duke përfshirë këtu edhe artin, sikur jeta mesatare e njeriut, të ishte më e madhe p.sh. rreth 300 vjet, ose më e vogël, p.sh rreth 10 vjet.
Shkrimtarët që dinë ose, së paku, e ndjejnë se do të vdesin para kohe, kanë një ngutje të tyren. Megjithatë, duhet thënë se duke qenë nën trysninë e një ritmi të përgjithshëm, ata pengohen në ecjen e tyre, në po atë mënyrë, që pengohet prej turmës, njeriu që shpejton më shumë se ç’duhet në një stacion pasagjerësh. Kjo duhet të jetë edhe vuajtja më e madhe e këtyre të përkohshmëve.
Ç’do të shkruante më pas? Ç’la pa bërë? Në ç’lartësi do të ngjitej? Këto pyetje, ndonëse të mbetura pa përgjigje, e në thelb janë të panevojshme, përsëriten, ashtu si shumë pyetje të tjera për njerëzit e mëdhenj, që brezat e rinj dëshirojnë t’i kenë midis tyre.
Por, për shkrimtarin e vdekur para kohe, këto pyetje përsëriten sidomos gjatë asaj periudhe, brenda së cilës, ai mund të ishte ende gjallë. Kjo është një periudhë e veçantë, kur ai që mungon hijerëndë dhe sundues, siç janë shpesh munguesit (personazhet e para të epikës botërore), shkaktuan trazim, prishje drejtpeshimi, mëdyshje dhe madje ankth. Por, përvjetorët kalojnë njëri pas tjetrit, kalon dyzetvjetori i lindjes, pesëdhjetëvjetori e kështu me rradhë dhe trazimi nis e zbehet në po atë masë, që mundësia e qënies ende gjallë të shkrimtarit nis e zvogëlohet. Së fundi, vjen nëntëdhjetëvjetori e pastaj njëqindvjetori i tij dhe ideja se tani do të ishte me siguri nën tokë, sjell te brezat njerëzore po atë qetësi, që shkakton te familjarët pas dy-tri ditësh cfilitëse ceremonie mortore, i vdekuri, që më në fund kallet në dhe.
Kjo është edhe koha kur letërsia e re shqiptare ndodhej nën bezdinë e skematizmit sovjetik, Migjeni do të ishte 39 vjeç. Më 1960, kur ajo me një kërcim tigri (apo ndoshta kaprolli), nisi të shkëputet nga ajo skemë, ai do të ishte 49 vjeç. Dhe më 1989, në kohën kur përfundoheshin këto shënime, ai do të ishte në moshën 78 vjeç.
Siç shihet, koha e qetësisë, ende nuk ka mbërritur për të, çka ndoshta ndihet në këto fletë.
***
“Mirë se erdhe, vëlla!”.Me këto fjalë Dhimitër Pasko, përshëndeti në “Revistën letrare”, në mars të vitit 1944, daljen e librit të parë të Migjenit “Vargjet e lira”. Por, Migjeni ndërkaq kishte gjashtë vjet, që kishte vdekur. Kështu që formula e saktë e mirëseardhjes në këtë rast do të ishte “mirë se erdhe vëlla i vdekur!”.
Por, fjalët “vëlla i vdekur” për ballkanasit, e veçanërisht për shqiptarët, janë më shumë se kuptimi i tyre i drejtpërdrejtë. “Vëlla i vdekur” është personazi kryesor i një prej baladave të tyre më të vjetra e më tronditëse, njeriu që u ngrit nga varri për të përmbushur një premtim, që s’kishte mundur ta kryente sa qe gjallë. Ndaj në poetikën ballkanase, e veçanërisht atë shqiptare, fjala e këtij personazhi të zbehtë e të pluhurosur nga balta, e këtij transcendanti, që ka bërë rrugën e praptë, të panatyrshme nga vdekja në jetë, ka një peshë e ogur të veçantë.
Unë djepi juej e ndoshta vorri juej, kishte shkruar vite më parë Migjeni për veprat e tij.
Ai e kishte shpërthyer më në fund varrin dhe po vinte t’i sillte letërsisë shqipe kumtin e tij të veçantë, me të gjitha vulat dhe peshën që i jepte rikthimi nga terri.

*Marrë nga libri me të njëjtin titull
 
ENISS

Primus registratum
Re: Apel (Migjeni)

Si e njoha unë Migjenin
Nga Petro Marko*
Migjeni na shkroi një letër të gjatë, ku na këshillonte që të mos nxitoheshim e të mos i binim murit me kokë. Ai do të bashkëpunonte me revistën (Flitet për ABC-në), por ne duhej të kishim shumë kujdes e të mos i linim rast për masa adminstrative nga ana e qeverisë. Ne ishim për zhurmën, alarmin, paçka se revista mund të mbyllej . Na kishin thënë disa herë shokët se duhej të shfrytëzonin këtë rast “të shtypit të lirë” që la përkohësisht qeveria liberale e Mehdi Frashërit. Mua më caktuan si drejtor politik dhe…

…Dërgonin shkrime shumica e intelektualëve laikë dhe përparimtarë. Dërgonin shkrime letrare gjithë ata të rinj të atyre viteve. Edhe Migjeni dërgoi. Brankoja (Merxhani) ushqente një simpati të veçantë për të dhe thoshte se ai ishte talent dhe gjenial. Më dërgoi në Pukë për ta takuar. Më dha dhe tre napolona, që t’ia jepja, pasi ai ishte shëndetlig. Kur vajta në Pukë, e njoha. Më bëri përshtypje portreti i tij i skalitur dhe dora e mendimit dhe e dinjitetit. Fliste pak. I thashë se kush isha, dhe u gëzua kur më pa. Ai flinte në një dhomë përdhese dhe të gjatë, aty nën xhade, nën shkollë. Pranë tij banonte dhe infermier Filipeu, i cili më pëlqeu; ai më uroi për revistën dhe më premtoi se do të bashkëpunonte me ne. Me Milloshin ndenja dy ditë. Gjithë bisedat tona silleshin rreth stilit, rreth formës, rreth problemeve që duheshin ngritur në art e në publicistikë. Nuk i pëlqente zhurma. Në bisedë e sipër i thashë:
-Milosh, ti shkruen errët, ndaj duhet të shkruash më hapur, që të kuptohesh nga shumica e lexuesve tanë. Ne duhet të shkruajmë më thjeshtë, më hapur dhe jo me aludime.
-Që ta pësojmë si me “ABC”-në, a? Jo , vëlla! Ne duhet të shkruajmë mirë, me zemër e me mënd, por me mjeshtëri artistike. Paçka se nuk na kuptojnë dot. Arti është art dhe publicistika është publicistikë. Ja, bie fjala, shumë nga poezitë e tua nuk më pëlqejnë se…-u mendua ca.-A të vjen keq, a, që po të flas si vëlla?
-Jo Millosh, nuk më vjen keq aspak, por, si të ta them unë, ti je shumë hermetik dhe koha e hermetizmit ka kaluar. Duhet të jemi realistë dhe çdo shkrim i yni duhet të ngrejë një problem. Ai shikonte larg. Ishim në pragun e barakës ku flinte; po niseshim për të ngrënë në një restorant të vogël e të vetëm të Pukës.
-Dëgjo,Petro! Nëse nuk më kuptojnë, unë shkruej për vedi!-dhe më shikoi në sy. S’ka ma lumtuni sesa kur ndjenjat e tua i shpreh me sinqeritet dhe dashuni për njeriun.-Më hodhi krahun.-Njeriu, kur shkruen, nuk merr leje nga askush, përveç ndërgjegjes së vet.-Më vështroi në sy!Asht kështu apo jo?
Zërin e kishte të qetë dhe të ngarkuar me sinqeritet dhe pasion!
-Le të shkruejmë, se do të na kuptojnë, more Petro!…
***
Po, përpara se të rrëfej itenerarin e udhëtimit që më çoi në realizimin e ëndrërs sime, dua të shtoj dhe diçka që më mbeti si një imazh i paharruar: fytyra e Migjenit! Aty nga dimri shkova në Shkodër dhe rashë në familjen e Vasil Trimçevit, për t’u takuar me Migjenin. Ndjenja disa ditë. Aty ishte dhe Viti Shahini, që e kisim shoqe të mirë. Me Migjenin folëm për poezinë. I thashë se Ismet Toto dëshironte të botonte një vëllim me vargjet e tij dhe me vargjet e mia dhe me një parathënie të gjatë për poezinë e re. I thashë se unë pranova, po Demir Godelli nuk më lejoi duke më thënë se Ismet Toto nuk ishte shok i idealit tonë. Edhe Migjeni nuk e dëshironte një gjë të tillë. Kur po hipja në autobuz dhe po përqafohesha me Migjenin, vendosa t’i thosha se po ikja larg. Nuk dihej nëse do të shiheshim më. Ai e kuptoi. I pashë sytë t’i lageshin. Dhe më tha:-“Lum ti që ke shëndet të mirë! Po Petro, lum ti që ke shëndet të mirë.-Më vështroi një copë herë, sikur deshi të më jepte porosi, por shqipëtoi këto fjalët e fundit që dëgjova prej tij:
“Ti ke shkruar vargje të mira dhe të dobëta, ke shkruar shumë, po nisja jote në Spanjë është poema më e bukur që po shkruen”.
Marrë nga Kujtimet e titulluara “Intervistë me vetveten” e autorit

Indiferenca ndaj tij, më duket si inkoshiente
Flet shkrimtari dhe publicisti i njohur Skënder Drini për Migjenin. Pse shkodranët nuk i kanë dhënë vendin e duhur bashkëqytetarit të tyre dhe pse ka ndodhur kjo sipas tij

Si e mendon këtë lloj indiference, që ka qyteti i Shkodrës dhe institucionet për Migjenin?
“Në të vërtetë kjo është diçka e pakuptueshme dhe më duket si një paradoks, që për një autoritet kaq të lartë të letrave shqipe, siç është Migjeni, të krijohet një situatë e tillë. Ngandonjëherë mendoj se, kjo është krejt inkoshiente. Ngadonjëherë mendoj se, kjo mund të lidhet me disa mendime, që nuk i përshtaten Migjenit, ose mendoj një kritikë ndaj veprës së tij, që më duket se është kuptuar shtrembët. Përfundimisht, Migjeni është një shkrimtar realist, ekstrem realist, nëqoftë më lejohet që ta them këtë. Ai ka elementë të spikatur të realizimit kritik. Ky është mendimi im. Nuk e di se në çfarë pozicioni është kritika dhe se ku mund ta vendosë Migjenin. Ai është një shkrimtar, i cili nuk e ka sjellë vizionin e kohës të kamufluar, ose të ëmbëlsuar. Ai e ka sjellë vizionin e kohës, më saktë na ka dhënë vizionin e kohës me ashpërsinë e vet, me ato mundësi dhe me ato të meta, që kanë qenë karakteristike për atë kohë. Duke qenë kështu, një shkrimtar, i cili kërkon të ndryshojë gjëndjen këtë situatë, sigurisht është me atak në sfera të ndryshme të jetës. Nëqoftëse kahje të ndryshme të politikës dhe të shoqërisë së sotme shqiptare, mund ta ndjejnë veten të atakuar, sot prej atyre mendimeve që ka dhënë dje Migjeni, mua më duket si paradoks. Prandaj, nuk ka kuptim, që Migjeni të ketë një kuptim koshient dhe të kundërshtohet në mënyrë koshiente. Më tepër, unë, dua t’ia lë inkoshientes, që vjen nga të gjitha mangësitë e të gjithë jetës sonë sociale, artistike dhe politike”.
Ndoshta e shikoni si handikap, cilësimin e tij si “revolucionar”?!
“Eshtë thënë disa herë, se ai është një “poet revolucionar”. Ky emërtim, që i jepet si poet revolucionar, më duket se sot tingëllon keq. Apo, thjesht, sot ai merret me kuptimin pexhorativ, kur flitet si revolucionar. Shumëkush e konsideron fjalën revolucionar, si ndryshim me dhunë në aspektin shoqëror dhe politik, ndërsa nuk mund të kuptohet fjala revolucionar, si element novacioni. Por, nëqoftëse ne themi një mendim drejt, ne jemi në moment revolucionar. Dhe, nuk duhet të kuptohet fjala revolucionar, gjithmonë si një element pexhorativ dhe të dhunshëm. Migjeni është një shkrimtar, i cili jeton. Pse? Kur them që jeton, dua të them se ai është aktual, Të gjithë elementët e prozës dhe poezisë së tij, personazhet dhe idetë, i shohim ende sot të materializuar. Ata i sheh, që nga lypësi dhe deri tek prostituta. Që nga bisnemsni më i lartë dhe deri tek ai që përpiqet që të bëjë diçka dhe nuk arrin që të bëjë gjë. Migjeni kërkonte një ideal për vendin e tij dhe këtë ideal, ndofta ai e kërkoi, duke u shprehur ashpër. Por, elementët e prozës së tij, nuk ishin elementë superficialë, por elementë që mund të shfaqeshin me atë lakuriqësinë, me atë ashpërsinë, dhe me atë mjerimin që kishte koha. Natyrisht këto do të ishin pasazhe shumë të rënda. Pasazhe të cilat prekin, në thelb problemet. Prekin, atje ku është problemi më akut”.
Çfarë ndryshoi me të pas viteve ’90?
“Përgjithësisht, ndaj Migjenit, dikush është munduar në fillim të viteve 1990-92, në kohën e ndryshimit të rregjimit në Shqipëri, që të kërkojë dhe në origjinën e tij, por edhe atë ta etiketojë, sikur nuk është shqiptar dhe është andej apo këndej. Kjo nuk qëndron. Migjeni nuk shkroi për një vend tjetër. Ai shkroi për vendin ku jetonte. Një shkrimtar, që nuk e ndjen veten me kombësinë e vendit ku jeton, nuk mund të shkruajë kështu. Pra, Migjeni e ndjente veten shqiptar dhe gjithshka që mund të flitet për origjinën e tij mund të jetë thjeshtë një spekulim”.
Një lloj përkëdhelje që i kanë bërë pas çlirimit ka ndikuar për çmitizimin e tij?
“Po, Migjeni ka pësuar fatin e disa shkrimtarëve në një masë relative të atyre, që nuk janë trajtuar në epoka të ndryshme të historisë. Migjeni ishte një nga shkrimtarët e përkëdhelur do të thosha unë gjatë periudës së diktaturës në Shqipëri, e cila kërkonte mbështetje tek shkrimtarët e së kaluar, që kishin edhe një fjalë të vetme, që mund të ishte aluzive, vetëm që ajo ti shërbente kohës. Si ajo shprehja që ka Migjeni, në një nga poezitë e tij: “Nga dielli alegorik”. Çështje ky lloj alegorizimi? Ështe periudha, kjo në kohën kur e përkëdhelnin Migjenin, që ky ‘Diell Alegorik’ ishte socializmi. Mirëpo, a ka dashur ta thotë këtë Migjeni?! Po edhe nëse ka dashur ta thotë, e ka thënë vërtetë, a mund të akuzohet ai sot…”.
E mendoni se mund të zhgënjehesh në këtë kohë?
“Ndofta. Ai sot mund të kishte një mendim krejt tjetër, sepse shumë vetë janë gënjyer, apo që kanë krijuar iluzione të tjetra, qoftë edhe aq të mëdhenj si Aragoni, në kohën e tij, me atë që ndodhte në Bashkimin Sovjetik. E shikonin si një shpresë, por janë zhgënjyer. Kështui ka ndodhur dhe me Romen Rolanin dhe të tjerët. Prandaj, pse duhet të miret kështu. Ne sot, që e vlerësojmë Fishtën nuk duhet të mendojmë se kjo ka qenë një mëndje, që e ka luftuar rregjimi komunist dhe kështu duhet ta ngremë”. B.an

Publicisti Kujtim Dashi: Nuk
e duan sepse është antiklerikal

“Në lidhje me Migjenin, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, gjatë këtij viti është botuar një vëllim shumë i mirë dhe luksoz dhe përfshirës. Them përfshirës sepse për herë të parë, janë përfshirë dhe letrat e Bojkës. Janë nga letrat më të bukura, që kam parë në jetën time. Botimi ynë është i mirë dhe i plotë. Ne takimin e bërë për të kemi pasur edhe Zonjën Anxhelina Cekën, që ka eksluzivitetin e botimit. Kam mbresat më të mira për takimin, ku atje u sollën dhe mbresat e Jakov Milajt, antropologut të parë shqiptar për Migjenin. Duke iu referuar Petro Markos: Ai gjatë takimeve me Migjenin, në kujtimet e tij “Intervistën me Vetveten” pohon se ka bërë dy takime me të, një kohë para luftës në Spanjë dhe një rast tjetër, kur largohet dhe i thotë: Ti po shkruan poemën më të bukur. Për mua, këtu plotësohet elementi jetësor i Migjenit. Ai jeton me kohën, dhe i thotë se po shkruan poezinë më të bukur. Pra, çështja tregon se ai tregohet edhe si antifashist i vendosur. Ai mund të konsiderohet si një nga poetët më të studjuar. Nuk them se është i përkëdhelur, por unë them se vepra e tij duhej që të bëhej më shumë e njohur. Mbase ka qenë impotenca e kritikës sonë letrare, që duhej ta bënte më mirë këtë. Ai është shkrimtari që solli modernitetin. Ata janë tre: Naimi, Migjeni dhe Ismail Kadare. Kadare vetë është ushqyer me krijimtarinë e tij. Ai thotë në një intervistë, se ai është një nga shkrimtarët më të mëdhenj. Ajo që e mbulon me një heshtje figurën e tij duket se e kanë bërë të doktrinuarit, pizevengët, ata pa ideale. Çuditërisht, ai është mbuluar me heshtje, dhe kjo prej qytetit, ku është rritur vetë: “Ose i kanë ra brekaçat”, si thoshte vetë ai.
Dua të them se për mua mbetet simboli i Shkodrës. Këtë e ndjeva kur të gjithë përkthyesit e shqipes që erdhën në “Fshatin e Paqes” në Shkodër, kërkonin të gjithë të shkonin në shtëpinë e Migjenit. Por shtëpi nuk ka, varri është i prishur. Kështu u bë dhe me Fishtën dikur. Kjo heshtje nuk ka kuptim. Unë marr dhe shëmbullin e një reviste ARS-in. Si ka mundësi që nuk ka një rrjesht për të?
Edhe strukturat që përzgjedhin për “Penën e Artë”, duhet ta kishin në vëmëndje. Për mua s’është Ministria, që e kundërshton, por është pjesa e shpërfilljes që kanë dhe që është vetëm për shkaqe jo letrare. Ai atakon klerin dhe ai është anklerikan i bindur pavarësisht se ka studjuar në seminar. Ndërsa në Shqipëri sot është ndjellur me kisha dhe xhami të gjitha llojeve. Ai është aktual më shumë se kurrë dhe letërsia duhet që të ulë kokën, përballë mprehtësisë dhe angazhimit të Migjenit. Përfundimisht, ai ka qenë i studjuar, por tashmë ka mbetur në heshtje”.
 
ENISS

Primus registratum
Re: Apel (Migjeni)

Jeni te ftuar te diskutoni e te bashkangjisni argumentet tuaja mbi vleresimin e Migjenit nga populli shkodran dhe institucionet perkatese... Duhet nderuar Migjeni?
 
emiljo

Primus registratum
Re: Apel (Migjeni)

Migjeni eshte nje nga shkrimtaret qe kane ditur te shprehin me nje bukuri te rralle e me ndjenja delikate e kuptimplote plaget e renda te njerezve, por edhe bukurin e shpirtit rinor, zjarrin e optimizmin e botes se tij rinore.
Fatkeqesisht nuk eshte vetem figura e Migjenit qe nuk vleresohet nga njerezit qe e kane per detyre Marketingun(ne kuptimin e mire te fjales)ose me mire vleresimin e promovimin e figurave te shquara te popullit tim. Mendoj se ajo qe kushtezon nje gje te tille eshte indiferentizmi ndaj shume figurave. Kjo verehet p.sh.se para bustit te Migjenit ne Shkoder, prane Teatrit, gjendet nje mal me gure prej kioskave te prishura. Duhet shume pak pune per tí hequr e per te vendosur pak bare e lule rrotull bustit. Nuk ka te beje kjo as me pikepamjet fetare, as me mendimet filozofike te shume shkrimtareve e mendimtareve qe shkruajne pro apo kunder Migjenit. Ideologjia qe perqafonte Migjeni pak me intereson...mund te ishte komunist, fashist, ballist, nacionalist. Per mua ka vlere ajo qe shprehte shpirti i tij, e verteta dhe pasqyrimi real i asaj qe shumekush mund ta perjetoje edhe sot njesoj si atehere. "Luli i vocerr" eshte realitet ne Shqiperi.
 
emiljo

Primus registratum
Re: Apel (Migjeni)

Sa aktuale jane fjalet e Migjenit ne keto dite zie per Shkodren e krejt shqiptaret. Sa shume i eshte drejtuar mjerimit dikur Migjeni. Ndoshta s´ishte "Kanali i vdekjes" i deshiruemi i shqiptareve, nuk kishte gomone atehere, por prape mjerimi sot asht sikurse mjerimi i Migjenit dikur. Nuk kam cfare te shtoj tjeter, vecse i mjeruar ne shpirt e i rrenqethun ne trup lexoj i trishtuar vertetesine e madhe te fjaleve te nje poeti te madh...

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
që t'shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tan jetën e vet derisa të vdesin.

Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
t'cilt n'mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' n'shplakë.

Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
n'ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.
 
genci

Primus registratum
"Vepra e Migjenit"- Kritike

"Vepra e Migjenit"- Kritike
2005-12-07

E Merkure, 23 Nentor 2005

Ndermarja Shteterore e Botimeve keto dite botoi librin: "Migjeni-Vepra", mbledhe e shpjegue nga Gjovalin Luka; tirazhi 4000 cope, shtypur ne Stabilimentin "Mihal Duri", Tirane. Ka nje fotografi te poetit, nje shenim te shkurter mbi permbajtjen dhe nje koment ne fund te faqes per cdo cope letrare.

Ne fakt ky vellim pushton lenden qe Skender Luarasi ja pat dorezuar per botim Komitetit Drejtonjes te Lidhjes se Shkrimtareve ne Gusht 1948 qe te botohej me rastin e 10-vjetorit te vdekjes se Migjenit:

1) Vargjet e Lira, te plotesuara me kenget e censuruara me 1944

2) Novelat e shkurtra, te mbledhura prej Skender Luarasit nga revistat e ndryshme dhe te botuara ne "Literatura Jone" ne Gusht 1948 dhe

3) Refreni i Qytetit te Veriut, tete novela (nga te cilat dy te pa mbaruara). (Keto dy copeza u bashkuan ne nje ndaj flitet vende- vende nga S.Luarasi here per shtate novela te zbuluara dhe here tete. Shen. i P.L) te pa botuara gjer dje, dhe qe i ruan ne doreshkrim familja e poetit.

Gjovalin Luka nuk i ka dalluar novelat e shkurtra prej novelave "Refreni i Qytetit te Veriut", por i ka perzier dhe u ka vene nentitullin "Skica dhe tregime".

Qe ne krye del pyetja: A kemi te drejte t'a botojme te ndryshuar nje veper posthume?

Disa jane te mendjes se po. "Migjeni", thone ata, "si i ri qe qe, nuk qe dhe aq i arrire ne gjuhen e tij te pasur". E pra, te metat e vogla qe ka duhen ndrequr. Kete pikepamje, si duket, Gjovalin Luka e ka pranuar dhe eshte perpjekur ta zbatonje ne vepren e Migjenit. Dhe keshtu ngjet qe ne Novelat qe dalin sot ne drite per te paren here, neper 32 faqe (f.128-160), hasim jo me pak se 500 ndryshime prej origjinalit, te cilet do te kerkonin 15 faqe te tjera per t'i vene ne "Ndreqje gabimesh". Po te cfare natyre jane keto ndryshime?

Me ndihmen e doreshkrimit te Migjenit , ato me kryesoret po i kthejme ne formen origjinale te tyre:

..."Studenti ne shtepi", novela e renditur e para ne doreshkrimin e Migjenit, eshte xhalavitur me keq nga te gjitha. Ne 11 faqe permbi 200 gabime. Nuk eshte pune pikesimesh, ndonse edhe pikesimet kane edhe ata vendin e tyre dhe lozin nje rol te rendesishem ne shprehjen e naltesuar te nje poeti....

Porse ne kete novele ajo qe ja heq te gjithe forcen kuptimit te saj eshte ndryshimi qe ka pesuar fjalia urdherore fare e fundit: Hiqi bregashet (Hiqe masken). Me sentencen e fundit poeti nuk denon shoqerine feudale e borgjeze vetem per hipokrizine e saj: poeti e padit per dicka natyrale, qe as nuk varet prej vullnetit te mire ose te keq te klases, e padit pazotesine e saj t'i jape njerezimit gjekafshe te dobishme per te ardhmen, se i kane shterur aftesite pjellore, e padit per shterpesine e saj; dhe qe t'ia njohe bota kete impotence, megjithese e ofendon rende feudalizmin dhe borgjezine shkodrane, i thote: "Hiqi bregashet".

"Te celen arkapijat", e dyta novele ne doreshkrimin e Migjenit, ka vetem tre omisione fjalesh dhe me pak gabime se cilado nga te tjerat e botuara. Ne faqe 152: dhe prandvera qe aqe pritej, erdhi dhe po kalon si nje udhtare (ushtar) pa randesi.

"Historia e njenes nga ato", e treta ne origjinal ka dy omisione fjalesh: njera pas fjalise: Sa te bukur i ke syte...i fliste djaloshi. f.158: Ajo heshtte ...sa te bukur e ke kete (mungojne)dhe tjetra ne po kete faqe pas fjalise: Praj, more vagabond... Nje kapardisje n'intimitet...po e cila fjali mund te jete lene jashte per natyralizmin e fjalise se ne literaturen tone s'e kemi kaperxyer akoma kufine e realizmit ndoshta...

Ne faqen .158: si nje koprac, ajo grumbuloi (qe grumbullon); f.159: me nje za ne mes te vajit e te shamjes (te vajit dhe fshamjes)

Ja disa trajta te Migjenit qe jane ndryshuar: nuk ju a (ndryshuar ne: ua, per personin e dyte shumes) qet hesapi;

Nje (nji), shprese (shpnese), do (do te, kam me), yne (i yne,i jone), nete (net), dite (dit), msheftaz (msheftas), sillte (sjellte), ne gryke (ndryke), dritore (dritare), mori (muer), mezi (memzi), shum (shume-si ndajfolje), munda (mujta), shoket e mij (shoket e mije), pergatitur (pregatitur), te socme (te sotshme), do te dojne (do te done), as i bje ne sy (as s'i bje ne sy), dilshin(i delshin)... gjithe keto trajta e shume te tjera te perdorura drejt prej Migjenit qe jane ndryshuar pa ndonje kriter dhe jane 'perdhunuar'' ne botimin e tashem, deshmojne se Migjeni me 1935 ka patur kuptim me te drejte per gjuhen shqipe se shume shkrimtare shqiptare me 1954, megjithese Migjeni i beri mesimet ne shkolle te huaj, larg atdheut, nder te huaj dhe pa asnje rast te merrej me letersine gjer me 1933.

Prej ketyre krahasimeve me duket del e qarte se nuk eshte e vertete qe "Migjeni, si i ri qe qe, nuk qe dhe kaq i arrire ne gjuhen e tij te pasur". Jo vetem ne mendimin, por edhe ne formen me te cilen e vesh mendimin, Migjeni eshte me i perparuari nga te gjithe shkrimtaret shkodrane

bashkekohas, me tendencen e tij centripetale ne lemen e gjuhes shqipe. Natyrisht ka pasur edhe Migjeni anen e gabuar ne gjuhe, sidomos ne perdorimin e solicizmave; per shembull:

i ati kishte fituar do rudha ne ball; pa fare turpit, tri vjet,

i ati te presin ndihmen e te birit, Ageja e shikojte; sikur ndollet ndokush n'agoni te vdekjes; caste radha.

Porse keto gabime i kuptojme lehte kur mendojme se Novelat ne fjale poeti vetem se i kishte hedhur ne koncept.Kur shkoi ne Itali i mori me vete qe me nge t'i rishikonte e t'i ndreqte. Se autori vete e ka kete te drejte, te drejten t'i rishqyrtoje doreshkrimet e tij, po ne nuk kemi asnje te drejte t'ja botojme te ndryshuara. Ne duhet t'a ruajme e t'a nderojme trashegimin e tij pa rezerve qe ashtu edhe te mundim te gjurmojme zhvillimin e Migjenit ne gjithe fazat e ndryshme si shkrimtar e si mendimtar.

Pas ketij shqyrtimi te shpejte te "Novelave...", te cilat Migjeni i pati shenuar me daten "ne Shkoder 31-I-1936" dhe ne botimin e te cilave pasqyrohet pakujdesia e redaktorit per t'i paraqitur publikut nje botim te pershtatshem te poetit tone te adhuruar, dua te shenoj edhe nja dy mungesa te pergjithshme ne kete "Veper". Pervec nje botimi estetikisht te larte, te mbeshtetur ne nje perpikmeri shkencore dhe ne nje ndarje metodike te materialit, lexonjesit shqiptare prisnin edhe dicka tjeter ne kete botim: nje tirazh me te madh, ndonje fotografi te re te poetit djalosh, nje hyrje dhe nje skice biografike te tij. Se paku t'ishin shenuar ne rreze te fotografise datat kardinale te poetit.

Zoti Gjovalin Luka, qe mori persiper te redaktonte materialin e mbledhur nga tjeterkush dhe nuk pati miresine te shenonje asnje fije mirenjohjeje per mundimin e te tjereve, e ka pasur per detyre te superonte cdo pune te bere gjer me tani mbi "Vepren" e Migjenit. Gjovalin Luka i ka pasur te gjitha mundesite ta plotesonte kete detyre: ka pasur gjithe materialin e poetit te ruajtur ne biblioteken dhe ne arkivin e Institutit te Shkencave;

gjithe ato recensione e kritika e referate e biseda e konferenca qe jane botuar per kujtimin e poetit; ka pasur ne dispozicion te tij anthologjite, doreshkrimet, librarine, korespondencen, fotografite e doreshkrimet e Migjenit te ekspozuara ne rastin e datave perkujtimore te poetit.

Por c'u be, u be. Dhe me mire qe tirazhi eshte i unjt: 4000 ekzemplare te "Vepres" do te cduken ne kater jave e siper. Dhe atehere do te ndjehet nevoja per nje edicion te ri te poetit, te plote, te drejte, te denje per Migjenin; ky edicion i pergatitur me kujdesin me te madh duhet te pushtonje nje Hyrje, Biografine e Migjenit, korespondencen e tij, ndonje fac-simile dhe gjithe ato copra doreshkrimi qe shpetuan nga humbja dhe nuk jane vene ne shtyp gjer tani. Vepra e Migjenit e "kengetarit me gjakun kryengrites" qe na la per trashegim "Vargje te Lira", duhet te zere nje vend te merituar ne historine e perpjekjeve te popullit shqiptar per liri, kulture e begati.

Skender Luarasi
 
Guest
Re: "Vepra e Migjenit"- Kritike

Saturday, 16 December 2006

I kam lexuar me vemëndje shkrimet rreth kritikës së familjes Luarasi se gjoja Vepra e Migjenit është e përvetësuar nga i nderuari Gjovalin LUKA dhe se mundi dhe vepra e Luarasëve është injoruar padrejtësishtë.

Nga sa kam lexuar nëpër faqe internetesh, dhe nga sa jam në dijeni të vetë shkrimeve dhe artikujve Luarasianë arrij në konkluzion se akuzat janë totalishtë të pabazuara dhe me tendencë për një afirmim të vetvehtes, se Luarasët janë dikushi në letersinë Shqiptare. A e dinë Luarasët se me stilin që ata kanë shkruar ndër vite dhe vazhdojn të shkruajn edhe sot gjenden me mijëra në Shqipëri që se kanë afirmuar vehten dhe vazhdojn të mos e afirmojn atë si shkrimtar edhe pse e meritojn të quhen të tillë?

Shtoj, se këto ktitika Luarasësh mbartin në vetvehte gabime thelbësore në brendinë e shkrimeve, në të kuptuarit e tyre, në artin e të shkruarit dhe në atë të shprehjeve të mendimeve të tyre në sensin e ndodhisë së ngjarjeve.

Si një lexues i thjeshtë (pa tendenca politike, ideje, feje apo hakmarrjeje) unë nuk shoh ndonjë stil të lartë letrar në argumentimin “si e vodhi Gjovalin LUKA veprën e Migjenit” të përdorur në temën e shtjelluar, apo ndonjë madhështi të Luarasit babë apo gjysh për shkrimet e tyre në përgjithësi. Siç pretendohet se e zotrojn artin e të shkruarit me perfeksion e me brezëri do të thotë se edhe i zotrojn ato (gabimet) po me perfeksion.
Megjithëketë, them se dikush dhe e pëlqen atë stil shkrimi të tyre… që unë se pëlqej. Kjo, nuk do të thotë se Luarasët nuk kanë fare vlerë. Jo, të jemi realist: të paktën ata janë përpjekur të kontribojn në letërsinë Shqipe, sepse dikush edhe se ka vënë ujët në zjarr.

Sidoqoftë, mendoj se kritika ndaj Gjovalin LUKA është aktualishtë shumë e dobtë në të kuptuar, me plotë gabime arsyetimesh, pa interesa të mëdha në opinionin publik dhe me tone fryerje burijash në përsëritje e ripërsëritje temash e melodishë që u ka kaluar koha.

ALS – Melbourne, Australia.
 
bebi

Primus registratum
Re: "Vepra e Migjenit"- Kritike

E dum Migjenin me gabime !

-----------------
megan_bell.gif
 
M

migjeni

Guest
Re: Apel (Migjeni)

Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe
Nga Ismail Kadare*
…Kudo në veprën e tij ndihet ndalimi i parakohshëm, ndërprerja. Ai vetë mund të mendohet si i tillë: i ndërprerë. Por, ndërgjegja e tij nuk ngjan e zakonshme, përderisa ajo është ndërprerja e një uragani.
Frymëmarrja, ritmi, pulsi i shkrimtarëve të tillë si Migjeni është i veçantë. Dhe kjo është e kuptueshme. Ne njohim vetëm një lloj ritmi, atë të jetës njerëzore, që vazhdon rreth 70 vjet, por nuk jemi në gjëndje të parashikojmë, sesi do të ishin shumë gjëra në botë, duke përfshirë këtu edhe artin, sikur jeta mesatare e njeriut, të ishte më e madhe p.sh. rreth 300 vjet, ose më e vogël, p.sh rreth 10 vjet.
Shkrimtarët që dinë ose, së paku, e ndjejnë se do të vdesin para kohe, kanë një ngutje të tyren. Megjithatë, duhet thënë se duke qenë nën trysninë e një ritmi të përgjithshëm, ata pengohen në ecjen e tyre, në po atë mënyrë, që pengohet prej turmës, njeriu që shpejton më shumë se ç’duhet në një stacion pasagjerësh. Kjo duhet të jetë edhe vuajtja më e madhe e këtyre të përkohshmëve.
Ç’do të shkruante më pas? Ç’la pa bërë? Në ç’lartësi do të ngjitej? Këto pyetje, ndonëse të mbetura pa përgjigje, e në thelb janë të panevojshme, përsëriten, ashtu si shumë pyetje të tjera për njerëzit e mëdhenj, që brezat e rinj dëshirojnë t’i kenë midis tyre.
Por, për shkrimtarin e vdekur para kohe, këto pyetje përsëriten sidomos gjatë asaj periudhe, brenda së cilës, ai mund të ishte ende gjallë. Kjo është një periudhë e veçantë, kur ai që mungon hijerëndë dhe sundues, siç janë shpesh munguesit (personazhet e para të epikës botërore), shkaktuan trazim, prishje drejtpeshimi, mëdyshje dhe madje ankth. Por, përvjetorët kalojnë njëri pas tjetrit, kalon dyzetvjetori i lindjes, pesëdhjetëvjetori e kështu me rradhë dhe trazimi nis e zbehet në po atë masë, që mundësia e qënies ende gjallë të shkrimtarit nis e zvogëlohet. Së fundi, vjen nëntëdhjetëvjetori e pastaj njëqindvjetori i tij dhe ideja se tani do të ishte me siguri nën tokë, sjell te brezat njerëzore po atë qetësi, që shkakton te familjarët pas dy-tri ditësh cfilitëse ceremonie mortore, i vdekuri, që më në fund kallet në dhe.
Kjo është edhe koha kur letërsia e re shqiptare ndodhej nën bezdinë e skematizmit sovjetik, Migjeni do të ishte 39 vjeç. Më 1960, kur ajo me një kërcim tigri (apo ndoshta kaprolli), nisi të shkëputet nga ajo skemë, ai do të ishte 49 vjeç. Dhe më 1989, në kohën kur përfundoheshin këto shënime, ai do të ishte në moshën 78 vjeç.
Siç shihet, koha e qetësisë, ende nuk ka mbërritur për të, çka ndoshta ndihet në këto fletë.
***
“Mirë se erdhe, vëlla!”.Me këto fjalë Dhimitër Pasko, përshëndeti në “Revistën letrare”, në mars të vitit 1944, daljen e librit të parë të Migjenit “Vargjet e lira”. Por, Migjeni ndërkaq kishte gjashtë vjet, që kishte vdekur. Kështu që formula e saktë e mirëseardhjes në këtë rast do të ishte “mirë se erdhe vëlla i vdekur!”.
Por, fjalët “vëlla i vdekur” për ballkanasit, e veçanërisht për shqiptarët, janë më shumë se kuptimi i tyre i drejtpërdrejtë. “Vëlla i vdekur” është personazi kryesor i një prej baladave të tyre më të vjetra e më tronditëse, njeriu që u ngrit nga varri për të përmbushur një premtim, që s’kishte mundur ta kryente sa qe gjallë. Ndaj në poetikën ballkanase, e veçanërisht atë shqiptare, fjala e këtij personazhi të zbehtë e të pluhurosur nga balta, e këtij transcendanti, që ka bërë rrugën e praptë, të panatyrshme nga vdekja në jetë, ka një peshë e ogur të veçantë.
Unë djepi juej e ndoshta vorri juej, kishte shkruar vite më parë Migjeni për veprat e tij.
Ai e kishte shpërthyer më në fund varrin dhe po vinte t’i sillte letërsisë shqipe kumtin e tij të veçantë, me të gjitha vulat dhe peshën që i jepte rikthimi nga terri.

*Marrë nga libri me të njëjtin titull
 
A

agnirt krasniqi

Guest
"Vepra e Migjenit"- Kritike

"Vepra e Migjenit"- Kritike
2005-12-07

E Merkure, 23 Nentor 2005

Ndermarja Shteterore e Botimeve keto dite botoi librin: "Migjeni-Vepra", mbledhe e shpjegue nga Gjovalin Luka; tirazhi 4000 cope, shtypur ne Stabilimentin "Mihal Duri", Tirane. Ka nje fotografi te poetit, nje shenim te shkurter mbi permbajtjen dhe nje koment ne fund te faqes per cdo cope letrare.

Ne fakt ky vellim pushton lenden qe Skender Luarasi ja pat dorezuar per botim Komitetit Drejtonjes te Lidhjes se Shkrimtareve ne Gusht 1948 qe te botohej me rastin e 10-vjetorit te vdekjes se Migjenit:

1) Vargjet e Lira, te plotesuara me kenget e censuruara me 1944

2) Novelat e shkurtra, te mbledhura prej Skender Luarasit nga revistat e ndryshme dhe te botuara ne "Literatura Jone" ne Gusht 1948 dhe

3) Refreni i Qytetit te Veriut, tete novela (nga te cilat dy te pa mbaruara). (Keto dy copeza u bashkuan ne nje ndaj flitet vende- vende nga S.Luarasi here per shtate novela te zbuluara dhe here tete. Shen. i P.L) te pa botuara gjer dje, dhe qe i ruan ne doreshkrim familja e poetit.

Gjovalin Luka nuk i ka dalluar novelat e shkurtra prej novelave "Refreni i Qytetit te Veriut", por i ka perzier dhe u ka vene nentitullin "Skica dhe tregime".

Qe ne krye del pyetja: A kemi te drejte t'a botojme te ndryshuar nje veper posthume?

Disa jane te mendjes se po. "Migjeni", thone ata, "si i ri qe qe, nuk qe dhe aq i arrire ne gjuhen e tij te pasur". E pra, te metat e vogla qe ka duhen ndrequr. Kete pikepamje, si duket, Gjovalin Luka e ka pranuar dhe eshte perpjekur ta zbatonje ne vepren e Migjenit. Dhe keshtu ngjet qe ne Novelat qe dalin sot ne drite per te paren here, neper 32 faqe (f.128-160), hasim jo me pak se 500 ndryshime prej origjinalit, te cilet do te kerkonin 15 faqe te tjera per t'i vene ne "Ndreqje gabimesh". Po te cfare natyre jane keto ndryshime?

Me ndihmen e doreshkrimit te Migjenit , ato me kryesoret po i kthejme ne formen origjinale te tyre:

..."Studenti ne shtepi", novela e renditur e para ne doreshkrimin e Migjenit, eshte xhalavitur me keq nga te gjitha. Ne 11 faqe permbi 200 gabime. Nuk eshte pune pikesimesh, ndonse edhe pikesimet kane edhe ata vendin e tyre dhe lozin nje rol te rendesishem ne shprehjen e naltesuar te nje poeti....

Porse ne kete novele ajo qe ja heq te gjithe forcen kuptimit te saj eshte ndryshimi qe ka pesuar fjalia urdherore fare e fundit: Hiqi bregashet (Hiqe masken). Me sentencen e fundit poeti nuk denon shoqerine feudale e borgjeze vetem per hipokrizine e saj: poeti e padit per dicka natyrale, qe as nuk varet prej vullnetit te mire ose te keq te klases, e padit pazotesine e saj t'i jape njerezimit gjekafshe te dobishme per te ardhmen, se i kane shterur aftesite pjellore, e padit per shterpesine e saj; dhe qe t'ia njohe bota kete impotence, megjithese e ofendon rende feudalizmin dhe borgjezine shkodrane, i thote: "Hiqi bregashet".

"Te celen arkapijat", e dyta novele ne doreshkrimin e Migjenit, ka vetem tre omisione fjalesh dhe me pak gabime se cilado nga te tjerat e botuara. Ne faqe 152: dhe prandvera qe aqe pritej, erdhi dhe po kalon si nje udhtare (ushtar) pa randesi.

"Historia e njenes nga ato", e treta ne origjinal ka dy omisione fjalesh: njera pas fjalise: Sa te bukur i ke syte...i fliste djaloshi. f.158: Ajo heshtte ...sa te bukur e ke kete (mungojne)dhe tjetra ne po kete faqe pas fjalise: Praj, more vagabond... Nje kapardisje n'intimitet...po e cila fjali mund te jete lene jashte per natyralizmin e fjalise se ne literaturen tone s'e kemi kaperxyer akoma kufine e realizmit ndoshta...

Ne faqen .158: si nje koprac, ajo grumbuloi (qe grumbullon); f.159: me nje za ne mes te vajit e te shamjes (te vajit dhe fshamjes)

Ja disa trajta te Migjenit qe jane ndryshuar: nuk ju a (ndryshuar ne: ua, per personin e dyte shumes) qet hesapi;

Nje (nji), shprese (shpnese), do (do te, kam me), yne (i yne,i jone), nete (net), dite (dit), msheftaz (msheftas), sillte (sjellte), ne gryke (ndryke), dritore (dritare), mori (muer), mezi (memzi), shum (shume-si ndajfolje), munda (mujta), shoket e mij (shoket e mije), pergatitur (pregatitur), te socme (te sotshme), do te dojne (do te done), as i bje ne sy (as s'i bje ne sy), dilshin(i delshin)... gjithe keto trajta e shume te tjera te perdorura drejt prej Migjenit qe jane ndryshuar pa ndonje kriter dhe jane 'perdhunuar'' ne botimin e tashem, deshmojne se Migjeni me 1935 ka patur kuptim me te drejte per gjuhen shqipe se shume shkrimtare shqiptare me 1954, megjithese Migjeni i beri mesimet ne shkolle te huaj, larg atdheut, nder te huaj dhe pa asnje rast te merrej me letersine gjer me 1933.

Prej ketyre krahasimeve me duket del e qarte se nuk eshte e vertete qe "Migjeni, si i ri qe qe, nuk qe dhe kaq i arrire ne gjuhen e tij te pasur". Jo vetem ne mendimin, por edhe ne formen me te cilen e vesh mendimin, Migjeni eshte me i perparuari nga te gjithe shkrimtaret shkodrane

bashkekohas, me tendencen e tij centripetale ne lemen e gjuhes shqipe. Natyrisht ka pasur edhe Migjeni anen e gabuar ne gjuhe, sidomos ne perdorimin e solicizmave; per shembull:

i ati kishte fituar do rudha ne ball; pa fare turpit, tri vjet,

i ati te presin ndihmen e te birit, Ageja e shikojte; sikur ndollet ndokush n'agoni te vdekjes; caste radha.

Porse keto gabime i kuptojme lehte kur mendojme se Novelat ne fjale poeti vetem se i kishte hedhur ne koncept.Kur shkoi ne Itali i mori me vete qe me nge t'i rishikonte e t'i ndreqte. Se autori vete e ka kete te drejte, te drejten t'i rishqyrtoje doreshkrimet e tij, po ne nuk kemi asnje te drejte t'ja botojme te ndryshuara. Ne duhet t'a ruajme e t'a nderojme trashegimin e tij pa rezerve qe ashtu edhe te mundim te gjurmojme zhvillimin e Migjenit ne gjithe fazat e ndryshme si shkrimtar e si mendimtar.

Pas ketij shqyrtimi te shpejte te "Novelave...", te cilat Migjeni i pati shenuar me daten "ne Shkoder 31-I-1936" dhe ne botimin e te cilave pasqyrohet pakujdesia e redaktorit per t'i paraqitur publikut nje botim te pershtatshem te poetit tone te adhuruar, dua te shenoj edhe nja dy mungesa te pergjithshme ne kete "Veper". Pervec nje botimi estetikisht te larte, te mbeshtetur ne nje perpikmeri shkencore dhe ne nje ndarje metodike te materialit, lexonjesit shqiptare prisnin edhe dicka tjeter ne kete botim: nje tirazh me te madh, ndonje fotografi te re te poetit djalosh, nje hyrje dhe nje skice biografike te tij. Se paku t'ishin shenuar ne rreze te fotografise datat kardinale te poetit.

Zoti Gjovalin Luka, qe mori persiper te redaktonte materialin e mbledhur nga tjeterkush dhe nuk pati miresine te shenonje asnje fije mirenjohjeje per mundimin e te tjereve, e ka pasur per detyre te superonte cdo pune te bere gjer me tani mbi "Vepren" e Migjenit. Gjovalin Luka i ka pasur te gjitha mundesite ta plotesonte kete detyre: ka pasur gjithe materialin e poetit te ruajtur ne biblioteken dhe ne arkivin e Institutit te Shkencave;

gjithe ato recensione e kritika e referate e biseda e konferenca qe jane botuar per kujtimin e poetit; ka pasur ne dispozicion te tij anthologjite, doreshkrimet, librarine, korespondencen, fotografite e doreshkrimet e Migjenit te ekspozuara ne rastin e datave perkujtimore te poetit.

Por c'u be, u be. Dhe me mire qe tirazhi eshte i unjt: 4000 ekzemplare te "Vepres" do te cduken ne kater jave e siper. Dhe atehere do te ndjehet nevoja per nje edicion te ri te poetit, te plote, te drejte, te denje per Migjenin; ky edicion i pergatitur me kujdesin me te madh duhet te pushtonje nje Hyrje, Biografine e Migjenit, korespondencen e tij, ndonje fac-simile dhe gjithe ato copra doreshkrimi qe shpetuan nga humbja dhe nuk jane vene ne shtyp gjer tani. Vepra e Migjenit e "kengetarit me gjakun kryengrites" qe na la per trashegim "Vargje te Lira", duhet te zere nje vend te merituar ne historine e perpjekjeve te popullit shqiptar per liri, kulture e begati.

Skender Luarasi
 
M

monikal

Guest
Te nderuar shqiptarè ,
J u vemè në dijeni se redaksia e gazetës ’Albania’’, datë 22.04.2010,.f.22, e ballafaquar me fakte, i ka kërkuar ndjesë familjes Luarasi, për shpifjet e trillimet e Agron Lukës ndaj Skënder Luarasit nè shkrimet e botuara nè faqet e saj.
Në gazetën Albania shkruhet: Në datat 15 e 16 prill 2010 janë botuar artikujt e zotit Agron Luka, me tituj redaktorialë ‚’Anonimi misterioz që censuroi Migjenin dhe loja e Enver Hoxhës’’ ku thuhet: "Sipas përkufizimeve e pikëpamjeve të Skënder Luarasit, më 1957, shkruhej se: “Migjeni...i shfrytëzoi modelet e ideologjisë dhe të stilit të Gorkit e Majakovskit” (f 11; f 33 etj); ishte “revolucionar internacionalist i vërtetë komunist” (f 33); “letërsia e tij ishte me përmbajtje të KONARE-s dhe tërësisht socialiste” (f 47); “Migjeni ishte një “kontribuues i pajtimit të grupeve komuniste (f 48) ”; “ishte përkrahës i vendosjes së një regjimi model stalinist edhe në Spanjë”; “Migjeni ishte një dëshmor i luftës nacional-çlirimtare dhe prandaj edhe Partia ia vendosi eshtrat pas kthimit nga Italia në Varrezat e Dëshmorëve”, duke e nderuar me “Urdhrin e Lirisë”, Klasit I, (f 32; f 44) etj. (Shih, S. Luarasi, “Migjeni, Vepra”, bot. 1957 e ribotim 1961, përgjithësisht , Hyrja, Jeta, Vepra, f 5-58.) "Ndërsa në artikullin redaktorial “Incesti i Migjenit me Bojkën dhe manipulimi me këtë histori”(Dosja e Migjenit në Muzeun Historik në Shkodër dhe roli i S.Luarasit) i botuar më datën 16 prill, zoti Agron Luka shkruan: ’’(Edhe Dh. Fullanit, pa asnjë lloj pendese, siç edhe mjaft të tjerëve, Skënder Luarasido ia rregullonte qejfin me një letër spiunimi, që pati si pasojë një internim me urdhër të protektorit, M. Shehu... Dhe ky personalitet, S. Luarasi na quhet e na mbahet si “Disident i Vjetër”, si “Nderi i Kombit”, akorduar me Dekretin, Nr. 1467 nga Sali Berisha... i cili për vete ishte i katapultuar direkt nga Ramiz Alia...)’’
Sipas verifikimit të redaksisë, u konstatua se citimet e mësipërme , të marra nga autori i shkrimit, nuk ekzistojnë në librin ‘’Migjeni’’, Veprat, botim i vitit 1957 dhe botim i vitit 1961, të përgatitura nga Skënder Luarasi. Pra konstatojmë se kemi të bëjmë me një falsifikim nga e cila redaksia e gazetës Albania distancohet. Gjithashtu, edhe citimi në lidhje me zotin Dh.Fullani është i pavërtetë. Ndjejmë keqardhje që nuk kemi bërë verifikimet përkatëse tek personat e prekur në këtë shkrim, duke i kërkuar ndjesë familjes Luarasi.’’
Po ju pjesemarres ne forum si e mendoni rrugën që duhet ndjekur ndaj shpifësit Agron Luka, gjyq civil e penal apo mjafton thjesht një diskreditim publik?
 
Top