Antonio Banderas ne nje film si shqiptar

besnik

Forumium praecox
Antonio Banderas ne nje film si shqiptar

Aktori hollivudian do te shfaqet ne nje film te ri ne rolin e nje hajduti shqiptar. Filmi "My mom's new boyfriend" pritet te nxije edhe me tej imazhin e shqiptareve qe po sherbejne perhere e me teper si personazhe negative

Filmi më i ri i Antonio Banderas dhe Meg Ryan titullohet “My Mom's New Boyfriend”, në të cilin Antonio Banderas ka rolin e një shqiptari. Është një komedi, ku midis protagonistëve të tjerë interpretojnë dhe Selma Blair e Colin Hanks (djali i Tom Hanks). Sipas njoftimeve qe shperndahen nga sajte te ndryshme ne internet në këtë film tregohet për një hajdut veprash arti që interpretohet prej Banderas dhe personazhi ka origjinë shqiptare.

Meg Ryan është e dashura e shqiptarit në film, e cila mendohet se bashkëpunon me të në këtë vjedhje, ndaj FBI-ja vendos për të investiguar këtë çift. Në film çifti viziton një restorant shqiptar, ku kishte flamuj shqiptarë kudo, raki e shumë elemente të tjerë tradicionalë shqiptarë. “I dashuri i ri i mamit” ende nuk ka dalë në kinema (vetëm në Spanjë më 30 prill), por flitet se do të shfaqet në ekranin e gjerë këtë verë. Kjo nuk është hera e parë që regjisorët e filmave në botë, për të prezantuar subjektet apo rolet e tyre negative, zgjedhin personazhe me origjinë shqiptare. Ne nje nga serite e fundit te "James Bond" flitej perseri per nje personazh negativ nga Shqiperia. Urime Shqiperi! Teksa qeveria po shpenzon miliona per spote televizive ne CNN apo Euronews me ane te te cilave te nxise nje imazh me pozitiv per vendin, ne Hollivud tashme jemi damkosur si kombi i preferuar per prodhimin e hajduteve, krimineleve, vrasesve me pagese dhe mashtruesve.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Antonio Banderas ne nje film si shqiptar

Cfare duhet te bejne italianet per filmat ku ka ndonje mafioz italian? Po japonezet ne filmat ku shfaqet Jakuza japoneze?
Filmi eshte nje komedi permendej ne kete shkrim. Dhe shqiptari i paraqitur nuk eshte ndonje xhepist dylekshash por eshte nje dicka e ngjashme me Thomas Crown (Pierce Brosnan tek "The Thomas Crown Affair"). Une per vete do e shoh me shume deshire kete film dhe madje do bej edhe tifozllek per Banderasin.

Gjysmen e dyte te shkrimit me siper nuk e lexova me dashje sepse nuk me pelqen te di ecurine e nje filmi qe s'e kam pare ende dhe kam deshire ta shoh. Me heq kenaqesine e ndjekjes se filmit. Nese me jep leje, do te doja ta hiqja pjesen qe pershkruan ngjarjet e filmit ne kete shkrim.
 

GJYSHI

Gjyshi
Re: Antonio Banderas ne nje film si shqiptar

Une bashkohem me mendimin e Guraxit
Te jesh i rendesishem ose te biesh ne sy duhet te jesh gjithmone ose i pari ose i funditi dyti dhe i parafundit nuk i ve re njeri
Ne kete rast te jesh ose i mire ose i keq,te mire nuk behen dot shqiptaret keshtuqe me mire te keqinj dhe na njef bota te pakten e kemi ne ADN kriminalitetin (ketu po flas jo per shumicen mos u eksitoni )/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

antip

Primus registratum
Re: Antonio Banderas ne nje film si shqiptar

N'fakt gjithmon Banderasi mu ka pas duk si ata lacat shqiptare qe nuk lajn floket asiher edhe veshin xhupa lekure alla vitet '80. Hollivudi ka zgjedh me men! /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/thumbsup.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 
Top